| E diele, 23.03.2025, 06:54 PM |
Zgjedhjet e brendshme, shpëtim i vetëm për LDK-në!
Pas kërkesës publike të deputetit Avdullah Hoti për
ndërrimin e kryetarit të partisë, kanë filluar të shtohen zërat për ndryshime
brenda LDK-së, bashkë me ketë edhe lakimi i emrave të mundshëm për
kryetar të partisë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Reformat
piramidale gjymtuan LDK-në
Ky është një momentum i ri reflektimi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, jo vetëm nga drejtuesit në Kryesinë Qendore në Prishtinë, por, për të gjitha Degët dhe Nëndegët gjithandej Kosovës dhe në Diasporë, për ta shpëtuar ndarjen e tretë fatale të LDK-së në pragë të zgjedhjeve lokale të vjeshtës së këtij viti.
Që
kjo të mos ndodhë, LDK-ja duhet ta harrojë pushtetin (e pamerituar) qendror dhe
t'i kthehet konsolidimit të brendshëm, të munguar tani e dy dekada më parë!
Pasi kanë kaluar më tepër se dy dekada që
kur LDK-ja nuk ka organizuar zgjedhje të mirëfillta dhe demokratike brenda
strukturave të saj!
Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe
demokratike ka stopuar ndryshimet dhe reformat substanciale.
Pas vitit 2010 e këndej, në vend të
zgjedhjeve të lira dhe demokratike në LDK u instaluan 'Zgjedhjet
Aklamacioniste' me lista të mbyllura dhe pa kundërkandidat!
Në vend të reformava nga poshtë-lartë u
aplikuan 'reformat piramidale', nga të cilat u gjymtua rrita dhe ngritja e
LDK-së!
Emërimet në krye të Degëve dhe Nëndegëve
në vend të zgjedhjeve të lira dhe demokratike prodhuan centralizimin e
pushtetit qendror dhe defaktorizim, përkatësisht demoralizim të elektoratit
rugovian të LDK-së!
Këtij demoralizimi dhe demonizimi të
veprimtarëve të LDK-së i kontribuan koalicionet e panatyrshme me rivalët
politik në kundërshtim me vullnetin e elektoratit besnik.
Kjo çoj në pasivizimin e elektoratit, përkatësisht, të demotivimit për dalje në zgjedhje, ku për pasojë erdhi deri tek degëdisja dhe lëvizja e elektoratit të LDK-së drejt partive të tjera, përfshirë edhe ato rivale!
Si të parandalohet ndarja e tretë?!
Mirëpo,
kjo nuk u bë asnjëherë pengesë për lidershipin autokrat të LDK-së, i cili më
përbuzje thoshte, "Ne nuk e pyesim elektoratin për koalicione
paszgjedhore"!
Deklarimet
e tilla e irrituan në masë të madhe elektoratin e LDK-së për mosdalje në
zgjedhje si e vetmja mënyrë për ndëshkimin e lidershipit të papërgjegjshëm.
Kuvendi i VI-të apo 'Kuvendi i Karrigeve'
e prodhoj ndarjen e parë, kurse zgedhjet paralamentare të vitit 2021 e prodhuan
ndarjen e dytë fatkeqe, nga e cila LDK doli më e dëmtuar se asnjëherë më parë!
Nuk po i permendi shkaktarët e dy
ndarjeve të para, pasi na janë të njohura të gjithëve!
Mospërfillja e vullnetit të elektoratit
në njërën anë dhe mosmbajtja e premtimeve elektorale i prodhoj dy ndarjet e
para!
Problemi është si të ndalet ndarja e
tretë dhe fatale për LDK-në!
Jemi në situatë, që edhe po deshi, LDK-ja
nuk mund t'i fshehë më çarjet e pakënaqësitë e brendshme të ardhura si pasojë e
papjekurisë politike të kryetarit aktual, i cili në vend të respektimit të
vlerave dhe kontributit të veprimtarëve themeltarë, përparësi ju dha
mercenarëve dhe parashutistëve në LDK!
Lakimi i emrave të mundshëm për kryetar të ri partisë, jo vetëm që nuk e ndihmon procesin e reformimit, e favorizon ndarjen e tretë, e cila do të jetë fatale për LDK-në.
Pozita e tretë nuk ia jepë komoditetin askujt për vetëkënaqësi në LDK. Secili anëtarë i partisë që ia don të mirën LDK-së duhet të bëjë presion tek 'Kryesia Qendrore' për organizimin e një procesi të brendshëm zgjedhor, si kusht të domosdoshëm dhe të vetëm për shpëtimin nga ndarja e tretë dhe fatale për LDK-në në pragë të zgjedhjeve lokale.