Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hamza Halabaku: Mos ke frikë

| E enjte, 20.03.2025, 07:52 PM |


Hamza Halabaku

MOS KE FRIKË

Ku mbete vargu im

strofa ime e butë?

Nga trete n´amshim,

Poezia ime e përvutë?

Të kërkoj në Prishtinë,

n´Ulqin, e në Bavari...

Në tërë Shqipërinë

nuk të gjej në dete,

As në mal e në verri...

Në fusha nuk je,

as  në letrat e mia...

Pse ike nëpër re?

Nuk të gjej te shtëpia,

Këngë ku mbin dashuria!

Nga vallë e mbolli era

Mesazhin që jep poezia?

Eja kur bulon pranvera!

Nga unë mos të kesh frikë,

Se përtërihet pleqëria...