Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Zeqiraj: Në nderim të Adem Jasharit

| E marte, 04.03.2025, 06:20 PM |


Milazim Zeqiraj

Homazhe në istikam të Adem Jasharit

Në çdo fillim marsi,

Aty ku vendi u  m`vesh më heroizem

Adem Jashari në Prekaz na bashkon.

Një rrugë e gjatë, si në legjenda deri të liria.

Adem Jasharin si një damarë gjaku

Lirin e rriti si nëna fëmijën.

Nga marsi 1998 dëri më sot

Ai duke e mbrojtë pragun e shtëpis Kosovë

qëndron në istikam e nuk luan nga aty.

2.

Prekazi dikur vuante për një thes fishek

Rezistenca dhe lufta për liri kanë rrenjë aty.

Ademi, Hamza, Baca Shaban e daja Osë

më heroizmi duke i qarë stuhit më këngë e gjoks.

Forca e tyre nga guri, më trimëri e shpirt të lirë

u ngritë si flakë në errësirë dëri në qiell

e u mbollë në zemrat tanë.

3.

Marsi natyrën e mvesh më gjelbrim

Jehona e marsit në rrezet e diellit betim i lartë.

Rrugë e gjatë më pusi deri të liria.

Nga atëherë loti i pa terur në syrin tonë.

Vendi në heshtje përherë apelon.

Ju pulitikanjë sot po ecni krenarisht,

në Memorjalin e Epopës Kosovë.

Kujdes ecni ngadalë

se po lëndonin zërin e fëmijëve tanë.

Në foltore fjalimin e filloni

më refrenin:"Bac u kry".

sa patriotik aq provokus.

Kinse ti Bacë e fillove e në e kryem.

Jo, jo, ky refren sot vjen

kur ne nga ju kërkojmë përgjegjësi.

Herojt e Kosovës qëndrojnë në istikam.

E ti kullë sot si atëherë se pranon dorzimin.

Ademi e Hamza Bac Shabani e Daja Osë

këndonin këngën më melodin e lirisë

nga ato frengji më 17 dëshmorë tjerë edhe 35 tjerë

më 5,6,dhe 7 Mars 1998

duke e mbrojtur pragun e shtëpise Kosovë.

4.

Ju politikaj që po bëni bisedime dëri në pafundësi,

kujdes së nuk keni përvojë.

Duke u mundu ti bëni vendit mirë

pa dije i bëni zi.

Duke u mundu të bëhuni hero

lehtë bëhuni tym i zi.

Koha përherë është e egër

Për ta bërë ëndrrën tonë jetë të gëzuar.

Ne përherë nga prita në pritë për liri

duke u vargis në varre,

e duke u betuar në këngë e vaji.

Kur fjala e juaj është pa peshë,

Bisedimet nuk shkojnë mirë.

Marrin ngjyrën e zezë.

Dëshira që flen nga zemrë,

e din vetem një fjalë.

"Kosova është e para, ajo qëndron në flamur,

për ti sheruar plagët tona."

5.

Shpesh nga mos dija,

gjuha po ju ngatrrohet në gojë

dhe po merrni mallkim.

Ato llafe pa krip po na bëjnë më vjellë.

Kjo tokë e ka erenë e trupit tonë,

si kaçak, ballist, partizan e në fund UÇK

por përherë shqiptarë më qëllim Lirin.

Ne e mbollëm legjendën në tokë

Kosova nuk duron plagë tjera.

Sot jemi krah për krah më fiset e mëdha në Europë.

Gjuhën e gurit kush jau ka mësu,

Njeri tjetrin më fjalë të përgjakura më ofendu.

Bashkohuni në rrugë deri të Dielli

Të gjithë sebashku si një grusht

që ti zgjidhni problemet tona.

Ne nuk kemi kohë më pritë,

ne nuk kemi hallin e politikanit

vendin duhet ndërtu.

6.

Se si duhet të jetë Kosova

Ata atje ne kullat e Europës e dinë.

Ata kështu veprojnë, edhe për fajin tonë.

Mikut ti tregohet qëllimi

Bota ka rugën e vetë.

Ne duhet të ecim më kohën.

Bashkpunimi e kordinimi për vendin,

është burrëri e patriotizëm,

që ti zgjedhim problemet të bëra nyje.

Zgjedhni problemet tona

Armiku të merr përgjegjësi.

Mos u sillni poshtë e lartë thoshte Adem Demaqi

Njashtu po them edhe unë.

Mars 2025