| E enjte, 13.03.2025, 08:40 PM |
PLAK
NË PROCES…
Albert HABAZAJ
Nuk
më vjen mirë, assesi jo
Që
kujtoj moshën qysh në mëngjes,
Po
s’kam ç’të bëj, se domosdo
Po
nis udhën si plak në proces...
Kam
udhëtuar mirë, si idealist,
Idealist
i heroikës tragjike,
Me
detin e Fatos Arapin në shpirt
Askurrë
sulmues për një karrige.
Mirë
kam udhëtuar. Dhe mund të kem shkarë
Veç,
pa qëllim, pa të keq e prapë jam ngritur,
Nuk
kam qenë, se s’mund të jem kurrë ushtar
Symbyllur
i rreshtit të kuq apo blu gatitur.
Erdhi
ora e troket dita e pensionimit
Më
dhembin zhgënjimet, pak hare që pata shuhet,
Dhe
prapë do të jem në furtunë të udhëtimit
Më
vjen keq se liria tek ne shumë druhet.
Idealist
më gjeti pleqëra në proces
Zhgënjimet
e shpresës dhe besimit rrodhën,
Visarin
e ndershmërisë as në ëndrra s’e shes
Pa
të tjerat, eee, le t’i mbledhë ulluku i kohës...
Ujë i Ftohtë, Vlorë, e
enjte, 13.04.2025