| E premte, 07.03.2025, 07:52 PM |
“ZOTNI MËSUES” DHE PROTOKOLLI I “ZOTAVE”
(Në
vend të një urimi për Ditën e Mësuesit)
Nga
Ndue Dedaj
“Zotni
Mësues”... Kështu thirrej mësuesi dikur. Ishte i vetmi titull, qysh nga koha e
Zogut, kur për të tjerët thuajse mungonte kjo fjalë. Më vonë hyri fjala
“shoku”, me të cilën i drejtoheshe kryesisht nomekturës zyrtare.
I
vetmi “privilegj” i mësuesit ishin lulet, ashtu si dhe sot.
Keni
parë ndonjë mësues që t’ia mbajnë çadrën nxënësit? Jo, e sigurtë. Por krejt
ndryshe ndodh me shtetarët, politikanët, aparatçikët. Atyre ua hapin derën e
makinës shoqëruesit, ua mbajnë karrigën kur ulën në salla me publikun, u mbajnë
çadrën kur flasin në miting që të mos i lagë shiu dhe sa e sa gjëra të tjera të
“vogla” si këto. Nuk po shkojmë më tej...
Punë
protokolli, do thoni? Jo, çështje mendësie, se ne të pushtshmit nuk jemi si të
tjerët, ne jemi “zota”(!) Bash për këtë SPAK është mbushur me plot të tillë,
ndërsa portën e tij nuk e ka kaluar asnjë mësues e zor se do ta kalojë
ndonjëherë. Sepse mësuesi është “zotni”... dhe jo “zot”.
Nëse
nuk është kjo e vërteta, më gjeni vetëm një rast, një fotografi të ndonjë
ministri shqiptar që udhëton me tren, me autobus, me furgon si mësuesit, si
qytetarët e thjeshtë! Apo si ministra e kryeministra të Europës, kohë pas kohe,
herë pas here...
Kulti
i mësuesit, i vetmi që nuk i bën dëm shoqërisë, përkundrazi, është më se i
nëvojshëm, ndaj mos u “kurseni” për të! Politikanët po kërkojnë votën e
diasporës, ndërsa ne të tjerët ngjatjetojmë mësuesit e mërgatës shqiptare, që
mbajnë gjallë shqipen, në fëmijët e atjeshëm...
Foto
e shkollës së hershme të Oroshit, afër Abacisë.