Mendime
Florim Zeqa: Toaletet në Kazermë, alarm për institucionet e shtetit!
E enjte, 10.04.2025, 06:55 PM
Toaletet në Kazermë, alarm për institucionet e shtetit!
Gjendja mjeruese në 30 objektet e
Kazermes "Adem Jashari" në Prishtinë në radhë të parë e paraqet
fytyren e shtetit, pastaj organogramin e keq të menaxhimit të Kazermes
namëmadhe "Adem Jashari" në Prishtinë.
Shkruan:
Florim Zeqa
Alarm për institucionet e shtetit
Publikimi
i pamjeve të toaleteve në lajmet qendrore të mbrëmjes që përkojnë me kohen e
ngrënies së darkës në familjet tona, përveqse lëshim mediatik, ishte pak më
tepër se kaq, ishte shqetësuese dhe irrituese, e gërditshme dhe e neveritshme
për qytetarët e Kosovës!
Mirëmbajtja
brenda hapësirave përreth dhe brenda Kazermes së një ushtrie është dhe duhet të
jetë në radhë të parë detyrë e ushtarëve dhe përgjegjësi e stafit komandues,
duke përfshirë ministrin e FSK-së.
Në
traditen patriarkale të familjeve shqiptare mirëmbajtja e oborrit dhe pastërtia
e toaleteve (nevojtoreve) e ka shpërfaqë nivelin kulturor të familjes dhe
zbardhjen e fytyrës së kryefamiljarit.
Bazuar
në këtë maksimë popullore, pamjet e toaleteve në brendi të Kazermes "Adem
Jashari", e shpërfaqen keq zinxhirin komandues deri tek ushtari i fundit,
por, për më keq se kaq, e ka shpërfaqë edhe fytyrën e shtetit të Kosovës
përballë qytetarëve të vendit, të cilët e duan dhe respektojnë Ushtrinë e
shtetit të tyre.
Pas
pamjeve mjeruese në brendinë e Kazermës kryesore në vend, nuk e besojë që ka
qytetarë të vendit që e kanë ndierë vetën mirë, me përjashtim të armiqve të
Kosovës!
Mosfunksionimi i zinxhirit komandues, shkaktar i problemeve
Ata që e kanë përfunduar shërbimin
ushtarak në ish armatën jugosllave e dinë mirë rolin e "Çatës", i cili ishte një emër jo
zyrtar ushtarak i cili merrej me punë administrative në Kazermë, siq janë:
caktimi i ushtarëve për pastrimin e ambienteve të jashtme (oborrit dhe fushave
sportive) dhe atyre të brendshme të Kazermës siqë janë toaletet, dhomat e
fjetjes, koridoret, shkallët, zyrat e oficierëve të lartë, lëshimin e lejeve të
ushtarëve për dalje në qytet si dhe shpërndarjen letrave që u vinin ushtarëve
nga familjarët e tyre.
Kur
jemi në këtë segment, Mensa e Ushqimit në Kazermë ishte e menaxhuar kryesisht
nga ushtarët dhe me kuzhinjerë profesionist nga jashtë që paguheshin nga shteti
Me
siguri edhe në Ushtrinë e Kosovës (FSK), sipas organogramit do duhej të ishte
një 'Çatë' që merret me punët administrative të seciles Kazermë në Kosovë!
Mirëpo
fatkeqësisht, aspektet e sipërcekura të higjienës dhe ushqimit në Kazermat e
FSK-së deri më tani janë bërë përmes kompanive tenderuese, përmes të cilave
përfitojnë të mëdhenjët në pushtet përmes aferave korruptive të tenderëve një
burimor, të cilëve kur nuk u shkojnë punët mirë, e ndërprejnë furnizmin e
ushtarëve me ushqim dhe veshmbathje, me pastrim të objekteve nga brenda,
përfshirë toaletet që duhet të pastrohen dhe mirëmbahen në baza ditore.
Nuk
është turp për secilin ushtarë të FSK-së nëse një herë një muaj apo në dy muaj
e pastron toaletin në Kazermën të cilës i shërben dhe paguhet nga shteti.
Përfundimisht duhet të ndryshoj
organogrami i menaxhimit të Kazermave të FSK-së, filluar nga ushqimi,
veshmbathja, pastrimi dhe aspektet e tjera higjeniko-sanitare të cilat duhet të
jenë nën kontrollin e plotë të stafit menaxhues të FSK-së dhe të paguara
drejtëpërdrejt nga buxheti i shtetit e jo përmes tenderomanisë fitimprurëse të
oligarkëve të lidhur me pushtetin.