Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: "Kufoma e armikut"

| E hene, 07.04.2025, 06:53 PM |


Ahmet Hoxha nga Korça u arrestua më 15.2.1979 për agjitacion e propaganda, megjithëse ishte i sëmurë rëndë. Hetimet ndaj tij përfunduan më 7.5.1979. Më 10.5.1979 duke qenë në dhomat e izolimit u sëmur rëndë dhe u shtrua në spitalin e Korçës, ku edhe ndërroi jetë një ditë më pas. Mjekët vërejtën se shkaktar i vdekje ishte një “kancer pulmonar me metastaza në mediastin dhe zemër; stenoze valkule-nitrale”, i cili kish sjellë “infarkt pulmonar i djathtë dhe insul cerebral ishemik”. Djali i Ahmetit i kërkoi autoriteteve që kufoma t’i jepej familjes, por mori përgjigje negative se pavarësisht se nuk u arrit që ai të dënohej, ishte akuzuar në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë.