Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Të çlirohemi nga 'burgu mendor', të dashur shqiptarë

| E hene, 31.03.2025, 06:50 PM |


Toleranca ndërfetare e shqiptarëve, është model për popujt e “Gadishullit tonë Ilirik” në veçanti, dhe thuajse për t’gjithë popujt e botës mbarë në përgjithësi!

Të urojmë e festojmë si çdoherë bashkarisht, ashtu si edhe na mësuan “rilindësit” tanë; të cilët mësuan, u frymëzuan dhe u bashkuan për çlirim, nga Gjergj Kastrioti ynë “hyjnor”, e vazhduar nga Gjergji ynë i dytë Fishtë, Ymer Prizreni e Vasë Shkodrani, bashkë me Abdyl Frashërin e shumë patriot e intelekual të vërtetë….

Urime “Fitër Bajrami” për shqiptarët e ndershëm musliman, kudo që janë dhe qofshim të bashkuar e bekuar përgjithmonë, ashtu si na mësuan e edukuan dhe amanet, të parët tanë na e kanë lënë.

Ju dua, shqiptar të ndershëm dhe të bashkuar!

__________

Të lirohemi nga “burgu mental”, të dashur shqiptar

Vetëm atëherë kur t’gjithë ne si

Komb Shqiptar, arrijmë të lirohemi nga “burgu mental” dhe ta kuptojmë se nuk duhet të vritemi në ahengje nga dehja, për vendparkim të automjeteve, në komunikacion për tejkalim, në rrugë pse më k’qyre, xhelozi, inate, interes financiar e idiotësi dhe budallaki të mjera….

Dhe pastaj të pajtohemi në raste tragjike të vdekjes!

“Institucionin e vrasjeve”, do e shëndërrojmë në (Institucion të mirëkuptimit e përbashkimit dhe jetesës.)

Ju dua, shiptar të bashkuar!