| E hene, 07.04.2025, 06:50 PM |
SPROVA
E KËNGËS
Meti REXHEPI
mëtimi
le t`mi shtangë kordat
lë
të jem zëri që lëviz të rënët
dëshmor
i drithërimës së tingujve
sytë
e veshët i mbyllen kakofonisë bizantine
i
shtruar në letër dhe sy të pambyllur
çfarë
i lypje verës së saj
veçse
një galdim të përkorë
që
djersët e lotët pikë pikë pikë e shkrinë të tërën pastaj
një
ditë ideve të tija në partitura
befas
po ia zinte udhën një ortek
një
mal bore i zi e mbyllte çdo shteg
lugina
u bë liqen dhe prapakthimi
po
e shpinte në nismën e mëtimit
ndoshta
në fushën e gjerë pluhurore të dëshpërimit
Gjilan, prill 2025