| E hene, 10.03.2025, 07:56 PM |
“BUKË
PA MIELL”
NGA
KALOSH ÇELIKU
Përditë,
kur dilja nga shtëpia e Gruas besnike, e shihja një “furgon” me firmën
reklamuese: “BUKË PA MIELL”?! Firmë e re, në Shkup Ditën e Sotshme. Nuk e kisha
dëgjuar si nxënës gjatë Shkollës Normale “Zef Lush Marku”. As, gjatë punës dhe
jetës arsimore dhe kulturore mbi tridhjetë vite në këtë Kryeqytet ish
jugosllav, i ndarë në dy pjesë nga vetë Natyra: me Lumin Vardar, dhe “Urën e
Gurit”. Edhe, sot: nga partitë politike, maqedonase, dhe shqiptare.
Fatkeqësisht,
edhe Sotekësaj dite ka mbetur i ndarë në dy pjesë Shkupi Historik nga Partitë
politike: maqedonase, dhe shqiptare?!
Asesi,
tridhjetë vite me radhë në pushtet dhe opozitë të merren vesh si “vëllezër” të
partive politike, ta ndajnë pushtetin me “fitore” pas zgjedhjeve lokale dhe
parlamentare. Shkupin, ta shpallin si Kryeqytet i përbashkët.
Nuk
e di, as edhe kush i “shiste” dhe blente ato “bukë pa miell” nga ai “furgon”.
Njësoj, si partitë politike me vite të “vëllazërim-bashkimit” në pushtet, dhe
opozitë me propagandën e politikës “madhore”. Që, silleshin nateditë pa krye në
Lagjen e Shkupit, ku banoja unë me vite në shtëpinë e Babait, që e bleva me
pasurinë trashëgimtare brez pas brezi. Nuk m’i dhuroi shteti i “përbashkët”
komunist jugosllav. Nuk mi dhuroi, as Nënë Partia Politike Komuniste. As, këto
Parti Politike maqedonase dhe Shqiptare “demokratike” Neokomuniste, në Ditën e
Sotshme me brekët ende nëpër këmbë.
Nuk
ua vura aq shumë veshin si shkrimtar shqiptar në një shtet ende ish komunist me
pak shpirt jugosllav. Këmbekrye, nateditë në Legen. Lapsin me Dy tyta me një
fishek ende në gojë. Dhe, tetë të tjerë në bark. Armëve të mia luftarake brez
pas brezi në Luftë për barazi kombëtare. Dhe, Liri.
Një
ditë, papritmas ai “furgon” ishte parkuar para Derës Madhe të shtëpisë, dhe ma
kishte zënë hyrjen në shtëpi me “Bukë pa miell”?!
Reagova
si fillim provokimi, dola jashtë oborrit, dhe dy fshisat e xhamave të parë ia çova përpjetë mu
si Sali Berisha i Partisë Demokratike të Shqipërisë për pushtet. Pamarrë
parasysh, se: unë, nuk bëja luftë për pushtet, isha ende gjithë jetën në
opozitë. Edhe përtej Vdekjes. Liri, dhe Shtet të “përbashkët” mes librave.
Edhe, i shkrepa dy-tri “plumba”, fotografi nga celulari im personal me porosi:
mos parko më para derës të Shtëpisë!
Edhe
pse, e dija si shkrimtar Katundi: nuk, ka “bukë pa miell”, por bukë me miell
Natyre: gruri, misëri. Ose, thekre nëpër hambarët e Shtëpisë të Babait. Arave
pjellore, rrëzë “Çuke”. Perveç, armëve brez pas brezi fshehur hatullave nën
cati në shtëpi, tymeflakë kundër armikut shekullor edhe maleve.
Megjithatë,
e dija edhe një rrugë tjetër përmes
dëllinjave. Hijet e dardhave gorrice, ku i kullosja dhe i milja dhentë me kusi
mes vapës madhe te “Jasakët e Tikeve”. Dhiareve për Ditën e Nesërme, se: buka,
në rastë rreziku, mund të gatuhet edhe me miell nga patatet e kopshtit të
“vëllazërim-bashkimit”. Por, jo si ajo buka nga mielli i grurit, misërit dhe
thekrës, të cilin e mbillte Babai arave, Verë e Dimër. Kurrë, nuk bluante në
mulli miell nga patatet. As, edhe gatuante bukë me miell nga patatet e
Kopështit përpara Shtëpisë. Mos, them: pite. Fli. Ose, byrek me groshë.
Vetëmse,
përçudi thash me vete: Ditën e Sotshme gatuhet edhe “bukë pa miell”, edhe nga
patatet. Jo, nga gruri, misëri dhe thekëra. Specialitet i partive të sotshme
politike për Ditën e Nesërme.
Pak
më vonë, iku “furgoni” i dyshimtë: si Sali Berisha me dy gishtat përpjetë për
“fitore” në protestat paqesore, në Tiranë. Erdhi një mercedes me targa të
Shkupit para Derës Shtëpisë. Padashtas, i hudha sytë matanë dritares, të shoh
në rrugë para derës shtëpisë cilin “mik”, ose “armik” e kam pas porte. E
pash një burrë që i fotografonte targat
e atij mercedesi, parkuar para derës të shtëpisë?!
Edhe,
atë: para Derës Shtepisë të Babait, den - baba den në Shkupin Historik?!...