| E shtune, 05.04.2025, 06:57 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
KUSH MENDOI
PER SHQIPNI ?!
Pjesa
e I
2
QERSHOR 1985
PLOT
40 VJET…Presidenti Ronald REAGAN me 2 Qershor 1985, në Shtëpinë e Bardhë, i
dorëzon Nanë Terezës “Medaljen e Lirisë”.
Në
vitin 1985 kujtoj një dishka shumë interesante për një President të ShBA, që
kam pa në TV. U tregue sesi atëditë Presidenti Reagan dhe zonja e Tij Nensy
kishin pritë në shtëpinë e tyne të pushimit Nanë Terezen. Ishte momenti kur
Nanë Tereza po delte nga rezidenca e Tij... Erdhi një veturë tek dera e
shtëpisë, që kishte dy tri kambë shkalla. Presidenti i dha dorën Nanë Terezës
dhe zbriti ato dy kambë shkallë, hapi derën e mbapme të veturës dhe me dorë në
dorezën e derës priti derisa zonja Nensy, po perfundonte përshndetjen me Nanë
Terezen. Kur Nanë Tereza u nda dhe arriti tek dera e veturës, dera vazhdonte me
kenë prap e mbajtun nga Presidenti Reagan, trupi i madh i të cilit ishte
përkulë në shenjë nderimi ndaj Shqiptarës Nanë Tereza.., dhe me një buzqeshje
të Tij sa dashamirëse aq edhe të sinqertë, i bani nderimin e fundit tue i
mbyllë derën dhe tue qendrue gatitu derisa makina iku dhe nuk u pa ma...
Jam
i sigurt se Presidenti Reagan në mbrendsinë e vet ndryente dishka misterioze
“Perandoria
e së keqes” shkatrrohet simbas porosisë së Presidentit të ri: “Me mediat e
lira, shoqni civile, partitë politike dhe intelektuali i mirfilltë. Fjala e Tij
historike mbyllej: “Le të nisim përpjekjen finale drejt ma së mirës: Kryqëzatën
për Liri”.
Popujt
e dikurshëm të Europës plakë mendonin vetëm dy fjalë: “Bukë e Frikë”!
Vetëm
Presidenti Ronald Reagan asht Ai Burrë që arriti me njohë të fshehtat e
diktaturës komuniste; ishte Ai që mendoi që në vitin 1956 kur ishte artist në
Holivud, për Lirinë e këtyne vendeve që ishin nën atë diktaturë barbare e
shfarosëse të njerzimit, tue formue “Shoqninë për Lirinë e vendeve të robnueme
nga diktatura komuniste”.
Historia
e Presidentave amerikanë të mbas Luftës së Dytë ka dy ngjarje të ngjashme dhe
shumë interesante, që përkojnë njena me tjetrën. Presidenti i madh Xhon Kenedi,
porsa rrezikoi ekzistencen e komunizmit e filloi hapat për eleminimin e tij, me
22 Nandor 1963, vritet me atentat. Historia vazhdon rrugën e saj e nënshkrueme
nga Rusvelti në 1945.
Presidenti
Reagan, porsa merr postin e Presidentit amerikan me 20 Janar 1981, i 40 –ti i
ShBA, plot 69 ditë mbrapa u gjuejt me gjashtë plumba dhe mori një plagë mjaft
të randë. Ai shpëtoi për mbrekulli. Mbas pak ditësh ishte në Shtëpinë e Bardhë,
në tavolinën e punës... Fëtyra e Tij e zverdhun buzëqeshi ...
Bota
e marrakotun nga atentati gëzon!
Kjo
ngjau pikërisht me dy Presidentët që rrezikonin kenjen e komunizmit në Botë.
Ishin dy Presidentët amerikan që nuk u pajtuen asnjëherë me robnimin komunist
të Jaltës...E ndoshta, nder të paktit!
Vazhdon Pjesa e II.
Melbourne, 4 Prill 2025.