Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Për atdheun tim, ngase kështu mësova nga Gjergj Kastrioti, (Profeti im)

| E shtune, 01.03.2025, 07:46 PM |


Për atdheun tim, ngase kështu mësova nga Gjergj Kastrioti, (Profeti im)

Nga Petrit Dibrani

Kur del në sipërfaqe dukuria e shkombëtarizimit, lind rrezja e mendimit, duke i mohuar shprehjet karteziane, mësojmë nga njëri tjetri dhe i përcjellim brez pas brezi, çdo (vlerë kombëtare të trashëguar nga t’parët tanë.

Prandaj me shpirt dhe zemër për atdheun tim, jam veç shqiptar, shkurt e troç dhe shqip.

1. Se u linda shqiptar, fola e veprova dhe vazhdoj ta bëj, fillimisht Shqip dhe ngaqë, Eposi i kreshnikëve tanë heroik, nuk dhurohet e falet dhe nuk tjetërsohet.

Nuk dua dhe nuk lejoj, t’jem i ngujuar në mes dy “realiteteve”, kristian dhe muhamedan!

Kuptojeni.

Tërësia e krijimeve epike të kombit tonë shqiptar, në të cilat tregohen ngjarjet e mëdha historike, të bëmat dhe trimëritë e heronjve tanë legjendar.

Duhet t’na bashkojnë vetëm si shqiptar dhe kurrë mos t’na ndajnë.

Ju dua, shqiptar të bashkuar!