| E enjte, 03.04.2025, 06:56 PM |
Parathënie e librit “PUSIA PAS ÇUKE”
ENESËRMJA
VJENË MË KËMBË
NGA
BAJRAM ÇELIKU - BALI
Enesërmja vjenë më këmbë. Lexues të nderuar! Për të shkruar këtë libër me tregime, anekdota dhe
legjenda, si shkas u bë ,,Manifestimi i Ditëve të Humorit
dhe Satirës: “XHA DERALLA”, organizuar në fillim pas viteve nëntëdhjeta
nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni.
Sot, Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, në krye me xhaxhain
tim, shkrimtarin e mirënjohur dhe satiristin që lëvizi amullinë përmes fjalës
publike Kalosh Çeliku.
Ky manifestim, zakonisht organizohet gjatë stinës së
Verës, por vitin e kaluar (2024) u mbajt në muajin dhjetor mes Dimërit Madh, në
hapësirat e Hotel “KËRÇOVA”, dhe në Restorantin, e familjes Dauti në fshatin Cërvicë
të Kërçovës.
Vendlindjen e satiristit dhe humoristit të njohur nga ky fshat Xha Deralla. Shtëpinë
e të cilit edhe u ruajtë me vite në arkë në këtë famije patriotike flamuri
shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare nga sistemi komunist ish jugosllav me
të cilin mësuesi i këtij fshati Prenc Llaçi me nxënësit e tij e
shkatërroi karabinerinë italjane në fshatin Premkë të Kërçovës.
Në këtë Manifestim Kulturor Tradiciomal Ndërkombëtar:
Ditët e Humorit dhe Satirës “XHA DERALLA” morën pjesë një numër i madh
shkrimtarësh nga shumë troje shqiptare anë e mbanë Atdheut. E, për nderë të
tyre u organizua edhe një koktel mikpritës si familje nga pronari i restorantit
familjarë në pronësi të Feto Dauti nga Cërvica.
Kryetari i Lidhjes të shkrimtarëve shqiptar Kalosh
Çeliku, përmes edhe ndihmës materiale finansiare simbolike të Ministrisë
Kulturës në Maqedoninë e Veriut, mysafirët i strehoi me fjetje dhe ushqim gjatë
tri ditëve të këtij Manifestimi Tradicional Kulturor Ndërkombëtar në Hotelin “KËRÇOVA”.
Në vendlindjen e Xha Derallës, te restoranti i Feto
Dautit për nderë të Xha Derallës nga
shkrimtarët shqiptarë u lexuan anekdotat e Xha Derallës, poezi humoro - satirike
si dhe rrëfime historike nga libri im i fundit: Kaçakët e Kërçovës (2024).
E në veçanti mbi trimin e mirënjohur nga Zajazi Nezir Koxha.
Të gjitha prezantimet u përcollën me duartrokitje
frenetike. Në mesin e shkrimtarëve të pranishëm ndodhej edhe një shkrimtar
Fërgim Demiri, nip i Nezir Koxhës i shpërngulur në Manastir. I cili, pasi unë e
kisha publikuar në mjetet e informacionit dhe libër rrëfimin për Nezir Koxhën,
mu afrua dhe më falënderoi për këtë shkrim publicistik - artistik, duke mu
drejtuar me fjalët: të faleminderit shumë për këtë prezantim real - historik, ma
ke bërë zemrën mal, sikur të kisha fjetë do të isha zgjuar dhe fluturuar nga
gëzimi në qiell.
Kryetari i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kalosh Çeliku njoftoi të
pranishmit në këtë tubim madhështorë, se: edhe në vitin e ardhshëm (2025) do të
organizonte një tubim të këtillë kulturor- artistik- satirik, ku do të
vizitohej edhe varri i Xha Derallës mes fushe. “Çifligu i Xha Derallës” nën
kodrën e “Skakallës” mes maleve, ku ai i kishte shartuar me sharrë në krah
dardhat gorrice te “Përroni i Thanës”. Dhe, se: është duke punuar në një libër
me anekdota të Xha Derallës, por i duhej edhe pak kohë për t’i mbëledhur
anekdotat e tija, aqpak sa kanë shpëtuar gjallë ga sistemi ish jugosllav, që
ruhen në familjen e tij, por ndoshta edhe në fshat me pak shpirt, Kërçovë
e më larg.
Në bisedë me të unë i premtova se, me forcën krijuse
artistike edhe unë do të interesohem që të mbëledh aq sa mundem anekdota me
autor Xha Derallën, që t’i fusim te libri i tij me titull XHA DERALLA:
anekdota, aforizma dhe poezi satirike. Libër i cili së shpejti pritet ta shoh
dritën. Dhe, do të përurohet në Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar
“XHA DRALLA” në Kërçovë, vendlindjen e Xha Derallës (2025).
Ai mu falëmenderua, sepse: kishte besim në mua si
hulumtues serioz dhe shkrimtar. Dhe, se: ato anekdota që do i’i mbëlidhja unë
do të ishin një dhuratë e mirë, jo vetëm për këtë libër, por edhe për lexuesit
që do pajiseshin me këtë libër, përveçse në biblioteka edhe shtëpi.
Dalëngadalë, fillova të gjurmoj në familjet e fshatit dhe
mblodha dhjetë anekdota, e ia përcolla përmes E -mailit. Posa i merr punimet e
mia dhe i lexon si shkrime, herë pas here me pajtim të autorit edhe i përcjellë
dhe publikon në mjetet e informacionit.
Edhe, kur ka kohë më paraqitet me telefon, përuron për
punën që kam bërë, dhe se i kishin pëlqyer ato shkrime publicistike. Disa, edhe
i kishte përcjellë në mjetet e informacionit me të cilat ai bashkëpunon si
shkrimtar.
Hap telefonin dhe i lexoj ato shkrime, e shoh se kanë
kaluar nëpër “cenzurë”, jo policore të sistemit komunist. Aqmëpak, të vetë
autorit. Po, duarve të këtij të sotshmit “demokratik”.
Në bisedën telefonike të radhës më thotë, se: edhe ato të
tjerat i ka nëpër duar, por më këshillon që të vazhdoj me gjurmimet, dhe të
shkruaj nateditë! Sepse, duhet shkruar
edhe më shumë rrëfime historike, tregime të tjera e të vendosen në një libër
tjetër të radhës për Ditën e Nesërme.
Nuk shkoi shumë kohë e më
paraqitet përsëri në telefon, dhe më njofton se te “Fjala e lirë”, Bota sot dhe
Zemra Shqiptare është publikuar një shkrim në emrin tim me titull ,,Babai
pa grua”. E, pas një jave edhe tregimi Hoxha i “Allahut” dhe
vejusha.
I them, se: unë këto shkrime i bëra për ty, që të të zënë
vend mes faqeve te libri për Xha Derallën.
E, ai më përgjigjet, se: unë i kam të mjaftueshme, dhe këto është mëkat
të mos jenë edhe në librin tënd të radhës me tregime, anekdota dhe tragjedi.
Duke u menduar vetë me vete, e u inkurajuar nga ai,
vendosa që t’i futem punës, sepse kisha shumë tregime të cilat dikur desha t’i
shkruaj, por nuk isha i vendosur. Kisha shumë rrëfime në kokë nga e kaluara ime
gjatë kohës së fëmijërisë dhe rinisë sime pa i hudhur ende në laptop. Tregime
për disa personazhe nga fshati dhe fshatrat përreth, të cilat po se nuk i
shkruaja unë do t’i mbulonte dheu i zi.
I thash vetes: mbaju, ore Bal! Futju punës, se: po ti nuk e bën këtë punë, nuk
dihet se, a do ta bëjë dikush tjetër për vendlindjen.
Dhe, fillova të shkruaj për çdo ditë e natë, duke ia përcjellur
xhaxhait përmes E -mailit. E, ai më përuronte për shkrimet e mia publicistike.
Herë pas here, edhe filloi t’i përcillte nëpër gazeta dhe portale elektronike.
Dhe, kur doli në dritë tregimi ,,Pusia pas “Çuke”,
vendosa ta shpejtoj ritmin e punës artistike, duke shkruajtur edhe disa
anekdota dhe legjenda e tregime të zgjedhura shqiptare.
E dëgjoj përsëri në telefon, dhe më thotë, se: do të dalë
një libër i mirë artistik. E, unë do të kujdesem për atë që nuk mund ta bësh ti
si shkrimtar. Libri, yt i radhës ke për të parë se, do të pritet mirë nga
lexuesit, e sidomos ato më të rinjtë e profesorët e tyre. Në këtë libër lexuesi
do të pajiset me shumë njohuri të reja historike, këshilla dhe vlera artistike.
Sesi, të sillet me njerëzit, kafshët shtëpiake dhe prindërit. Sesi, duhet
ndihmuar të tjerët”, kur dikush ka nevojë për ndihmën e tjetër kujt të jetë
besnik, mos jetë mizor ndaj të tjerëve.
Duhet të ketë parasysh se, e mira këthehet me të mirë, e për të keqen nuk ka
vend në shoqëri demokratike. Aqmepak, në shtetin “perbashket” ish jugosllav.
Ai i cili ia mendon të keqen tjetrit, ka për të përfunduar ai vetë në atë gropë
me plehëra. E, ai që e shikon rrugën e
vërtetë përtej Ditës Nesërme, do t’i ndihmojë edhe vetë Zoti.
Njeriu edhe pse mund të ngjitet në ndonjë pozitë të lartë
në shoqëri me poste partiake politike, të mos mendojë se ka arritur gjithçka në
jetë, por të tregojë se, a është bërë njeri apo jo përtej Ditës Nesërme.
Jam i bindur se ky libër, do t’ju shërbej shumë brezave
të rinjësh gjatë jetës së tyre në bankat shkollore dhe jetë. Pandaj, Sot: ju
uroj lexim të këndshëm. Dhe, Ditë të mbarë!...
(E përcolli për publikim Kalosh Çeliku,
shkrimtar).