| E merkure, 09.04.2025, 02:53 PM |
Refuzim artistik dhe aspak politik i Abdixhikut!
Doarsa
Kica-Xhelili, “Dejona Mihali” e LDK-së
Refuzimi
arbitrar dhe më kokëfortësi e kërkesës së Albin Kurtit për dialog, përveqse
papjekuri politike, është edhe akt jodemokratik, johuman dhe aspak pragmatik i
kryetarit të partisë së tretë në vend, Lumir Abdixhiku!
Shkruan: Florim Zeqa
Arsyetimet e kryetarit të LDK-së për
refuzim të ftesës së Kurtit për dialog, e dëshmojnë papjekurinë e tij politike
dhe varësinë që ka Lumiri ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe jo vetëm!
Lumiri e kishte mundësinë dhe rastin
historik të shkojë në dialog dhe ta dëshmojë lidershipin e tij dhe vizionin
demokratik të partisë që drejton, për ta kundërshtuar me argumente dhe pa
kushtëzime Albin Kurtin, kryetarin e partisë fituese, por jo të sillej si
megaloman i politikës kosovare nga pozicioni i tretë!
Arsyet për refuzim mbase ishin të
natyrshme, por nuk duhej të ndodhnin në formën dhe pozicionin e gabuar!
Përveq kësaj, Lumiri edhe një herë e
shpërfaqi varësinë që ka ndaj Vjosa Osmanit dhe përgjumosjen që ka rënë në
prehrin e "Dejona Mihalit" të LDK-së apo Kica-Xhelilit, kësaj
mercenarje të kontrabanduar nga kampi i LVV-së, misionin e së cilës mund ta di
vetëm Albin Kurti e askush tjetër!
Pozicioni kur të gjithë bëhen bashkë
kundër teje nuk është i lehtë, vetëm ata që e kanë provuar në jetën e tyre e kuptojnë
çfarë ndjenje është kur të gjithë të vegjëlit i ke përballë!
Dështimi në bërjen e Qeverisë nuk është
përgjegjësi e të parit, por dobësi e të dytit, të tretit e kështu më radhë.
Shkuarja eventuale në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk është përgjegjësi e
pozitës, por papërgjegjësi e opozitës dhe maltretim i panevojshëm për qytetarët
e vendit.
"Mes
'hajvanatit', 'mbytjes së LDK-së', 'bashkëpunëtorëve të Serbisë', mes moçalit
të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë
veten as për konsultim", flet shumë për
zhytjen e thellë të Lumirit në urrejtje patologjike dhe paaftësi qeverisëse me
LDK-në.
Gatishmëria e Lumirit për ta mbështetur
konstituimin e Kuvendit më 15 prill, por jo edhe formimin e Qeverisë, e tregon
në prapaskenë egon e tij për të qenë i pari ose ndryshe nuk bën!
Nëse vërtetë Lumiri e njeh të drejtën
legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin
për qeverisje, pse të mos e ndihmojë dhe mbështesë atë, pasi në asnjë formulë
koalicioni Lumirit nuk i takon posti i kryeministrit!
Mendësia e refuzimit nuk është parim dhe
as traditë e LDK-së, e partisë shtetformuese. Shkelja e parimeve bazike të
demokracisë, siq janë dialogu dhe bashkëpunimi me spektrin politik për të mirën
e vendit nuk i bëjnë nderë LDK-së shtetformuese! Refuzimi i Abdixhikut, më
tepër duket artistik sesa politik!