Mendime
Mesazhi i Erion Veliajt me rastin e 2-mujorit të burgosjes - Bejko: Bëhu bashkëpunëtor, gruaja të ka vënë breçkat në sy
E enjte, 10.04.2025, 03:22 PM
Të
dashur miq,
Sot
mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq - larg familjes, gruas, djalit të vogël
dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës
sime.
Doja
vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe
dy nënave tona - 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që
u jeni gjendur pranë!
Jam
ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem
korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo
ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri.
Ndaj,
meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur
familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”!
Nuk
do t’ua harroj kurrë!
Bekime
dhe mall për ju të gjithë.
EV''
____________
Sadik
Bejko:
Erion
Veliaj... Vër mend dhe dëgjo. Pranoje veten aty ku je. Pranoje se je i
burgosur. Pranoje se nuk je i pafajshëm. Nga kjo platformë (je i burgosur je i
fajshëm) ndërto taktikat se si t'ia dalësh me sa më pak dhëmbje. Je një që do
dënohesh. Nuk do të shpëtosh nga prangosja. Për të gjitha këto bisedo me
avokatët e tu. Paguani mirë. Ata të mësojnë ç të bësh dhe si ta bësh. Ke humbur
Erion. Nuk kthehesh më në politikë. Je i mbaruar.
Më vjen keq që je aty ku je. Jam pa akuzë,
thua. Vërtet. Por opinioni i rrugës thotë... na thuaj more Erion, si, më çfarë
kjo gruaja jote vetëm për breçkat luksi harxhonte miliona... brekça luksi dhe një burrë si ti nuk e di. Qënka i pafajshëm i painformuar. Mjerë ti që
nuk e di se pas shpinës tënde hanë dardhë e
kumbulla, breçka, sutjena me sumbulla.
Ti
je burrë i ndershëm more Erion, por gjyshet e lashta pyesin: një grua nuk ble
breçka luksi për burrin, atëherë për kë i blinte breçkat e bukura gruaja jote?
Jo për ty, thonë gjyshet. Ty gruaja me kohë t'i kish vënë breçkat në sy. Ti nuk
e sheh seç bëhet nga ajo.
Kur
nuk sheh ç'të punon gruaja jote, si mun të dhohëdh ç'të bëjnë Rama e
bashkëpynëtorët 5D e të tjerë në Bashki.? ?
Të
gjithë ta kanë futur. Saimir Tahiri sot është me kancer. Që të mos jesh nesër
si ai, dili përpara së keqes. Bëhu
bashkëpunëtor i drejtësisë. Kjo që të them nuk të pëlqen. Pyet avokatët e tu.
Nëse të duan, ata duhet të t'i
shkurtojnë vuajtjet.
Kjo
botë punon për ty, nëse e paguan. Por kanceri hyn në trup e nuk del sado të
paguash.
Mëso
të vuash sa më pak.
Ti
e paguan "ushtrinë" e mbrojtësve të tu mediatikë me paratë e
incerenatorit që nuk ekziston? Ti po mshtron. Kështu nuk del nga burgu. Do
katandisesh si Sajmir Tahiri. ... është me kancer. Kujdes, mund të jesh dhe
ti.Bjeri shkurt: rrëfehu për shëndetin tënd fizik, për shëndetin tënd mendor
rrëfehu.
Burgu
është i pamëshirshëm. I thyen, i copëton
egot e superegot që synonin majat, pushtetet e larta.
Ti
humbe. Prano humbjen. Menaxho humbjen. Je një burgaxhi...
https://www.facebook.com/sadik.bejko.3