| E marte, 08.04.2025, 06:53 PM |
Agroni
nuk ngjan
Nga
Edison Ypi
Djajtë
që po duan tu xhvatin votat shqiptarëve, nuk shpallin veten, nuk dëshmojnë
veten. Janë vënë në garë me shoqi-shoqin kush e kush të duken: njëri si Sali
Kulla, tjetri si Edi Rama, tjetri si Koçi Xoxja, Kadri Hazbiu, e me rradhë
modelet më të shëmtuara dhe më kriminale të diktaturës si Haxhi Lleshi, Lenka
Çuko, Simon Stefani etj. S'po lënë kufomë komuniste pa e ngritur nga varri për
të provuar se u ngjajnë, imitojnë, respektojnë, nderojnë, vampirët.
Pa
folur për Sali Kullën, që jo thjesht ngjan, por, nga maja e fijes së flokut të
kokës deri te thori i gishtit të vogël të këmbës, është identik si dy pika loti
me sivëllezërit e tij, miliona komunistat anembanë Botës nga Kuba në Kore, nga
Korea në Rusi, nga Rusia në SHQUP, të gjithë të tjerët ngjajnë. Të gjithë të
tjerëve që po garojnë për në Parlament, ngjajshmëria dhe bolshevizmi u buçasin
nga sytë, veshët, hundët, goja, dhe krejt vërrat e tjera.
Rrethuar
nga gjithë ky uniformitet dëshpërues karakteresh majmunërore, i humba shpresat
se ekziston dikush që t'ja vlejë, dhe i dhashë karar të mos votoj. E padenjë,
madje e turpshme, quaje po deshe edhe kriminale, e pranoj, por s'pata nga t'ja
mbaj.
Kur
rastësisht pashë në televizor Agron Shehajn.
Nuk
u lodha për të konstatuar brenda pak minutave se Agron Shehaj, kurrë, për asnjë
arësye apo shkak, nuk ngjan, as ka ngjarë ndonjëherë, me asnjë, në asgjë.
Në
tollovinë e sotme socio-politike Agron Shehaj është i vetmi individ i
pangjajshëm, i ndryshëm, i natyrshëm, me rrasht politik serioz, denbabaden,
autentik.
S'ka
kurrkund në personalitetin e Agron Shehajt asnjë shenjë, asnjë gjurmë, të afërt
apo të largët, të dukshme po të padukshme, të qartë apo të zbehtë, nga cilësitë
skëterrore që të tjerët i kanë të shkruara në ballë: Hile nomenklaturiste,
kafshëri komuniste, shtazëri diktatoriale, adhurim i verbër ndaj diktaturës dhe
diktatorit.
Ata
që ngjajnë, si për shembull Sali Kulla që i ngjan diktatorit, apo zhgani i Sali
Kullës që i ngjan Sali Kullës, vjedhin, shkatërrojnë, shesin në tezgë interesat
e vendit.
Ata
që nuk ngjajnë, ata si Agron Shehaj, kryejnë punët, ruajnë ekuilibrat, mbajnë
gjallë shpresën.
Jo
çunat e oficerave, as pinjollët e nomenklaturës, dhe as rrugaçët e lagjes, të
cilët ngjajnë si dy pika uji me njëritjetrin, por vetëm i pangjajshmi Agron Shehaj
është Ai që fjalën e mban, premtimin e realizon, qiririn e shpresës nuk e lë të
fiket.
Kurrkush
më tepër se Agron Shehaj e ka të qartë se në politikë nuk hyhet për të vjedhur
e xhvatur, e pasuruar, por vetëm për ta ndrequr dhe begatuar vendin në favor të
të gjithëve.
Askush
më mirë se Agron Shehaj nuk ja çjerr definitivisht maskën Sali Kullës, këtij
humbësi serial, këtij komunisti congenital që sot e kësaj dite Parlamentin e
quan "Kovendi Popullor", këtij kompromentuesi të idealeve
konservative, vrasës i shpresave të shqiptarëve.
Agron
Shehajt as në ment i bie të hartojë lista të hapura tek të cilat të braktisë
demokratët seriozë dhe naivë që nuk duan ta besojnë dallaveren elektorale, dhe
lista të mbyllura për sahanlëirës të panginjur që garantojnë vazhdimësinë e
hajdutllëkut për hesap të Sali Kullës.
Agron
Shehaj do jetë Ai që do verë në vend nderin e humbur të demokratëve shqiptarë
që u nëpërkëmb për kaq vjet nga Sali Kulla dhe zagarët e tij sa herë u deshi
qefi.
Vidh,
gënje, manipulo, propagando, paguaj llapaqenër me pare të vjedhura, pasurohu,
prap gënje, prap premto, prap vidh, prap digj, prap shkatërro, këtij zinxhiri
kriminal antiligjor, këtij cikli skëterror që rrezikon ta fshijë nga faqja e
dheut Shqipërinë dhe asgjësojë shqiptarët, do i japi fund kapitalisti vizionar
Agron Shehaj.
Me
seriozitetin dhe vullnetin që e karakterizon, Agron Shehaj do e bëjë Shqipërinë
më serioze, më dinjitoze, më hijerëndë, me sa më pak meshkuj me zë të hollë dhe
femra që trashin buzët me mishin e bythës.
Agron
Shehaj e ka më se të qartë se ylli polar që do udhëheqë shqiptarët në rrugën e
mundimshme të progresit nuk mund të jetë asnjëra nga horrdhitë populiste,
vulgare, materialistike, që po shqyejnë njëra-tjetrën, por vetëm ish
kryebashkiaku idealist i Korçës, i cili, pasi punoi ndershmërisht në dobi të
komunitetit, iku i qetë në amshim.
Një
ditë dëgjova se deviza e Agronit që nuk ngjan është: Fatkeqësitë e njerëzimit
nuk vijnë nga kryeneçësia e pakicës, por nga kryeulja e shumicës.
Më
ra qielli mbi kokë.
Sikur
piva një det me verë.