Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Pllana: Çmimi i lirisë

| E enjte, 03.04.2025, 06:52 PM |


GANI S. PLLANA

ÇMIMI I LIRISË

Liria është fryma e jetës

e çmuar si drita e agut

pa të edhe syri verbohet

pa të edhe ëndërra gjymtohet

Ruaje me kujdes

është si kurorë shpirti

është më shumë se fjala

është jetë e tëra

Për lirinë u flijuan breza

zemra që digjeshin për tokën

fli gjakun e tyre mbollën

farë për të ardhmen e nënëloken

Të pashuar janë dëshmorët

yje që nderojnë dhe qiellin

janë vetë pavdekësia

po u përbuz liria - ndezin diellin!

SA T’KETË DIELL

Nderojmë dëshmorët e të rënët

feniksorë e kuq tok me tokën

me sakrificën e tyre në kujtesë

ndër breza në këtë vend e qiell

sa t’ketë frymë e sa t’ketë diell

madhështorë përjetë të jetëve

në zemër e palcë të Dardanisë

tonës gjithësisë – Shqipërisë

e t’lumes që kurrë s’do të vdes

trashëguar me dhembje e besë

KU MË BUKUR

Ku më bukur se vendlindja

siç kënduan dhe rilindësit

rilindësit me zemrën prush

për florën e faunën e punën

për lumenjtë e detet e malet

fushate pemishtet plot agrume

unike në tokën arbërore prore

ujitur me djersë nga balli në tokë

që nga Adriatiku e deri te Joni

deri te pyjet me gjethe e hala

edhe për botën pasuri përrallore

si Sharri plak me bukuri të rralla

e nëntoka mbarsur me xeherore...