| E merkure, 02.04.2025, 06:31 PM |
Moj
pranverë, je "magjistare"
(cikël
me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1. Moj pranverë je"magjistare"
Moj
pranverë je"magjistare" dhe më
bën mua magji
Mu
mbi moshë tetëdhjetë vjeçare, seç më kthen në djalë të ri
Ndërsa
kokën kam me thinja(e vërteta:jam thinjosh)
Por
nga ty më zu "magjia", ja më
shihni:-Jam "djalosh!"
Tek
shoh buzët e trendafilta që m'i ka Emilia
Ato
buzë, po s'i thitha, do pëllcas nga zilia.
Ato
syçka aq të bukura që gjezdisin nga duan vet
Janë
si shtiza të ngulura (tash jam pak si
djalli vet)
Pleqërinë
ti ma dëbon (unë i them:mbetshë shëndosh)
Një
thinjosh dashuron ( jam a s'jam unë, "bukurosh?!!!")
Ta
hajë dreqi, ç'them kështu.kur jam plot tetëdhejtë e dy?
Miq,
më besoni ju:-Në pranverë jam si djalë i ri.
2. Sa të pashë
Sa
të pashë e më zunë ethet
Drithmat
krejt më kapën
Se
është priil dhe gjelbërojnë gjethet
Ti
mbi kokë ke "kapën"
Hoqe"kapën"
hyre brenda
Brenda
hyra unë
Nuk
e di pse m'u drodh zemra
Ç'pata
kështu unë?
Të
sondis, se ende "shoh"
Trupin
ke kavak
Ç'të
them tjetër?Obobo!
Je
krejt si zambak.
Nuk
e di, në t'kam thënë
Bukuria
më tundon
Jam
tani krejt si i lënë
ZOT,
pse më mundon?
3.E shijoni si unë pranverën?
E
shijoni si unë pranverën, lulzimin e pemëve në kopshte e fusha
S'e
kini si unë"lincencën":se kini, se ju mungon "vula"
E
gjeta frashërin plot gjethe dhe"fap" hipa mbi të si dikur
Biçakun
e mbaj me vete dhe nga frashëri nxorra lëkurë.
Lëkurën
zura e ormisa dhe me të ujdisa një culë
Si
fëmijërisë e gatita dhe më nuk jam
burrë.
Culës
zë dhe i bie një avazi të vjetër baritor
Dhëntë
në kullotë po i shpie, në këtë mëngjes pranveror.
Më
ikën gjithë hallet e dertet, (shqerrat më kënaqin me blegërima)
Pranverë
nga ty më zënë"ethet":në fshat pranverës ia bëj "prima"
E
pra, nuk e shijoni si unë pranverën(në fshat,
pranvera të kënaq)
Nuk
e kini si unë, fshatari"lincencën" dhe mjafton me kaq.
4.Zgjim rinor
U
zgjova nga një gjumë rinor(gjumë i bërë këtu e sa vite)
M'u
bë sikur shijoja një çast dashuror;skur qeshë me ty, shpirte!
Për
një çast sikur u riha dhe pleqëria më la shëndenë
Më"grive"
të"griva"?!!!Eh, se sa çaste të bukura qenë!!!
Por,
pas pak, u kthiella(gjithçka paska qenë iluzion)
Sado
që më pëlqeu"gjella"(të gëzohem tani, është vonë)
Se
ikën çastet rinore dhe pleqëria ka vënë domenin
I
zhgënjyer nga çastet iluzore, hiç nuk e përballoj stresin.
5.Ti je e bukur
Ti
je e bukur si një përrallë
Ç'do
desha, më shumë se kaq?
Mahnitem
unë që jam i moshuar
Gjithë
pamja jote më kënaq.
Nuk
i bëj dot ballë bukurisë
Tundohem
sikur të jem i ri
Si
mos tundohe nga ty, moj "MISS"
Jo.Nuk
jam më plak tani.
Ky
tundim me moshën time nuk shkon
Por
pranvera sikur më bën magji
Tundohet
kushdo që ty të shikon
Më
trullos dhe mua që jam pleqëri.
Tiranë, 1 prill 2025