Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Idioti me kravatë

| E merkure, 05.03.2025, 07:34 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Idioti me kravatë

Në çdo kohë e në çdo vend,

Idiotin e mbajmë në mend.

Dikur të thjeshtë me pak fat,

Tani me kostum dhe kravatë.

Hip në foltore e tund gishtin,

E fjala boshe ia nxjerr bishtin.

Sytë i zgurdullon flet me ton,

Përdredh gjuhën si kameleon.

E dëgjon të thotë me plot gojë,

Atë që veç idioti di të mendoj:

-Drejtësi, reforma dhe integrim,

Në një shoqëri ku s’ka shpjegim.

E keqja është se e marrin serioz,

Premtimin e thatë si loja n’bixhoz.

Aty  ku dyshojnë njerëzit e urtë,

Idiotët janë, gjithmonë, të sigurt.

Ndaj, shumimi i tyre pak nga pak,

Të bashkuar nuk janë qesharakë.

E, shoqëria jonë zhytet n’skandal,

Kur na bëhen idiotët funksionalë!

(Karikatura marrë nga interneti)