| E hene, 07.04.2025, 06:55 PM |
“SHTETIT
TË “PËRBASHKËT”
ASKUSH
S’I JEPË VAKSINË
NGA
KALOSH
ÇELIKU
(Nana dhe Babai u përpoqën
të më kthejnë në Shtëpi)
Nana. Babai kur u ndava nga Gruaja e Parë
U përpoqën, si Poet të më këthejnë në Shtëpi!
Erdhën, deri në Prishtinë. Dhe, me plotë magji:
U arratisën
me ilahi. E, “hajmali” përqafe
Hoxhë Çershfit, të kënduara në Këçovë?!
“Shpëtojnë” me “Din e Iman”. Haxhi turk
Përcjellin, në Qabe: Te Baba Dovleti Turqisë:
Xhadia, Gruaja ime e parë pakurorë. “besnike”.
Shtëpi strehimi, kisha “Arabeskën”, në Prishtinë
I nxorrën disa mollë të kuqe mbi tavolinë.
Vërtetë, ishin të mëdha: t’i hante edhe Syri
Jo, dhe Shpirti! Që, ka probleme me Poezinë.
Përçudi, asnjërën nuk e preka dot me dorë
Vëllai, humbi durimin. U sulë ndaj mollëve:
Luftë, armikut! Burra, bini me duar e këmbë!
Shkak, që gruaja e tij ia përmendte shpeshëherë:
Kaloshin, nuk e zunë magjitë. Ama, ty të zunë.
Histori, që e mësova më vonë, në Prishtinë.
Mollët e kuqe, i kishte “shpërla” Hoxhë Çershafi
Edhe, atë: Ditën,
mes haxhuxheve Zajazit.
Hoxha, ndërroi metodën e “shërimit” të viktimave
“Patriotë Kuqezi” partiak. “Ezan”, thirri në mianre!
Magjitë, filloi t’i zëvendsojë me “hajmali”
përqafe.
Pantollonave. Fanelleve. Dihet: Nuska “Liri”
Raki rrushi. Xhinde, që s’i përzen Hoxha i “Allahut”?!
Babai, një ditë me inatë i tha në mes të Pazarit:
Hoxhë, nuk e zënë hajmalitë e Hoxhë “Allahut!”?
Kotnasikoti
dhash para, sjell në Jetë
“Shejtanin”
Xhindet, ende e hudhin majë lisave, mbi çati.
Hoxha i Allahut, iu përgjigjë me lutje: A, vjen Ai
Ndonjëherë, në vendlindje? Qytet, në Kërçovë?
Po. Iu përgjigjë Babai, plot gojën me shpresë:
Ditëve të shtuna e ke në Qytet. Dihet, në Tavernë.
Kokëmëkokë, me ibrikë raki rrushi. Shtamaverë.
Atëherë , duhet të ma tregosh si duket ky “shejtan”
T’ia varë përqafe hajmalinë e fundit. Baba Shehut!
Shkaku: E, kam dëgjuar rastin e tij si
fëmij me xhinde.
Mjekët, pas dy viteve shërimi, heqin dorë në Shkup
Me porosinë, shikoni t’i gjeni ndonjë tjetër
“Ilaç”!
Hajmali. Gatrraçe Plakash. Huhuje Baba Shehu
Ndoshta, e zënë kësaj radhe, hipin në “BabaTomor”!
Një ditë vere, kur Unë erdha në Vendlindje, Kërçovë
Asaj kohe Qorre me flokë të zeza, gjata pas shpine:
Mjekrën e zezë dypëllëmbë. Shtëllunga Baba Shehu
Gunën e zezë, hedhur krahëve zvarrë nëpër Qytet.
Babai, shfrytzoi rastin, tha: Ja, Ai është matanë
rruge!
Hoxha i Allahut, ia priti plumb mesdite. Diell me
rreze
Minçe! A, bën mos vish më për Kaloshin!
“Shejtanin”!
Atë, nuk e zënë magjitë. As hajmalitë e Hoxhë
Çerqafit
Ia gjeni ndonjë Haxhuxhe. Babasheh të “Baba Tomorit”!
Ndoshta, e zënë? E shërojnë Plakat. Ia përzënë
xhindet
Dhe, një ditë me “Din e Iman” Hajmalitë e
Çerqafit?!
Dihet, Dje: Shpëtova nga Hoxhë Çerqafi. Dhe, Babai
Nana, familje hoxhallarësh. Shtamat me verë.
Gruaja.
Po, befas më zuri në pusi: Hajmalia e Hoxhë
Asdrenit
Hoxhë Rumunie.
Mik besnik i Asdrenit. Dhe, Shtëpisë.
Por, jo: Edhe,
nga xhindet e Katundit rrëzë “Çukës”
Dexhalli me trumbeta. Që, më hudhin dorë më dorë:
Dje, mbi Çati. Sot, majë lisave nën “Rrap”, në
Shkup…
(Unë dhe Rrugaçja
e egër Poezi)
Ditën, sot e kaluam në Tavernë, “Paris”
Kokë më kokë. Dihet, me mall e muzikë.
Përballë, Dy shtamave me verë. Që:
Dalldisen. Na japin gjak. Dhe , poezi.
Përmëkeq, në kërkim: Një Jetë Nate!
Muzikë. Edhe,
përcjellim Natën. Terrin
Gjoks më gjoks. Herët, e presim Agimin.
Poezia kërkon të hapur një furrë buke
Mend, që e mbante para disa viteve:
Në lokalin e furrës, gjejmë Kazino?!
Dhe, disa vende i shëtitëm për furrë buke
Askund. Dikur, hoqëm dorë nga “luksi”.
Mezi e gjetëm një lokal Nate, në Shkup
Gëzim, hymë ta presim Agimin. Diellin.
Muzikë YU e atyre viteve mia studentore
Vërtetë, sonte për to më kishte marrë malli.
I them Poezisë: Të presim ndonjë “Beatles”
“Rolling Stones”. Ose, një grua Jenis Joplin!
Që, sonte të çohem e kërcej pak “çmenduri”
Hallaketem, si atyre viteve në Prishtinë.
Ndodhi. Ishte muzikë “vëllazërim - bashkimi”
Muzikë, që na përcillte të lumtur në Shqipëri.
Herët, pastaj, me gjithë lecka ikinim në Shtëpi
Mëkotë, pritëm Diellin me rreze para Agimit.
Ditë, kur dolëm nga lokali natës mësuam, se:
Në diskotekë dëgjohet edhe, sot: YU muzikë.
Rrugës duke e mbajtur njëri-tjetrin përkrahu
Përcjell Poezinë në shtëpi. Lagje në gjumë.
Mezi, e gjetëm pallatin. Dritaret pa drita
E hip
shkallëve errëta. Hap derën me çelës
Struket në shtrat, mos e hanë derrat e egër.
Përmes pallateve duke u kthyer në shtëpi
Papritmas, dy plicë nate ma presin rrugën?!
Edhe, n’Agim më kërkojnë kartë identiteti
Ua jap, dihet. Përmes toki-vokit i thotë shefit:
E kapëm… Matanë, i përgjigjet shefi: Cilin?
“Armikun”, që ndoqëm gjithë natën e gjatë:
Kalosh Çelikun. Qeshi, shefi në errësirë.
Ehu! Nateditë e kemi nën “Rrap”. “Bit-Pazar”
E, ju e paskeni kapur, në “Kisella Vodë”*?!
Urdhëroj, lëshoheni! Pyeteni, a ka nevojë
Ta përcjellim si poet me makinë në shtëpi?!...
Polici, më thotë: Ke, fat! Shefi na urdhëroi
Me makinë të të dërgojmë edhe në shtëpi.
Jo, shkurt: u përgjigjem, Unë. Faleminderit
Këmbë deri sot, në Shtëpi kam ecur vetë i dyti:
Unë, Vetë. Dhe, Rrugaçja ime e egër. Poezi…
(Shtetit të “përbashkët”
askush nuk i jep vaksinë)
Pakgjë, Sot është e shëndoshë.
Bio
Gjithëçka, është e sëmurë me
plagë.
Institucione. Shteti i
”përbashkët”
Politikanë. Poetë, me Libra
artistik.
Popull universitar. “Artistë”
partiak
E, shumë pak krijuesë të Lirë.
Gjeni.
Thesi grisur, mbushur me
politikanë
“Artistë” politik. Janë, me
Covid -19.
Shtet i “përbashkët”, që i
mbyllë Sot
Shtëpitë Botuese të Librit. E,
hapë:
Shtëpi Publike. Dhe, Kazino
bixhozi.
Shteti “përbashkët”, që lufton
artistët
Dhe, stimulon: Kulturofagët e
librave.
Pa vlera artistike. E, Shtëpi
Botuese
Profesion, kanë: Tezgat e
tollumbave.
Shteti “përbashkët” me
politikanë
Dhe, “Artistë”. Është, me
Covid -19.
Përçudi, askush nuk i jep
vaksinë...
Nga libri: ATDHEU
Burrë pa Grua
(përzgjedhje, 2025).