Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albulena Pllana Breznica: Thesari i Kosovës sime

| E marte, 25.03.2025, 07:53 PM |


Albulena Pllana Breznica

THESARI I KOSOVËS SIME

Kosova ime e dashur

Me fëmijë të shëndoshë,

Me vasha e djem të bukur

Me pak

Njerëz në moshë.

Të lashtë e ka historinë

Gjithmonë luftëtare e panënshtruar,

Shumë rrebelë e armiq të ndytë

Përherë e kanë

Sulmuar.

Çdo herë dijti të mbrohet

I tërë populli në mbrojtje si vetima,

Që nga Ilirët-stërgjyshërit tanë

Kishte luftëtarë

Trima.

Në veri ka male të dendura

Nën tokë shumë plumb e argjend,

Ca lumenj të shpejtë si rrufe

E bëjnë të bukur

Këtë vend.

Në qendër të Kosovës

Basene plotë qymyr linjit,

Shtresa deri në qindra metra

Do të delë

Në dritë.

Në lindje male të shumta

Nën to xehe porcelani,

Sofrat i kemi të mbushura plot

Tanimë nuk sundon

Sulltani.

Në perëndim lumenj e male

Nën to xehe kromi e magneziti,

Liqene e shpella mermeri të bukura

Universiteti i Prishtinës

Kosovën në dritë e qiti.

Në jug malet e Sharrit krenar

Nën to xehe për anije kozmike,

E bukur dhe e dashur Kosova ime

Me burra të fortë

Tokë heroike.

Katër stinët e vitit të gjata njësoj

Në jugperëndim klima mediterane,

E zbukurojnë në çdo tre muaj përherë

Popullatën dhe natyrën

E kësaj ane.

Fushat e gjera me sukat e pjerrëta

Kultivojnë pemë, perime, grurë e rrush,

Plot bereqet jep Kosova ime e dashur

Në vjeshtë hambarët

Përplot i mbush.

QYTETI I VENDLINDJES SIME

(Qyteti i Vushtrrisë)

Sot erdhën ditë të mira

Qyteti ka ndryshuar në tërësi,

Ka shkolla fillore e gjimnaze

Janë bërë shumë mrekulli.

Rrugë të asfaltuara

Dyqane anëpërqark,

Ka ndryshuar pamjen çdo gjë

Me lulishte e park.

Kalaja shpesh vizitohet

Nga pleq e të ri,

Mësohen shumë gjëra nga e kaluara

Që ngelën në histori.

Në periferi ura e vjetër

E ndërtuar me gurë e rrasa,

Thuase mba në mend

Me dhjetëra gjenerata.

Kaluan mbi te shumë kalorës

Harqet janë simetrikë,

Pikëtakime bëheshin përherë

Me dasmorë e miq.

Mbi te hedhnin valle

Shumë dasmorë,

Nuses i vënin mbi ballë

Peshqeshe e kurorë.

Sot ka mbetur ura

Fare pa u rrënuar,

Zbukuron qytetin

Ndihem e gëzuar.

Një renovim i vogël

Fare pa rrënime,

Do ta bëjë madhështore

Urën e vendlindjes sime.

Në mes është hamami

Me kulmet gurore,

Akoma pranon nevojtarët

Për ngrohje trupore.

Aty kam të parët

Gjyshin, axhallarët e farefisin,

Me presin krah hapur

Përherë me gostisin.

Edhe lojrat që zhvillohen

Për mua janë me rëndësi

Përherë mbesin të freskëta

Atje ka shumë të rinj.

Vendlindja nuk harrohet

Aty gjej prehje e qetësi,

E vizitoj me plot dëshirë

Shëtis me kënaqësi.

NËNAT TONA

Nga historia kam mësuar

Për shumë fakte e ndodhi,

Për qëndresën e nënave tona

Për të shtrenjtën liri.

Merita të shumta

Kanë nënloket tona,

Që kishin punuar përherë

Deri në orët e vona.

Kishin ndihmuar familjet

Respekt për burra e punë,

Pothuaj përherë të fundit

Kishin rënë në gjumë.

Të qëndrueshme e krenare

Kishin lindur fëmijë si petrita,

I kishin dhuruar atdheut

Vasha si sorkadhe e djem granita.

Kohërat më të liga i kishin kaluar

Pa u dorëzuar dot,

Përherë të forta e bujare

Kurrë pa u përlotë.

Nënloket tona bujare

I vunë themelet e historisë,

Duke qëndruar heroikisht

Në valët e stuhisë.

Nënat tona kërkojnë respekt

Janë krenare për veprimtari të gjata,

Tani ne të rinjtë duhet t‘i nderojmë

Për ditëlindje e festa

Me mirënjohje e dhurata.