| E premte, 14.03.2025, 07:35 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Mendja
dhe zemra
Gjatë
fushatës për pushtet lokal,
Mendja
i thotë zemrës ngadalë:
-
Mos nxito moj zemrushja ime,
Politika
si shpesh të lë pa çmime.
Pa
vlera, pa ndjenja dhe pa tru,
Sikur
një kungull ngulur në hu,
Kot
brohorit me nder në pazar
S’ta
vë veshin askush për farë.
Nëpër
mandate sa kishe pushtet,
Bishtin
e mbaje gjithnjë përpjetë,
Tani,
që erdhi koha si për çudi,
Të
del përpara, një realitet i ri.
Ta
bënë me dije për pak kujdes,
Politika
nuk është vetëm interes,
Por,
një art i fjalës me demagogji
Që
të mban në krah e s’të jep gji.
Zemra
zemërohet, rrit pulsin shpejt,
Pse
moj mendje, je kaq mendjelehtë,
Gjërat
nuk merren ashtu pamenduar
N’garat
zgjedhore del bythpërvëluar.
Me
sa palë mend, të zuri taksirati,
Kujtove
përherë të buzëqesh fati.
Mirëpo,
kësaj radhe nuk korre fitore,
U
zure të keqen, me pelë për dore.
Për
të dhënë llogari rend e për rend,
Kush
e pat për zemër e kush për mend.
Vota
është ajo, për të marrë ndëshkim,
Ndaj
politikanëve, që s’mbajnë premtim!