Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Berisha: A do të zgjohemi përpara se të jetë vonë?

| E hene, 24.03.2025, 07:55 PM |


A DO TË ZGJOHEMI PËRPARA SE TË JETË VONË?

Nga Kastriot Berisha

Historia na ka treguar se asnjë komb nuk zhduket brenda natës. Fillimisht, ai dobësohet nga brenda, identiteti i tij zbehet, njerëzit e tij ndahen dhe, kur vjen momenti vendimtar, askush nuk i del në mbrojtje. Sot, shqiptarët po përballen me një rrezik të tillë – jo një rrezik të hapur, por një strategji të heshtur e të mirëplanifikuar për t’i ndryshuar, për t’i përçarë dhe për t’i bërë të papranueshëm për Perëndimin.

Serbia e di shumë mirë se një shqiptar i lidhur me rrënjët e tij, me kulturën dhe identitetin e tij evropian, është një pengesë shum e madhe për qëllimet e saj. Prandaj, ajo ka vite që lëviz çdo gur për të nxitur një islamizim ekstrem ndër shqiptarë, një islamizim që nuk ka lidhje me traditën tonë, por që është i importuar nga ata që s’kanë interes për ne përveçse të na përdorin si mjete për lojërat e tyre. Dhe përse? Sepse një shqiptar i tillë nuk do të ketë më mbështetjen e Perëndimit dhe Amerikës. Sepse një shqiptar i tillë do të shndërrohet në një problem që askush nuk do ta mbrojë.

Duke u bazuar në ndryshimet e mëdha të politikave globale, veçanërisht në rritjen e ekstremit të djathtë në Europë dhe SHBA, situata bëhet edhe më e rrezikshme. Forcat politike që dikur mbronin pluralizmin dhe diversitetin tani po shndërrohen në mbështetëse të linjave të ashpra anti-emigracion, anti-islam dhe në shumë raste anti-shqiptare. E majta liberale që dikur ofronte njëfarë mbrojtjeje po humbet terren, ndërsa e djathta ekstreme po fiton pushtet dhe po përcakton agjendën globale. Dhe kur kjo ndodh, kur Perëndimi shikon një popull që po radikalizohet dhe po ndryshon identitetin e tij, çfarë do të bëjë? Do të mbyllë dyert. Do të na braktisë. Do të thotë: Nuk jeni më aleatët tanë.

Shikoni Palestinën, shikoni Sirinë – vende të shkatërruara, popuj të lënë në mëshirë të fatit, njerëz të shpërndarë nëpër botë, pa shtet, pa mbështetje, pa shpresë.nese nuk reflektojm një ditë do të na ndodhë edhe neve e njëjta gjë. A kemi ne luksin të qëndrojmë pasivë ndaj ketyre dukurive ekstrem te rrezikshme?

Ata që e duan këtë vend dhe këtë komb duhet të hapin sytë sa më shpejt. Ne nuk kemi arritur deri këtu për të humbur gjithçka në një proces të sigurt, të asimilimit dhe shkatërrimit. Dëshmorët tanë nuk, kanë derdhur gjak dhe nuk kanë sakrifikuar shekuj me radhë për të përfunduar të braktisur nga të gjithë, për të na thënë nesër: Shkoni edhe ju në Turqi, sepse atje e keni vendin,

Nëse nuk zgjohemi tani, nesër do të jetë tepër vonë.

https://www.facebook.com/kastro.kastroo