Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Recital i çamit

| E enjte, 10.04.2025, 06:41 PM |


RECITAL I ÇAMIT

Çdo pëllëmbë toke është e shenjtë

luftë bëjmë për të mbajtur për vete

dheu i atdheut është tepër i dashur

ai brenda ka gjuhën dhe territorin.

Bijë të Janinës, Dodonës e Atikës

ne nuk guxojmë të harrojmë ecjen,

Republikë e Çamërisë na thërret:

u thoshte një i urtë nxënësve të tij.

Nuk mund t´i numëroj pikat e ujit

në krua, në përrua, në lumë e det

retë vazhdimisht sjellin të reshura

erëra të forta, stuhi, dhe bubullima.

Shqiptar, nxirre nga mielli at ? që e

ke fshehur, shembi demonët tuaj

flaki nga skena mohuesit e gjuhës

atdheu në çdo kënd është i shenjtë.

Nuk ka më shqip se gjuha shqipe

Nuk ka më shqip se shkrimi saj

Nuk ka më shqip se pellazgë-iliri

Nuk ka më shqip se sa Shqipëri!

Atdhe Geci - poezi nga libri në dorëshkrim "Iliada shqiptare"