E merkure, 30.04.2025, 05:22 AM (GMT+1)

Faleminderit

Artan Hoxha: 10 prill 1994 - 10 prill 2025

E enjte, 10.04.2025, 06:50 PM


10 prill 1994 - 10 prill 2025

Nga Artan Hoxha

Sot mbushen plot 31 vite nga ngjarja e rëndë, e njohur si “Masakra e Peshkëpisë”, ku humbën jetën dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti i repartit ushtarak Fatmir Shehu dhe ushtari nga Mallakastra Arsen Gjini.

Mbrëmjen e 10 prillit 1994, nje komando e armatosur e organizatës ultranacinaliste e fashiste MAVI (Fronti për Çlirimin e Vorio-Epirit) e përbërë nga pjestarë të forcave speciale të ushtrisë dhe policisë greke, e ndihmuar nga shtetas shqiptarë me kombësi greke, sulmoi dhe mori për disa orë peng 130 rekrutë të rinj të pa armatosur në repartin e Ushtrise Shqiptare në Peshkëpi të Gjirokastrës, buzë kufirit me Greqinë

Edhe pse dihet saktësisht se kush janë ekzekutorët dhe pjestarët e komandos terroriste, ende nuk ka asnjë të dënuar në lidhje me këtë ngjarje, më e rënda në historinë e 35 viteve të postkomunizmit në Shqipëri, ku u sulmua dhe u cënua rëndë integriteti territorial i vendit.

Mosndëshkimi i vrasësve të kësaj masakre edhe pas 31 vitesh, është turpi i qeverive dhe politikanëve shqiptarë që kanë qeverisur vendin në këto tre dekada e gjysëm.

Sot më shumë se kurrë duhet të përkujtohet dhe të nderohet rënia në krye të detyrës, në mbrojtje të tërësisë territoriale të Republikës së Shqiperisë të 2 “Dëshmorëve të Atdheut”, komandantit FATMIR SHEHU dhe ushtarit ARSEN GJINI...

Sakrifica dhe gjaku juaj që, ka vaditur tokën e këtij vendi, nuk do të harrohet kurrë...

Nderim dhe krenari për “DËSHMORËT E ATDHEUT”

https://www.facebook.com/artan.hoxha.900



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx