| E hene, 31.03.2025, 06:50 PM |
Ideologjia
islamike për kombin tonë në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti është si „kali i
Trojës", që ka për qëllim shkatërrimin e identitetit, kulturës, gjuhës,
mohimin e figurave themeltare të kombit dhe rrugës që na bashkon me familjen e
natyrshme europiane.
Nëse
vazhdon kështu, si populli ashtu edhe pushtetarët duke i ushqyer frytet e kësaj
ideologjie shkatërrimtare nga brenda, jo vetëm do ta shkatërroj veten Kosova si
shtet dhe shoqëri, por i bindur edhe në këtë, se në vitin 2030 kur do të
vendoset për hyrjen e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian, ajo do të
mund të jetë e vetmja që mund t'i mbyllen dyert e hyrjes në këtë familje
natyrale.