| E shtune, 08.03.2025, 07:55 PM |
PERËNDESHA
E MBROJTJES…
Nga
Visar Zhiti
Kështu
kam një varg për nënën, që këngëtarit dhe bashkëvuajtësit tim, Sherif Merdani,
i pëlqeu aq shumë dhe e futi në një këngë të tijën. “Perëndesha e mbrojtjes” -
shpërthente dhimbja e tij në këngë.
Bashkëvuajtësi
tjetër, artisti Maks Velo, donte t’i bënte një portret nënës time, kështu
thoshte, kur na vinte për vizitë në shtëpi…
Dhe
e bëri mjeshtërisht piktori, që nuk e pa ndonjëherë, që jeton në Itali, Maestro
Guljelm Veneranda Mosi.
Më
mrekulloi dhurata e tij, ka realizëm, pikëllim nëne dhe durim deri në shenjtëri
me një sfond si qiellor. Kurora e flokëve si e saj dhe dora drithëruese në
faqe.
Dhe
unë nëpërmend kur qendiste me atë dorë si me rrezet e diellit, shkruajta dhe
një poezi, kur isha student, por arrita ta botoj shume më vonë, të ripunuar e futa
në librin tim “Thesaret e frikës” dhe po e sjell sot të shoqëroj vepren e
piktorit Guljelm Veneranda Mosi, që për mua ajo vetë ka dhe poezi, edhe muzikë
të heshtur, dritë dhe trishtim të bukur nëne. Mirënjohës!
Visar
Zhiti
QËNDISMAT
E JETËS
-
penjët e një lirike të hershme -
Kur
vetëm jam në natën time
dhe
dot s’lexoj, se është vonë,
koka
e dimërt befas më bie
në
jastëkët e qëndisur
nga
nëna jonë.
Në ëndërr më çmpleksen
lloj-lloj
qëndismash,
mulinetë
e peizazheve.
Një
gjilpërë e hollë ndrit mes gishtash
dhe
mbaron zemrën e një vashe.
Ja
dhe kali i haresë së dasmave,
si
t’ish në oborr, ra mbi qilim.
Jelet
u shndërruan në xhufka të arta
në
palat e perdeve, në amë…shim.
Ç’lumturi e madhe qëndisi diellin
dhe
veten që lante buzë një lumi?
Oh,
si lëkundej ashtu djepi,
me
kuverta ninullash
plot
lule gjumi!
E
imja vërtet është kjo bluzë
kaq
e bukur, me shkronjat e emrit,
po
kush më qepi mua në buzë
përkëdhelashin
gaz të ketrit?
Mollë
te ëmbla të mikpritjeve,
mbulesë
tryeze me ibrikë hënash.
Të
engjëlltat fytyra të fëmijëve
më
hyjnoret janë
krijimtari
nënash.
Dhe
iknim, të rritur me largësitë.
…ra
biza nga dora… gjergjefin
ç’e theu?
Lëmshe
dhëmbjesh, farfuritë,
në
prehër mban mëmëdheu.
Ëndrra
çahet. Ah, çfarë drite
bie
mbi jastëkët e mi të hershëm!
…………….…………………………………….
Dhe
Luvri pa qëndisma të nënës sime,
do
më zhgënjente. Luvri i përjetshëm.