| E premte, 28.03.2025, 06:52 PM |
Shërbimi
i asaj pasdite
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Kur
kooperativat sa po vinin e po fironin ekonomikisht, mendjet përçude, andej nga Qëndrori në
Tiranë, shpikën "marifete" gjasme për t'i shpëtuar disi nga ky
rrënim, dhe, kur e kish marrë ferra uratën, ...
shpikën "dubluesit". Një mendje logjike e racionale
këta"dubluesit" i quante si një orëvajtje që me një aforizëm, mund të
shprehet kështu:në vend të vetullave, u
nxorri sytë. Dublues për kryetar, për agronom, për ekonomist dhe, për
mosvazhduar më tej, pa dyshim, dublues
edhe për sekretar byroje partie, se ndryshe nuk shtohej prodhimi.. e
plot dokrra të tjera që, sado bënin
"mu", nuk mund të hapje
gojën, se të prisnin gjuhën.
*
Nëse
e bëra këtë "digresion", nuk kam për qëllim të bëj analizën e atij
rrënimi, por ky tregim imi, e ka zanafillën, pikërisht kur
erdhën"dubluesët" nga qyteti. Erdhën, mirëseerdhën, por mua sytë tek
dubluesja si shefeplani. Unë nuk jam ekonomist dhe as kam punuar ndonjëherë në
zyrat e kooperativës, por...zyrat qenë mu matan gardhit të shkollës.Kjo,
dubluesja, quhej LULEDIELLI dhe, sa vura
re, qe e bukur si luledielli. Qe e
bukur, nuk qe e bukur siç hamendësoja unë, kjo nuk kish ardhur që të bënte
sfilatë bukurie në fshat, por të dublonte shefen e planit në kooperativë që,
pse t'i hamë hakën, qe ekonomiste me shkollë të lartë dhe nuk kish faj
ajo, pse bilanci në ekonominë e
kooperativës, qe inaktiv. Tani erdhi "dubluesja" dhe u zgjidh
"magjia".Dubluesja kishe"lapsin magjik" dhe aq.
Zyrat
afër, por dhe mensa qe po afër. Aty e takova LULEDIELLIN. Këta,
"dubluesit" dhe aty në mensë kishin trajtim të veçantë.Ndërsa ne,
mësuesët për çdo drekë hanim fasule, ata trajtoheshin
si"sojllinjë":hanin mish se kishin sakrifikuar "rehatin e
qytetit" dhe vinin të nxirrnin nga gërçi
ekonominë që po rrënohej.
*
Unë
tërë jetës gojën nuk e kam mbajtur mbyllur dhe, sa dëgjova emrin LULEDIELLI,
kalova në sulm:-Kaq u bëra dhe emër"Luledielli" nuk kam dëgjuar, por
ti ta gëzosh, -i them, - por kam edhe një pyetje tjetër. Mirë LULEDIELLI, por
as më thuaj a e ke gjetur
"diellin" nga kthen kokën? Ata që më njohin, se shpotitë i kam
radhë dhe sikur i nxjerrë nga xhepi, ia dhanë të qeshurit, kurse ajo,
LULEDIELLKA(kështu e thërrisja pas njohjes në mensë), në fillim u skuq nga ky
sullm pak"brutal" imi, po, tek u mat të përgjgjej, u përgjigj një"dublues" tjetër:-E
ka "diellin e saj" dhe mos i qaj hallin. Unë tani, sado që prisja të
hapte gojën ajo, shpotinë tjetër:-Epo i paça fatin atij
"dielli"!!! Sytë i hodha nga
ajo dhe, siç e çmova me mendjen time, ky prezantimi me të sikur qe jo vetëm i
veçantë, por pak si ashtu: unë i bija pragut që të dëgjonte dera.
Shiheshim,
pothuaj, për çdo ditë dhe unë:-Hë, si e ke"diellin"? Pyesja jo se më
dhimbej ajo, apo ai"dielli" i
saj, por për të krijuar pak anfinitet.
Ajo, kuqur-stërkuqur:mirë, mirë, por vetëm ti je që intetresohesh kaq shumë. Unë, si për ta zgjatur pak litarin
e bisedës:je jabanxheshë dhe ne, në fshat, i trajtojmë mirë jabaxhinjtë! Përskuqja sikur largohej pak nga pak dhe unë,
ngaqë matja me kutin tim, e ngisja
anijen në detin e kënaqësisë sime.
*
Kishte
ardhur pranvera dhe, pothuaj, kishte
shtrirë domenin e vet. Qe pasdite dhe më thirrën në zyrën e Këshillit të
fshatit. Aty dhe dubluesja apo
LULEDIELLKA. Dëgjo, - më tha sekretari i
byrosë së partisë, - do të lutem që të
shoqërosh këtë, të planit, deri tek shtëpia e X..., se, ngaqë me të bijën e tij,
ka bërë shkollën, vetëm kjo mund ta
bindë për të votuar.
Unë
mezi e prisja një vizitë tek X. që, ç'është e vërteta, e kishte shtëpinë dy orë
larg. Pranoj, me kënaqësi, -u thashë, se dua ta bindë LULEDIELLKËN se sa i
respektojmë jabanxhinjtë. Të tërë qeshën
dhe mua m'u kujtua ajo proverba që thotë:"Kur je në qejf, as zgjebja nuk
të ha".
*
U
nisëm.Fshati ynë ka një terren të thyer, me ngjitje e zbritje, kodra,
relativisht të buta, por, sidoqotë për dy orë, edhe ndien lodhje. Unë lashë atë
të printe, kur rruga qe e ngushtë dhe, kur mundej, përbri njëri-tjetrit. Tani,
- i thashë, - më trego për atë"diellin" tënd. Më tregoi se qe nëpunës
në komitet të rrethit dhe me profesion qe jurist. Me demek, njeri i ligjeve. E
mirë, mirë, por në këtë mjedis pranveror dhe, kur kam përbri, një bukuroshe si
kjo, nuk pyes as për ligj dhe as për moral.Dhe, sikur po thosha me vete
diçka, recitova: "... dhe kështu
një copë herë.kuvenduan ata të dy..."
Ajo
u kthye nga unë. Çfarë po thuaj? M'u
kujtua një poezi e MIHAIL ISAKOVSKIT"Në udhëkryq" se është si e
shkruar për ne:" Dhe kështu një copë herë
Kuvenduan
ata të dy
Rreth
e qark, pranverë
Ata
"hahen" sy me sy".Ti, natyrisht, -fillova mbrojtjen-sulm unë,
ke"diellin" tënd, por unë i dua poezitë e tij dhe m'u bë se na rrinin
për shtat. E pashë që një re, pak turbulluese, kaloi kalimthi mbi fytyrën e saj
dhe unë e shtova dozën e sulmit. Është ai poeti , -thashë unë, - që ka shkruar
atë këngën për "Katjushën" dhe fillova të këndoj:- Buzë lumit doli
Katjusha
Atje,
pranë ujët e lumit valëzon/...
Deshi
nuk deshi, ndaloi dhe po më dëgjonte. Siç vija re, LULEDIELLKA sikur po e varte kokën nga unë.
Dëgjo, - i thashë, - sikur të dije një nga poezitë më të bukura të tij, nuk
kishe si mos e mësoje përmendësh si unë. Kurioziteti i saj sikur u shtua. -Se
mos është e gjatë?-pyeti dyshuese ajo.
Së
pari, po ta them duke ikur, ashtu në
"vija të trasha". ishin dy(kështu si ne) dhe ai i tha;-Dua të të
puth.Ajo i tha:-Nuk pranoj. Djali iku, i zemëruar. Vajza u thye shpirtërisht. Tani unë e lashë biesdën dhe kalova në
ligjëratë të drejtë: "... unë do t'ju kisha puthur/nese më lejon
ti!!! Ajo:"Natyrisht, nuk pranoj
dhe kurrë një gjë të tillë, unë askujt nuk ia lejoi/" Kurioziteti i saj po
e ngrinte kurbën dhe unë, tek ndiqja me sy, ç'po ndodhte, e zbraza:"Dhe djaloshi u pikëllua/ E po
ndahej, i zemëruar/Domethënë, nuk ta mbush synë/Më mirë, mos u kisha
takuar!" U mbusha me frymë, mirë e
mirë dhe i thashë:-Ja ç'bëri ajo...
"Drejt në sy e shikoi/Meqë është kështu kjo punë/Puthëm se unë të
lejojë... dhe e putha LULEDIELLKLËN mu tek "rrugëza" unë. Sosëm tek
shtëpia X..., e bindëm atë për të votuar dhe, tek po ktheheshim për tek
zyrat, nuk u morëm më me ISAKOVSKIN, por me JERONIM DE
RADËN.: Milasoa, pasi u"ndreq" me RINËN, këndon:"Ne po
ktheheshim së andejmi/gjembat që vareshin udhës/ s'e gërvishnin atë vashëz/unë
me llërët krejt përveshur që nga ballët, ia shterja... Po si mund ta lija të
gërvishnin, LULEDIELLKËN? A nuk kam thënë që fshati ynë i do shumë
jabanxhijtë? Ah, ai shërbim i asaj
pasdite, në një ditë pranvere, mesviteve
'80-të të shekullit tjetër!
Tiranë, 22-25 mars 2025