| E premte, 07.03.2025, 07:53 PM |
Romanca
Romane
Tregim nga Vladimir Shyti
E
veshur me një robdëshamber dhe pandofla llastiku, Marina zgjatet te dritarja.
Moti në Myzeqe është tallës, fillon me lagështi dhe me një të nxehtë ende veror
në orët e mesditës. Vështrojë kazermën italiane ngritur aty para tre vitesh, ku
ajo kishte gjetur dashurinë e vërtetë, kapitenin Injacio. Diçka nuk shkonte
aty, kishte lëvizje trupash dhe të
makinës luftarake, që ajo nuk ishte në gjëndje të kuptonte se çfar po ndodhte.
Largohet me mundim nga dritarja, duke u ngushëlluar me mendimin se do e merrte
vesh në takimin e mbasdites, ku takoheshin gjithmonë afër mbrëmjes. Papritmas dëgjon trokitje në derën e jashtme,
ishte një trokitje-muzikë nga një këngë të romacave italiane. Marina ngriu për
një çast, Pastaj, pothuajse fluturojë të hapte derën. Kapiteni me një trup të
bëshëm e të fortë, e mbërthen në krahët
e tij, ku vajza muzeqare humbet e tëra dhe mirëpret ngrohtësinë e kënaqësinë që
përcjellë ai përqafim. Ai nxjerrë një shami nga xhepi. Fshin ballin e
djersitur, tjetra mbyllë derën dhe e tërheq brenda dhomës me pirigota balte të
pjekura pa thënë asnjë fjalë duke ndjerë shqetësimin e tjetrit.
E
përqafon, e qetson.
-Jam
mirë, -pohon kapiteni me një shqipe të çalë, por zbehtësia e fytyrës e
tradhëton.
-Nuk
është e vërtetë, -ia kthen ajo me zë të ulët. I përkëdhel fytyrën, pastaj ia
merr dorën dhe i puth majat e gishtërinjëve. -Diçka po ndodhë!
-Detyra
po më përndjek e dashura ime, -u përgjegjë tjetri i zjarrtë dhe i kujdesshëm,
sa e bëri Marinën të skuqej nga disa mendime të ngatërruara që i erdhën aty për
aty. Ashtu i mrekullueshëm, hijerëndë dhe i fuqishëm shton:-Duhet të ikim
Marina, pra, të arratisemi para se të nisemi në Abiseni.
-C’është
ky transferim!?-varë kryet vajza, -Nëna s’ndodhet në shtëpi.
-Të
ikim e dashur, shkruaj një letër nënës!Kam para mjaftueshëm…
Marina
hap një kuti prej druri palisandri dhe abazoni me dorezë metali, dhuratë nga
kapiteni Italian. Duart i dridhen, shkëput një fije letre nga një bllok dhe
shkruan arratisjen e saj bashkë me Injacion, që nëna e saj e kishte pritur e
përcjellur si djalin e vet. Pastaj me shpejtësi merr kostumin e të atit që
kishte vdekur para dy vjetësh nga nje sepete vizatuar me palma, që ajo nuk i
kishte njohur kurrë në jetën e saj njezetvjeçare dhe, nxit ushtarakun të heqë
uniformën . Djaloshi e puth në faqe dhe ndërrohet në pak minuta, ndërsa vajza
hedh në trup një fustan basme dhe prin para nga dalja.
E
gjithë njerzia e fshatit ishte dyndur pranë kazermës Italiane, miqësia e zënë
në ato pak vite ishte e madhe midis tyre. Cifti Italo-shqiptarë e kaptoji
fshatin pa rënë në sy dhe pastaj dolën në një udhë të pluhërosur që të çonte
drejt jugut të Shqipërisë. Poshtë manastirit të Adrenicës menduan të hanin
diçka në bujtinën e Kolonjës dhe zunë vend brenda saj. Marinës iu duk vetja si
një kurtizane në kërkim të dashnorit:një femër me bukuri të rrallë epshndjellse
dhe ziliqare, me sy të picërruar që përpiqeshin të fshehin helmin brenda vetes.
Por, ajo ishte e dashuruar mer Injazjon, që do t’a ndiqte në rrugtimin e tij,
paçka pasojave që mund të ndodhnin nga largimi tij nga ushtria Italiane.
Kapiteni
Injacio e puthi vajzën dhe u ngrit për të kërkuar dy kuaj, të cilët të
vazhdonin udhëtimin drejt jugut. I zoti bujtinës i premtojë kafshën e tij,
paçka se shuma e blerjes ishte e madhe, kapiteni pranoji ta merrte pa asnjë
hezitim. Bukuria e Marinës ra si një shkreptimë rrefeje, ku tregonte ngjyrat e
Ylberit tek të pranishmit në atë sallë plotë me ngrindavec dhe inatçij. Ata e
kuptuan dhe, menduan se oficeri Italian po e rrëmbente vajzën shqiptare.
Ndërkohë kapiteni u tregua mjaftë miqësor, u afrojë nga një pije nga ana e tij
dhe u ngrit në mënyrë solemne pa shtuar asgjë nga ato që kishte menduar për të
dashurën e tij. E tërhoqi Marinën me shumë delikatesë nga tavolina ngrënis dhe
morën nga dalja e bujtinës. Injacio nuk ishte gjahatar vajzash, ai ishte lidhur
me Marinën, jo nga emëri, që tingëllonte bukur në italisht, por ishte i
dashuruar tmerrësisht me bukurinë, sjelljen dhe karakterin e asaj vajze
shqiptare. U duk që edhe të pranishmit e miratuan në heshtje dashurinë e tyre.
Marina kthehet të shohë të dashurin e saj që e ka dashuruar aq shumë dhe që
vetëm vdekja mundet t‘a ndaj nga ai. Hamshori, një kafshë tipike arabe i priste
në oborrin e bujtinës. Cifti mori udhën drejt bregut të detit Jonë me mendimin
që një anije avullore mund t’i dërgonte në një nga ishujt e Greqisë. Rruga ishte
e gjatë, në mbrëmje u përplasën me disa grupe, që protestonin kundër admiralit
italian në Vlorë. Të armatosur, kryengritsit kërkonin largimin e ushtrisë
Italiane nga vendi tyre. Midis tyre kishte edhe banda grabitës, që dilnin për
të përfituar diçka nga ky rebelim i popullit shqiptarë.
Hamshori
arab u ndal pothuajse në errësirë para një mejhane në të dalë të qytetit.
Mejhanxhiu nxitojë të dilte në pritje të klientëve të paftuar, ku dhe u
sigurojë ushqim për kafshën e kalimin e një nate të mirë për çiftin e sapo
ardhur, ashtu u bë. Injacio nxjerr nga xhepi i brendshëm i setrës unazën e
familjes, atë që babai tij ia kishte dhuruar, kur ishte nisur për misionin
drejt Shqipërisë. Përkulet në mënyrë solemne para vajzës dhe i fut rrethin e
florinjtë në njerin nga gishtërinjtë e saj. E puth, e shtrëngon pas zemrës,
duke treguar se ata ishin lidhur në martesë. Marina shkëlqeu nën dritën e
kandilave e llampave të vajgurit, zemra i hidhej pupthi në tërë qenien e saj,
ku dëshmimtarë u bënë disa klient të panjohur që u ndodhën në mejhane. Bukuria
vajzës i dhurojë atij ambienti të pisët, pastërtinë, guximin dhe autonominë e
vajzës shqiptare, duke marrë parasysh dhe gjendjen e atyre viteve të rrëmujshme
në tërë Evropën pas përfundim të luftës së parë botërore. Marina me sytë përdhe
kujtoi të kaluarën, që iu duk aq e largët dhe të përvuajtur, mendoj për nënën
dhe letrën që i la asaj mbi sepete, duke i premtuar se së shpejti do të kthehej
në shtëpi, ku do të krijonin familjen e tyre të madhe.
Nga
jashtë lehën qetë e një ferme aty pranë, ku pas pak minutash u shfaqën në derën
e mejhanes tre burra me kobure në brez dhe mjekërr të pa rruar prej kohësh. Një
mustaqelli me leshra të rënë mbi supe iu drejtua të pranishmëve, duke pyetur
;-Se kujt i përkiste hamshori që ndodhej në oborrin e mejhanes?
-Sapo
e kam blerë, -u përgjegjë Injacio me shqipen e tij të ngatërruar, -Po udhëtoj
larg, përtej detit me gruan.
-Italian?-dhe
të tre burrat drejtuan sytë nga vajza bukuroshe.
-Jetojë
në Palermo. Mund t’ju afrojë nga një pije, në shenjë respekti për ju
shqiptarët, tha me një buzëqeshje të sinqertë Injacio dhe i bëri me shenjë
mejhanxhiut.
Tre
burrat u ulën në një tryezë përkundruall çiftit duke tërhequr me zhurmë
karriket e drujta.
-Stasi
na sill kitarën, italianët i këndojnë bukur dashurisë!-urdhëroj ndihmësin e
ustait njëri nga të porsaulurit.
Mejhanxhiu
shërbeu ushqimet e darkës në tryezën e çiftit dhe u drejtua për të marrë
porosinë e klientëve të sapo buajtur aty me shumë kapaidallëk e të bezdisshëm.
Marina
i kërkojë kapitenit të largoheshin, por Injacio e qetësoj, duke i thënë nën
zë;se nuk u trembej, pastaj tregoj pa mburrje armën e tij tip beret fshehur në
trup. Mbushi dy bardhakët përgjysëm me verë të kuqe dhe uruan njeri-tjetrën
udhëtim të mbarë. Sakaq Stasi kishte sjellë një kitarë të lyrosur nga yndyrnat
e guzhinës dhe, ndenji si i ngulur në dysheme midis dy tryezave derisa
mustaqelliu bëri me shenjë në drejtim të italianit. Ushtaraku i arratisur e
priti me mirësjellje, akordojë veglën muzikore dhe ia nisi një romance
romane;kënga në zërin e ëmbël e tepër meliodozë të djaloshit italin shprehte
ndjenjat e mirësisë për shoqërinë dhe dashurinë midis tyre. Injacio është i
acaruar, por duke vënë re mjergullën e dëndur, që krijohet në atë ambjet,
mundohet të krijojë diçka sublime. Romanca italiane, për të kthehet si në një
hymn të lavdishëm dashurie, ku të pranishmit e pranojnë me shumë kënaqësi.
Duartrokitje nga të pranishmit dhe afrojnë verë në drejtim të çiftit. Atmosferë
shumë e ngrohtë, por kapiteni Italian, gjithnjë i ruhesh ndonjë skandali,
ndoshta nuk e kishte ndikimin e duhur, sepse ata njerëz po e respektonin si
njeriun e tyre, ku romanca italiane i kishte futur në një botë të thellë
imagjinare dhe ai u ndje si në shtëpinë e tij. Dhe, Marina ishte e qetë, duke i
shkuar pas me aq sa dinte këngëve të tij, ku herë, pas here merrnin
duartrokitje të zjarrta.
Më
në fund mustaqelliu u ngrit dhe tha:Po ta japim vajzën tonë, por, gjëmbi që do
t’hyjë kësaj vajze do të na thumbojë edhe neve, qofshi të lumtur!
Atëhere
Kapiteni Italin premton vetëm me këngë duke sajuar aty për aty këngën e të
dashurës vet “Marina”, që u bë perludi i asaj nate në atë mejhane, ku çifti
italo-shqiptarë priste të kalonte kufirin shqiptarë.
Mbas
pak afruan tryezat, kupat e verës shoqëroheshin vetëm me urimin e zjarrtë “Në
trashëgime!”Marina e ndjeu shumë afër ngrohtësinë e atyre që e rrethonin.
Kitara Romane i jepte asaj forcë dhe guxim në përballje me jetën që po i
pregatiste kapiteni Italian, por duke mos harruar ata njerëz, që po e
përcillnin drejt një vendi të pa njohur për të. Nata kalonte, duke i shëmtuar
yjet në hapsirën qiellore, ku mundeshin nga shkëlqimi dashurisë së tyre.
Në
mëngjes, dielli ishte veshur me një tis resh të ulta. Cifti i të dashuruarve,
shoqëruar nga tre kalorës u nisën drejt bregdetit Jon. Marina ka ftohtë, dikush
nga kalorsit shoqërues i hedh mbi supe një setër të pambuktë dhe, ajo ndjehet
më mire, duke falenderuar tjetrin me një ngazëllim të pa ndjerë, as dhe një
herë në jetën e saj. Flokët paksa kaçurrel, në ngjyrë të verdhë që anonin drejt
së kuqes. Qafa e gjatë dhe e bardhë si qafa e pelës që i afrojë mustaqelliu,
kur u nisën s’e penguan për të fshehur kujtimet e vajzërisë, që po linte në vendlindjen e vet. Pasdite
arritën pas një kriporeje, deti dukej i shuar. Injacio e kishte harruar armën
berretë, në vend të saj tashmë hedhur krahëqafë mbante kitarën dhuruar nga i
zoti bujtinës.
Tek
skela u duk një barkë, që ankorojë me shumë mundim, një grumbull i paktë
njerzish nxituan të ngjiteshin në të. Mustaqelliu tundi dorën në shenjë nxitimi
për të hipur në barkë bashkë me pasagjerët e tjerë. Injacio priu para, Marina
hezitojë për një çast, ledhatojë jelet e pelës dhe ndoqi nga pas të dashurin.
Asaj i mungon drejtpeshimi, sikur një pjesë e qenies së vet ka dalë si e
tërbuar përtej mejdisit të jetës. Rrezet e fundit të diellit përskuqën detin,
ku dominonte me kthjellësi profetike. Ata u larguan nga kjo tokë e bekuar, por
Marina e ruajti mallin për kodrat me vreshta,
barin e dëndur vjeshtor, ku bien frutat e pjekura, malet e lartë
hijerëndë, harenë këmbëve të lagura në lumë, kurorave me drurë e myshqe krye
diellorë që freskojnë, gjyshin babazotë që qëndron mbi shpate malesh fortesë e
kasolle lartëson.