Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Nga dhoma e krijimeve

| E diele, 23.03.2025, 06:32 PM |


Atdhe Geci

NGA DHOMA KRIJIMEVE

Në gjirin e atdheut kudo po kthehet

shpresa, dhe, një  botë    poetike

pjesë të atdheut bashkë po festojnë

ditën e gjuhës shqipe dhe t´flamurit

Në dhomën e krijimeve erdhi muza

që ti thyej sa mure të mbetur anash

plagët e jetës  janë  vuajtje të rënda

veprat e mendjes  janë  stuhi zemre

Një ndërrim  i  heshtur  janë  stinët

qershitë me lule, pemët në lulëzim

në Prishtinë  i vetëm shëtit Atdheu

bijtë e një kombi sot po miqësohen

Kosova  çdo  ditë po bëhet e bukur

populli ynë po ndjehet më i lumtur

ëndrrave tona po  i  shtohen ëndrra

krijime dhe vepra me më të ardhme

Të tëra kohët po i kthehen Atdheut

kjo kohë ne  jemi krijimi për nesër

në gjirin e kombit po kthehet Iliria

brenda Ilirisë janë të tëra territoret!...

Atdhe Geci - Poezi nga libri në dorëshkrim "Iliada shqiptare"