| E enjte, 03.04.2025, 06:28 PM |
Blerim Rrecaj
Lulet
në dritare
Dy
lule në dritare që po rrinë
Vëmendjen
ma tërheqin
Sikurse
plusi dhe minusi
Që
afrojnë magnetin
Aloe
vera duket si pemë fëmijërije
Kaktusi
me therra si iriq deti
Seç
sollën kujtime të largëta
Mall
ngjall njëri e mall zgjon tjetri
Si
lulet që rrinë në parvaz dritaresh
Filxhani
e gota rrinë në tavolinë
Siç
rrijmë ne këtu ku zumë vend
Ti
në karrigë e unë në karrigë
Themi
diçka e herë-herë heshtim
Dikush
jashtë xhamat i lan e i fshinë
Pikëza
të lehta e pazhurmshme shiu
Aterojnë
mbi dritaret që tash po ndrijnë
Një
djalë dhe një vajzë hyn në këtë lokal
Pushtojnë
një tavolinë atje në qosh
Vështrimi
kah lulet më kthen kah kujtimet
Në
këtë ditë të vranët që ndan e bashkon
Një
skifter krahëkaftë merr një hark rrotullimi
Re
të bardha ecin nëpër qiellin e hirtosh
Ato
humbin horizonteve e skifteri pas pishave
Bashkë
me gjerdanin e tij bardhosh
Kthehem
kah lulet që më kthejnë kujtimeve
Kah
to drejtohet edhe një vështrim
As
një aeroplan nuk ngrihet as nuk bie
Tash
e sa kohë këtu në Sllatinë
Lëmë
lokalin e i lëmë edhe lulet
Me
kujtime copa-copa të vjetra e të reja
Prej
të cilave sillet rrota si bota
Prej
të cilave flatra merr jeta