Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Mëmnoni

| E diele, 06.04.2025, 02:44 PM |


Atdhe Geci

M Ë M N O N I

O lavdi e popullit tim, hero  i  gjithë atdheut

ka kohë që shpirt-zemra më është turbulluar

nga Iliada shqiptare e Kosovës    Atdheut

nga bukuri  e një vashe dardane nga Gjilani

Të bukurën vashë  dje  e  takova  në Durrës

në brigjet e detit plotë dritë  dhe  plotë diell

isha vërtetë i lumtur për atë takim    çastit

një e mirë e botës sonë është dhe Deti Ilirik

Kjo frymë    fryn  verë  nga deti dhe toka

vet s´dashuron, po të tjerët i nxitë të puthen

Dea e Dardanisë me flokët ari dhe me krela

ia shton gjenin poezisë sime  dhe  poemave

Ajo vashë mua ma nalton poemën e poezinë

të vërtetën se si mbijetuam  shqiptarët nëpër

kohëra, pse u mundëm  aq  keq  nga  fqinjët

ku është Iliada Atdheut në  Ilirinë shqiptare!

Fjalës m´i del gjak në gojë  dhe  në kraharor

si ka mundësi      jemi  kaq    vogëluar

gjenisë së poetit s´ mund t´i  ikin  mendimet

Mëmnoni e di, sa të forta janë dallgët e detit!...

Atdhe Geci - poezi nga dorëshkrimet