Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Epopeja Legjendare e të gjithë shqiptarëve

| E merkure, 05.03.2025, 07:36 PM |


Muaji mars i përvjetshëm dhe i përjetshëm në tokën e Dardanisë, këtë vit shënon 27-të vjetorin e ‘Epopesë së UÇK-ës’.

Liria dhe Pavarësia që e kemi të trashëguar, janë të shenjta po aq sa Familja jonë ‘Mitike’ Jashari dhe të gjithë heronjtë tanë, gjaku i të cilëve qëndron në themelet e Republikës tonë Kosovë.

Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe ishte një epope e dinjitetit, sakrificës, flijimit e lirisë dhe krenarisë.

Me këmbëngulje e qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe dëshmi, ku e gjithë bota mbarë e ka parë, se nuk ka çmim që ne (Shqiptarët) nuk jemi të gatshëm ta paguajmë, për çlirim dhe liri!

Lavdi dhe krenari e përjetshme.