| E shtune, 01.03.2025, 07:56 PM |
MAFIA INTELEKTUALE E TIRANËS
(Një
autoportret)
Nga
Kastriot Frashëri
Si
një njeri i përpjekur për këte vend me një kontribut të gjatë sa dhe vetê jeta
e demokracisë sonë nuk kam pranuar asnjëherë të hesht por të shpreh zërin e një
intelelektuali të pavarur që nuk ka asnjë pronar mbi kokë për idetë e tij për
mbrojtjen e interesit publik dhe për problemet e shoqërisë shqiptare të cilat
shtohen çdo ditë.
Për
shumë nga këto probleme që kanë dalë sot të mbarsura me korrupsion dhe keqpërdorim
të pushtetit unë i kam trajtuar kam shkruar editoriale dhe kam folur neper
studiot e televizioneve të paktën rreth 20 vjet përpara dhe sot ndihem krenar
që këto i vërtetoi koha.
Rikthimi
në White House i Presidentit Trump ka shkaktuar një revolucion të vërtetë në
performancën e qeverisë Amerikane dhe per me teper goditjen e korrupsionit
ndërkombetar. Pezullimi dhe shkrirja e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar e
Shteteve të Bashkuara (USAID) dhe
dërgimi i një grupi prokurorësh specialë në Europë per te hetuar shpërdorimin e
fondeve të popullit Amerikan nga kjo agjenci përmes bashkepunimit me
Fondacionin Soros, duke perdorur financat publike për axhendat personale të një
spekullanti si George Soros eshte akti i parë i një reforme të madhe ndryshimi
e cila natyrisht do të zbulojë implikimet dhe skemën e nje skandali të tillë.
Natyrisht
eshte e tmershme qe nje fondacion privat, kushdoqoftë ai, të arrije të mare nën
kontroll agjenci të rendesishme shtetërore të SHBA dhe Britanike eshte e
frikshme. Rreth 20 vjet më parë kam qenë në gjendje të kuptoj se penetrimin dhe
kontrollin e Soros mbi projektet e ketyre institucioneve të dhena me bujari nga
populli amerikan apo britanik për shqiptaret. Për këtë çeshtje me kujtohet se
kam zhvilluar dy takime me shefin e USAID në Shqiperi jo vetëm per menyren
selektive të financimit të OJF dhe bursave "Fullbright" nën ombrellën
e Fondacionit Soros dhe për më tepër po krijonin një shoqëri civile reale që
ishte atje ku ish problemi dhe tjetra shoqei civile e emeruar e konferencave
dhe e superpaguar. Dhe tjetri ka ndodhur në Ambasadën Britanike duke paraqitur
të njëjtin shqetësim sidomis per shpërndarjen e bursave të qeverise 'Chevening'
dhe mënyrën e financimit të të OJF shqiptare. Nga të dyja këto mbaj mend se
vetëm takimi në Ambasadën Britanike qe i efektshem dhe dha rezultat sepse
qeveria Britanike e nderpreu badhkepunimin me Fondacionin Soros per aplikimet
per keto bursa. Ndërsa Amerikanet vijuan me të njejtin program, fakt që arriti
deri aty ku nuk mund të mbahej më, sa detyroi presidenin Trump të nxirte Urdhër
Ekzekutiv për të ndaluar më tej permasat e këtij skandali.
Sot
pas 20 vjetësh shohim që qënka bërë deti kos. Euro/Dollarë dhe Pound shpërndare
pa fund per nje grup te vogël njerezish te zgjedhur per axhenda skandaloze.
Tëmën
e sëmës, thotë populli për kësi rastesg, po 33 vjet qe nga levizja e dhjetorit
u bëra në jetën publike të vendit, po si nuk shkova një herë të vetme në këto
dyqanet që hapin qepenat e shpërndajnë Euro/Dollarë apo Pound dhe unë kurrë nuk
u ofrova të merja apo përfitoja qoftë dhe 1 nga këto monedhat!
Po
çfarë karakteri të tillë të fortë paskam patur?! Po si ka mundësi që paraja nuk
ma errësoi per asnjë moment mendjen, ndjenjën apo nevojen për ta patur ndonëse
për shkak të angazhimeve kam patur nevojë për to?
I
fortë paskam qenë!
Ky
jam unë!