Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Gjyqi special

| E diele, 02.03.2025, 07:53 PM |


80 vjet më parë, më 1 mars 1945 u çel në Tiranë, i ashtuquajturi "gjyq special" kundër 60 të pandehurve. Gjyqi e quajte veten pjesë të ekzekutivit, i "qeverisë demokratike shqiptare". Ndonëse pretendoi gjykimin e "kriminelëve kryesorë të luftës dhe armiq të popullit shqiptar", shumica e të cilëve ishin me arsim të lartë, gjyqi nuk vërtetoi dot asnjë vrasje. Pretendimet ngelën në kuadër të fjalëve të përgjithshme propagandistike, por asgjë konkrete nuk doli. Ishte një trupë gjyqësore e sajuar, shumica e të cilëve nuk kishin as kishin haberin nga drejtësia. Nën drejtimin e llamarinistit të talentuar Koçi Xoxe, ata dhanë "drejtësi" në emër të popullit.