E merkure, 30.04.2025, 05:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Gani Pllana: Rinia rilind këngën

E enjte, 10.04.2025, 06:52 PM


Gani S. Pllana

RINIA RILIND KËNGËN

E tha edhe Migjeni me gojën plot, rini:

“Thueja kangës sate që të vlon në gji”

ju nxënës të dashur që nga klasë e parë

lavdi pesave me yll nga mësuesja në ditar

Edhe gjyshi im e thoshte përherë

ngrihu herët bir-puna është nder

rrezet e para të diellit le të bien në ballë

përqafo familjen mos jeto me mall

Kujdes begatitë falur në natyrë

shpirti s’meriton me u ndrydh’

Shumë sfida ka në botë

njeriu dhe puna kanë vlerë

rinia rilind këngën gëzimplotë

pasionin ndezur - koha s’duhet bjerrë

NJË LULËKUQE PËR TY

Edhe në beharin e rrallë

të dashurit gjejnë lule

dhuratë për mall

me lulet më të bukura

në livadhe e fusha

përkrenare e gjerdan në kraharor

për të dashurën-syshkruar

tipike për malësor

Lule me vesë

edhe në adoleshencë

jo fjalë pompoze

por vërtet besë

Dashuria e parë

ndezur si lulëkuqe

mall e zjarr

HAPËSIRA KOZMIKE

Në libra është shkruar

dhe kurorëzuar

që Varka e Noes

kur planeti ishte në kaos

përmbytur në ujë

zënë në kujë

kishte bërë bujë

Varka e Noes

enigmë e për tallaze

nuk di njeri

e lashtë kjo histori

E sot

në mileniumin e tretë

astronautët me anije kozmike

mëngjesin e hanë në Hënë

darkën në planetin Mars



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Atdhe Geci: Recital i çamit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx