| E hene, 17.03.2025, 07:54 PM |
Fati politik i shqiptarëve në ish IRJM, në duart e jeniçerëve pa identited dhe pa vetëdije kombëtare
Nga
Afrim Fanda
Në
kohërat më të vështira dhe të pasigurta për gjithë Evropën në përgjithësi, dhe
për shqiptarët në veçanti, fati politik i shqiptarëve në ish IRJM ndodhet në duart klasës më të
papërgjegjshme në historinë e shqiptarëve.
Ndodhet në duart e hoxhallarëve dhe haxhilerëve injorantë në shërbim të
ortodoksisë antishqiptare panslaviste. Ndodhet në duart e jeniçerëve pa
identitet dhe pa vetëdije kombëtare, pa ndërgjegje dhe pa integritet moral, të
cilët shesin interesat e shqiptarëve hapur, në pikë të ditës pushtetit
shovinist antishqiptar me një kryeministër antishqiptar, mediokër i cili hapur
dhe me arogancë shpreh synimet antishqiptare para opinonit vendor dhe të huaj.
Kështu,
kryemnistri Mickovski, para pak ditësh, në konferencën “CPAC” në Uashington,
gënjeu hapur publikun amerikan duke shtrembëruar realitetin e strukturës së
popullsisë në ish IRJM, duke paraqitur “maqedonasit” si popull shumicë me dy të
tretat e popullsisë, dhe duke futur shqiptarët në grupin e “të tjerëve”, bashkë me turqit, romët,
serbët, boshnjakët... që sipas tij përfaqësojnë të gjithë së bashku një të
tretat e popullsisë. Kryeministri gënjeshtar “harroi” se edhe sipas rezultateve
të censusit të fundit të kontestuar nga të gjithë fqinjët, të publikuara në
vitin 2022, “maqedonasit” paraqesin 54.2 % të popullsisë, shqiptarët 29.5%,
turqit 3,98%, romët 2,3% dhe serbët 1,2%, ndërsa pakicat e tjera veç e veç nuk
kalojnë pragun e 1% të popullsisë.
Dhe
asnje parti shqiptare në ish IRJM nuk reagoi për këtë gënjeshtër të
kryeminsitrit, me synime të qarta antishqiptare. Nuk reagoi as Tirana zyrtare, ndërkohë që
Prishtina zyrtare e udhëhequr nga Lëvizja për Vetëvendosje vazhdon muajin e
mjaltit me VMRO-në, partnerin e tyre të koalicion në qeverinë e ish IRJM. Madje
qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, vlerëson kaq lart qeverisjen antishqiptare
të VMRO dhe LSDM, saqë këto ditë angazhoi Nikola Dimitrov ish ministrin e
jashtëm të ish IRJM, për këshilltar të qeverisë që drejton.
Kryeministri
Mickovski, fajësoi përfqësuesit politik të shqiptarëve në qeverinë paraprake,
se kanë negocijuar dhe shitur “identitetin e tij maqedonas” dhe “gjuhën e tij
maqedonase”, duke akuzuar konkretisht Bujar Osmanin, ish minister i jashtem nga
rradhët e BDI-së. E jeniçerët shqiptarë pa dinjitet, në pushtet dhe opozitë, në
vend se ti thonë kryeministrit histerik se identiteti nuk mund të përvetësohet,
as të blihet e as të shitet, ndaj për gjuhën dhe historinë e përvetësuar ta
zgjidhi me Bullgarinë, e ndërkohë të angazhohen për t’i dalur zot terrritorit
të tyre të prvetësuar, kishave dhe manastireve të përvetësuara, e bashkë me
grekët dhe bullgarët ti dalin zot edhe
emrit “Maqedoni”, ata lëvdohen publikisht se sa shumë kanë bërë për të
mbrojtur identitetin dhe gjuhën e përvetësuar “maqedonase”, pa bërë asgjë për
të drejtat kolektive të shqiptarëve.
Ndaj
ish ministri i jashtëm Bujar Osmani, duke ju përgjigjur kryeministrit Mickovski
u krenua se ai ka bërë për gjuhën maqedonase më shumë se kushdo tjetër. Për
hoxhën deputet Adnan Azizi, kryeministrin Mickovski “nuk ka ngarkesë
nacionaliste dhe me racionalitet u qaset temave”. Ali Ahmeti, i cili pasi “shkatroi”
Jugosllavinë, tani po kujdeset me shumë emocione për “Jugosllavinë e vogël” të
quajtur “Maqedoni”, aq, sa që është
shumë i brengosur se “nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt
do ti mbetet Maqedonia”. Ministri i Mickovskit, Fatmir Limani, pas refuzimit të
vizës për SHBA, shprehet publikisht i penduar për “veprimtarinë e tij
atdhetare”, duke sqaruar se ka flijuar gjithëçka, “për të riatdhesuar Ali
Ahmetin, bashkë me fëmijët dhe shokët e tij, në vendëlindje me forma dhe mënyra
të palejueshme nga ligjet ndërkombëtare”.
Ndaj këshillon gjeneratat pasuese “që të jenë të kujdes'shëm, për çka
vetëmohohen”!?
E,
pikërisht gjatë këtyre ditëve të ramazanit, derisa këta më sipër aktronin rolin
e besimtarit të devotshëm , mediat e blera në gjuhën shqipe heshtën por mediat
në gjuhën “maqedonase” njoftuan për hajdutërinë e rradhës të kësaj klase
politike, e veshur me petkun e besimtarit të devotshëm musliman.
Por
a beson hajduti dhe tradhtari në zot!?
https://www.facebook.com/afrim.fanda