| E enjte, 10.04.2025, 06:54 PM |
Duke marrë parasysh:
Ne, delegatët e Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e
Njeriut (ICHR - IGFM), pas diskutimeve të thelluara mbi situatën e
shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe duke u mbështetur në:
Kërkojmë:
1. Federalizmin e Maqedonisë së Veriut: Si mundësi
për të siguruar një zgjidhje të drejtë dhe të barabartë për të gjithë
qytetarët, bazuar në parimet e vetëvendosjes të garantuara nga aktet
ndërkombëtare.
2. Reforma të thella në sistemin gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit: Për të siguruar drejtësi për shqiptarët dhe për të parandaluar montimin e
rasteve të padrejta dhe diskriminimin në sistemin ligjor.
3. Mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe arsimor të shqiptarëve: Të krijohen mundësi të barabarta për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,
duke siguruar investime dhe mundësi zhvillimi për ta.
4. Pajtimi ndër-etnik dhe ruajtja e paqes: Angazhimi për
një Maqedoni të Veriut të bashkuar dhe paqësore, ku shqiptarët dhe etnitë e
tjera të mund të bashkëjetojnë në harmoni dhe të kenë mundësi të barabarta për
të zhvilluar kulturën dhe identitetin e tyre.
5. Mbështetje ndërkombëtare për të drejtat e shqiptarëve: Ne kërkojmë angazhimin dhe mbështetje nga organizata ndërkombëtare si
Kombe të Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe të drejtat ndërkombëtare të njeriut
për të siguruar implementimin e këtyre kërkesave dhe mbikëqyrjen e procesit të
reformave në Maqedoninë e Veriut.
Ne, nënshkruesit e kësaj rezolute, bëjmë thirrje për angazhim të menjëhershëm nga autoritetet e Maqedonisë
së Veriut dhe organizatat ndërkombëtare për të adresuar këto çështje dhe për të
siguruar një të ardhme të barabartë. Ky delegacion i Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (ICHR - IGFM)
për Maqedoninë e Veriut iu bën thirrje gjithashtu organeve të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës,
që të mos rrinë spektatorë në këtë situatë të rëndë që po kalon populli
shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ata ftohen që të angazhohen më fuqishëm dhe të
ndërmarrin hapa konkretë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, duke
përdorur çdo mjet diplomatik dhe ndërkombëtar për të siguruar që kërkesat për
barazi dhe drejtësi të realizohen. Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe e
dinjitetit të popullit shqiptar është një përgjegjësi e përbashkët dhe kërkohet
veprim i shpejtë dhe i koordinuar nga të gjitha institucionet e Shqipërisë dhe
Kosovës.rtë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë
së Veriut, pa dallime etnike, duke garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon.
Përfundimi i Rezolutës:
Kjo rezolutë është miratuar dhe mbështetur gjithashtu
nga Federata dhe Platforma Ndërkombëtare e Krijuesve, Intelektualëve,
Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare, e cila, si organizatë përfaqësuese e
diasporës shqiptare dhe e grupeve të ndryshme intelektuale dhe profesionale,
shpreh angazhimin e saj të fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve
në Maqedoninë e Veriut dhe për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe paqësore
për çështjet e barazisë dhe të drejtat e njeriut në këtë rajon.
Ne, të nënshkruarit, kërkojmë që
kjo rezolutë të marrë mbështetje nga të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe
aktorët globalë, në mënyrë që të sigurohet implementimi i këtyre kërkesave dhe
të kontribuohet në një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë
qytetarët e Maqedonisë së Veri
Nga Delegatët e Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e
Njeriut (ICHR - IGFM) per Maqedoninë e Veriut .
Për Publikun Luan
Asllan Dibrani