| E hene, 31.03.2025, 06:59 PM |
HAJDUTËT
E “ALLAHUT”
NGA
KALOSH ÇELIKU
Herët në mëngjes vjen Dr. Gaçi dhe ma prish gjumin me këmbë duke ma bërë me dije,
se: edhe unë dua të strehohem pak nën jorgan si ti
në shtrat. Zgjohu, shkrimi publicistik artistik të pretë për Ditën e Nesërme! Tridhjetë ditë pas Ramazanit, është
edhe Dita e Bajramit.
Përgjumshëm,
i them: faleminderit, që ma
prishe gjumin. Dhe, dalë t’i laj sytë në kopësht. E dëgjoj një lodër (tupan), duke i rënë me çukallkë
* një
djalosh
i ri me një grupë të fëmijëve përmbrapa para derës time të shtëpisë, duke lypur
para. Zhurmës tyre me lodër dhe brohoritje u përgjigjem: unë për Bajram,
fëmijëve nuk u jap para, por libra për fëmijë. Dhe, i shpërblej me nga një
libër: Shtriga doli nga përralla (pjesë teatrore për fëmijë).
Edhe,
e pyes Dr. Gaçin: a ke hëngër ndonjë copë mishi për
“syfyr”, ose drekë Bajrami? Jo, më përgjigjet duke lëkundur bishtin dhe mbyllur
sytë, i hëngrën hajdutët e “Allahut”. Para meje ishin zgjuar në mëngjes ta
falin “sabahun” dhe hajnë drekën e Bajramit. Përderisa unë turresha pas
minjëve, ato turreshin pas “iftareve” dhe ndihmave humanitare të Ramazanit”
Kaq
e kaq sofra të “iftarit” janë shtruar nga kryeministrat e dy shteteve shqiptare,
dhe një zëvendës kryeministri në
prag të shpalljes shtetit tretë shqiptar. Një tjetër nga kryeministri i Kosovës
Albin Kurti në Prshtinë me sejmenët e tij përmbrapa nga Maqedonia e Veriut.
Kryeministri
i Shqipërisë Edi Rama, edhe ai e shtroi një “iftar” në Elbasan, sipas stilit politiko-fetar
të fushatës parazgjedhore me fjalime
politike-fetare
para kamerave televizive për vota myslimane në pushtet dhe pasuri. Që, më së shumti përngjante në
dasma të dalldisura shqiptare me sa më shumë dasmorë,
ushqime mbi tryeza dhe pije “haram”: çaj rusi e kafe turke. U mungonte “hallalli”: rakia e rrushit
dhe vera e kuqe. Këmbekrye, një fushatë parazgjedhore. Sesa, një “iftar” publik
bamirësie humanitar nëpër restorante para kamerave televizive.
Kulminacionin “artistik” e arriti me porosinë politike-fetare: E, në
mbyllje të kësaj fjale më lejoni që të sjell këtu një thirrje që sot tingëllon
jetike për shqiptarët dhe Europën. Një thirrje e marrë nga adithi i Profetit,
paqja qoftë mbi të. “Mos i tregoni shpinën
sho-shoqit, mos e prishni lidhjen mes jush, jini vllazën o robt e Zotit!” E
pranuar qoftë kjo thirrje, i pranuar qoftë agjërimi dhe lutja e të gjithë
motrave e vëllezërve tanë myslimanë këtu të pranishëm”, uroi Kryeministri i
Shqipërisë Edi Rama.
Hi-hii-hiii... Shqiptarët mu si Dje, edhe Sot:
paskan “vëllezër”?! “Vellezër”, ishim edhe gjatë pushtimit dhe robërisë me vite e shekuj nga Turqia dhe
Serbia. Prandaj, edhe sotekësaj
dite i lutemi “Allahut” me “iftare” dhe thirrje fetare nga minaret e xhamive “Allahu Akber”, përsëri të na e këthejë
Turqinë dhe Serbinë.
Kryetarë
të partive politike, deputetëve të
popullit shqiptar e politikanë, turren me të katra në shtruarjen e “iftareve”. Një “iftar” e
shtroi edhe presidenti i Shteteve
Bashkuaea të Amerikës Trump për myslimanët që ia dhanë votat. Pesë miljonë euro
janë mbëledhur gjatë muajit të Ramazanit për ndihma
bamirësie në Republikën e Kosovës. Asnjë
denarë për arsimin dhe kulturën shqiptare. Edhe pse, fëmijët shqiptar ende janë
pa tekste dhe lektyra shkollore.
Përmekeq,
hajdutët e “Allahut” me
vite emërohen nga partitë politike në pushtet: si ministra, drejtorë dhe
sekretarë shtetëror në shtetin e “përbashkët”. Patjetër, siç
duket në Qeverinë e
“vëllazërim-bashkimit” kanë nevojë edhe për një ministër të “iftareve”. Përçudi, këto misionarë politiko-fetar askush nuk i
arreston dhe dënon me burg? Qeveria politike-fetare e “vëllaznërim-bashkimit” në
pushtet i dënon të pafajshmit: intelektualët, shkrimtarët, gazetarët dhe
mësuesit. Nuk i arreston dhe dënon me burg hajdutët e “Allahutt”. Ku ta di
unë?! Ndoshta, pse: hajdutët e këtij soji i mbron “Allahu”.
Populli
shqiptar për këtë fenomen politiko-fetar
e ka një anekdotë antologjike: Në qiell një “melaqe” (engjëll} me lodër (tupan)
dhe dorën e ngritur lartë me çukallkë, rri gati t’i bie lodrës. Edhe,
atë: sa herë që hoxha jepë “sadaka” (lëmoshë). E, a i ka rënë deri më sot? Jo.
Dora e ngritur lartë me çukallkë i ka mbetur ende
në ajër. Shkaku, se: Hoxha nuk jepë “sadaka” (lëmoshë). Politikanët tanë me
disa mandate në pushtet, duhet ta ndërrojnë profesionin, sot: kopeisht të
kalojnë në profesionin e hoxhallarëve.
Lëmsh i kanë bërë profesionet me fenë, dhe
shtetin. “iftare” politike shtrojnë dhe abuzojnë me shuma të mëdha materiale në
emër të shtetit dhe “Allahut” me para të qytetarëve. Politika
turqeliko-islamike, përseri tinëz po na futet
në trojet shqiptare.
Edhe,
atë: Dy-tri ditë para Bajramit me këngën e Qamilit
Vogël: “Tridhjetë ditë ka Ramazani”, të cilën e kam dëgjuar me vite. E
dëgjoj, edhe sotekësajdite. Kohë, kur sot: nuk i kemi hajdutë vetëm
politikanët, por edhe hajdutët e “Allahut”.
Ndikime
të ndryshme që minojnë unitetin dhe identitetin kombëtar shqiptar. Deklarata e
Naim Tërnavës, ku ai shpallë, se: nuk është “shqiptar, por musliman”?! Është provokim fetar i hapur me
ideologji të huaja për të minuar identitetin shqiptar.
Heshtjen
e udhëheqësve tanë me shtruarjen e “iftareve” para kamerave televizive, duke
shkatërruar unitetin shqiptar dhe hapjen e hendekut antishqiptar. Tradhëti e votuesve që ua japin
besimin dhe votat për pushtet, poste partiake dhe pasuri.
Përzierja
e fesë me politikë është armiku më i madh i shqiptarëve dhe shtetit shqiptar. Rrugë e politikanëve dhe hoxhallarëve për larjen e mëkateve. E
blejnë dhe e shesin popullin shqiptar me “iftare”. Politikanë, që ende merren
me përralla fetare, dhe jo me politikë.
Vegëla
të pushtuesve dhe fuqive të
huaja, forcave antikombëtare, që Dje: e sabotuan pavarësinë e Shqipërisë,
vazhdojnë edhe Sot?! Përmes ideologjisë pro-osmanizmit me hoxhallarë dhe
politikanë antikombëtarë nga Perandoria Osmane dhe Serbia, përpiqen përsëri të
këthehen si okupatorë. Veprime fetare - politike kundër Shqipërisë dhe kombit
shqiptar, duke forcuar kolonën e pestë, e cila vazhdon edhe Sot: përpjekjet e
Serbisë dhe Turqisë për të ndarë dhe pushtuar Trojet Shqiptare.
Imami
i njohur çuditë: “Festa e pavarësisë është “haram”, myslimanë mos e festoni!”
Dhe, sipas tij “hallall” janë “iftaret”
e politikanëve dhe festa e Bajramit?!...
1.Shkop
druri me të cilin rrihet
lodra (tupani).