| E enjte, 10.04.2025, 06:50 PM |
10 prill 1994 - 10 prill 2025
Nga
Artan Hoxha
Sot
mbushen plot 31 vite nga ngjarja e rëndë, e njohur si “Masakra e Peshkëpisë”,
ku humbën jetën dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti i repartit ushtarak Fatmir
Shehu dhe ushtari nga Mallakastra Arsen Gjini.
Mbrëmjen
e 10 prillit 1994, nje komando e armatosur e organizatës ultranacinaliste e
fashiste MAVI (Fronti për Çlirimin e Vorio-Epirit) e përbërë nga pjestarë të
forcave speciale të ushtrisë dhe policisë greke, e ndihmuar nga shtetas
shqiptarë me kombësi greke, sulmoi dhe mori për disa orë peng 130 rekrutë të
rinj të pa armatosur në repartin e Ushtrise Shqiptare në Peshkëpi të
Gjirokastrës, buzë kufirit me Greqinë
Edhe
pse dihet saktësisht se kush janë ekzekutorët dhe pjestarët e komandos
terroriste, ende nuk ka asnjë të dënuar në lidhje me këtë ngjarje, më e rënda
në historinë e 35 viteve të postkomunizmit në Shqipëri, ku u sulmua dhe u cënua
rëndë integriteti territorial i vendit.
Mosndëshkimi
i vrasësve të kësaj masakre edhe pas 31 vitesh, është turpi i qeverive dhe
politikanëve shqiptarë që kanë qeverisur vendin në këto tre dekada e gjysëm.
Sot
më shumë se kurrë duhet të përkujtohet dhe të nderohet rënia në krye të
detyrës, në mbrojtje të tërësisë territoriale të Republikës së Shqiperisë të 2
“Dëshmorëve të Atdheut”, komandantit FATMIR SHEHU dhe ushtarit ARSEN GJINI...
Sakrifica
dhe gjaku juaj që, ka vaditur tokën e këtij vendi, nuk do të harrohet kurrë...
Nderim
dhe krenari për “DËSHMORËT E ATDHEUT”
https://www.facebook.com/artan.hoxha.900