| E hene, 17.03.2025, 07:55 PM |
60 vjetori i fjetjes në amëshim të Marathonomakut të mendimit shqiptar
Nga
Dorian Koçi
Imzot
Noli, është e mjerueshme që 60 vjetori i shuarjes Tuaj në amëshim të kalonte në
heshtje në Shqipëri. Mesa duket në rastin më të keq idetë dhe vizionet e tua
për Shqipërinë ende shqetsojnë "shakaxhinjtë e përparimit" që nën
petkun e historianëve, kritikëve , estetëve përpiqen të zvogëlojnë veprën tënde
dhe në rastin më të mirë institucionet e kujtesës historike e shoqërore i
kushtojnë më tepër kohë teorive të menaxhimit
efikas sesa përmbajtjes.
Fan
Noli iu duk i çuditshëm shoqërisë
shqiptare , si i rënë nga qielli kur u thoshte shqiptarëve se pasuria
nëntokësore që gjendej në tokë të bejlerëve u përkiste të gjithëve dhe shteti
do bënte më të mirën për ta shitur e për të përfituar të gjithë. Iu duk i
pafuqishëm ky njeri që thoshte që do t‘u jepte tokë dhe ndërsa fuqitë e
Vrangelit dhe bateritë serbe rrihnin kryeqytetin për të sjellë Zogollin, ai
luante klarinetë dhe lutej që “fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë”.
E
deshën shumë pak fqinjët se do t’u vinte kufirin tek thana, ndaj u bënë të
gjithë bashkë me Pashic, Musolin e qeveritarë grekë për të mos e njohur e për
ta përmbysur. Mirëpo këtë mëri të fqinjëve, ata të tjerët që kishin rendur në
Beograd nga zemërimi popullor i vrasjes së Avni Rustemit e quanin “legjitime”,
politikë të drejtë dhe sukses të tyre.
E
cilësuan aventurier, sepse kërkonte të sillte qytetërim dhe barazi në një vend
që s’kish ndryshuar për qindra vite me radhë. Gëzonin dhe fërkonin duart që ai
s’i njihte dredhitë e vogla orientale të mësuar në oborre pashallarësh dhe që u
jepnin përparësi që pushtetin e tyre ta shisnin për përparim. Disa historianë e
quajnë sot këtë gjë, zotësi të kundërshtarëve të tij, zgjuarsi që buronte nga
natyra e tyre popullore. Në fakt nuk është çudi që prej shekujsh në Shqipëri
adhurohet i ligu dhe hileqari, që ka mundësi të ta hedhë dhe poshtërojë tjetrin sesa vizionari dhe misionari që
mundohet të mbjellë farën e ndryshimit. Fati i personazhit të quajtur Plug të
Konicës në “Katër Përralla nga Zuzulandi” ka ndjekur gjithmonë fatin e
idealistëve në Shqipëri.
Gjithsesi
Fan Noli s’u mërzit kurrë me vendin e vet e mbeti fisnik deri në palcë. E deshi
Shqipërinë më shumë se vetja dhe përherë i vinte keq për teatrin mizerabël që
kishin ndërtuar “dallkaukët” dhe “kopukët” dhe “turmat pa tru”.
I
paepur vazhdoi të kulturonte veten dhe kombin e vet me përkthimet dhe letërsinë
që krijonte, duke u dhuruar shqiptarëve vargje të mrekullueshme dhe vepra të
klasikëve i bindur se një ditë fjalimi i Mark Antonit te “Jul Qesari” do të
kuptohej nga brezat që vinë. Ndjekjet e atyre që s’e deshën e përndoqën deri në
Amerikë, ku hapnin fjalë se peshkopi që kish synuar reforma në vendin e vet
ishte Peshkop i “kuq”, një akuze që i tejkalonte dhe përndjekjet e Komisionit MacCarthy
dhe që shumë “studiues” të sotëm i përsërisin herë pas here si “pafajësisht”
për të baraspeshuar traktatet e bashkëpunimit me të huajt që nënshkruan të
tjerë.
Imzot
Noli ju mbeteni gjallë në ndërgjegjen e kombit, një maratonomak që përcjell
lajmin e fitores të së mirës mbi të keqen, të së drejtës mbi padrejtësinë, të
përparimit mbi prapambetjen.
RRENT, OR MARATHONOMAK
Rent,
or rent, rent e u thuaj
Se
u çthur ordi e huaj,
Se
betejën e fituam
Dhe
qytetin e shpëtuam!
Rent,
or rent,
Rent,
or Marathonomak!
Kap
një degë prej dafine
Dhe
vërtitesh ndaj Athine,
Nëpër
fush' e brek mi brek
Këmba
tokën as t'a prek,
Hip'
e zbrit,
Petrit,
Marathonomak!
Ke
një plagë, po s'e the,
Djers'
e gjak pikon për-dhe;
Do
që ti të jesh i pari,
Për
triumfin lajmëtari
Flamur-gjak,
Kuqo,
Marathonomak!
T'u
tha gryka, po s'të pihet,
T'u
mpi këmba, po s'të rrihet,
Se
mileti po të pret,
Ankthi
zëmrat ua vret,
Vrer
e tmerr,
Shpejt,
or Marathonomak!
Kurrë
kaqë s'dogji djelli
Dhe
si plumb s'rëndovi qjelli,
Kurr'
aq ëmbël' e bukur s'ftoj
Hij'
e lisit edhe kroj;
Turru
tej,
Tutje,
or Marathonomak!
Vapa
mbyt e pluhri nxin
Ferra
çjerr e guri grin
Afsha
gjoksin përvëlon
Syrin
avulli verbon;
Ur'
e prush,
Furr',
or Marathonomak!
Gryka
si gjyryk të çfryn
Prej
Vullkani flag' e tym
Se
ç'vëngon e se ç'gulçon,
Zëmra
brinjët t'i çkallmon
Me
tokmak,
Mbahu,
or Marathonomak!
Nëna,
motra, nusja dalin,
Ngrehin
krahët të të ndalin,
Mos,
se s'janë veç Najada
Magjistrica
dhe Driada;
Lark,
or lark,
Lark,
or Marathonomak!
Hajde,
ja Akropolia,
Ja
qyteti e njerëzia
Që
të pan' e që të çquan
Dhe
fuqinë t'a rishtuan
Ha
dhe pak,
Hajde,
or Marathonomak!
Ja,
arrive, ua the:
Ç'gas
e ç'helm qe kjo myzhde!
"E
fituam!", brohorite
Dhe
për tok' u-përpëlite;
Vdiq,
or vdiq!
Vdiqe,
or Marathonomak!
Rent
kudo, dyke bërtitur,
Nëpër
shekuj faqe-ndritur,
Se
i vogli shtrin viganin
Dhe
i shtypuri tiranin,
Veç
e tok,
Tok,
or Marathonomak!