| E diele, 23.03.2025, 06:53 PM |
Sabile Keçmezi-Basha
TAKIMI
NË TIVAR
(Babait
tim, Shaqir Keçmezit)
Sot,
Baba
U
takuam përsëri
Sabile
Keçmezi-Basha
Në
Tivar
Në
veshë më ushtin malet
Nga
rafalët
Ku
je baba
Vetë
më the
Se
linde nga katrahura
Nga
këto brigje
Cullak
nga blerimi.
Më
the
Se
me sytë e tu i pe
kafka
si bartte gjymtyrët
Nga
trupat e shkërmoqur
Më
the
Se
vdekja të luante lojën
Të qëndronte karshi
Duke
të qitur gjuhën
Lavire...
kishin
jehuar malet
Tradhtia
përbindësh ishte
Në
përtej kohë.
Sot,
homazh bëra në Monopollin e duhanit
Për
të gjithë ata
Që
Ti kurrë nuk i takove
Në
vaporin për Triesten e premtuar.
Unë
ende po të pres
Këtu...
Në
takimin e premtuar
Baba,
takohemi sot
Në
këtë fushë të kuqe
Më
the
Se
më pritje mua
Në
rrasë të gurit
Unë
erdha...
Të
flasë me ty...
Ku
je...
Ku
je...
Babaaaaaa
Gjithandej
U
trazua deti