| E diele, 09.03.2025, 01:50 PM |
Gani S.
Pllana
BIBLIOTEKA
E MËSUES GENTIT
dyzet
vite punoi,
me ditar
në dorë,
ndihet
krenar:
Mësues
Genti,
nuk
mungoi në mësim,
kur
binte shi e borë,
nëpër erë
e furtunë.
e deshti
librin,
e do
edhe sot,
nxënësit
për Mësuesin;
ishin fëmijë
të dashur
s’i
harron dot.
ka shumë
libra,
me shumë
fletë të grisura,
i ruan në
bibliotekë;
i ka lexuar
të gjitha,
Mësuesi
Veteran,
flet me
krenari.
për çdo
vit,
viziton panairet;
i
vështron botimet e reja,
i
shfleton ngadal,
me shumë
kujdes.
shitësit
e njohin,
shpesh
merr dhurata;
nuk
hamendet shumë,
mbushë
çantën
me libra
të reja;
plotëson
bibliotekën familjare
i lexon
me krenari.
SHTATË
RREZE
sa bukur,
dielli
lëshon rreze:
shumë të
forta,
më të
ndritshme,
se
kurdoherë,
shtatë
rreze ka Kosova,
shtatë
universitete.
rrezojnë
studentët
rreth e
qark,
lulet
hapin petalet;
bletët
zukasin,
peshqit
hedhin valle,
zanat e
malit,
këndojnë
pa pushuar,
rreth
lisit plak,
për
shtatë universitete,
shumë
studentë,
ka sot
Kosova..
edhe
qyqja në mal
ka
ndryshuar këngën,
strofa
gu-gu
është
bërë abc...
sot,
për
rininë tonë;
shtatë rreze,
shtatë vatra
diturie,
gëzohet
rinia,
gëzohen
pleqtë e plakat,
feston
tërë Kosova.
KËSHILLË
mendja e
ndritur
e bën
njeriun krenar;
xhaxhi Agron
këshillonte
e
përsëriste në ndeja.
ngadalë-ngadalë,
or çun,
këshillon
të dashurit:
plotësoni
mendjen
me
dituri,
se vetëm
kokën e trupin
i ke në
çaste të vështira.
njeriu i
mirë,
me shokë
shumë të mirë;
jeta
është me tatëpjeta,
me
ëmbëlsira e hidhërime,
plotë
befasi.
shpesh ndodhë në jetë,
për
shumë gjëra të vështira
vetë
sjellë vendime...