| E enjte, 27.02.2025, 07:59 PM |
LARG NGA SYTË ME GJAK QË SULMOJNË DREJTËSINË
Nga
Sadik Bejko
Kryeministri
ynë Rama dje, në mbështetje të një fjalimi, (sipas tij, të një perceptimi) a
synimi për kontroll politik mbi drejtësinë, komentoi imazhin e një statuje që e
shohim shpesh dhe në gjykata: Statujën emblemë të Drejtësisë. Simbolet e saj: peshorja lart, shpata e ulur
poshtë, sytë të lidhur, këmba shtyp kokën e gjarpërit. Lady of Justis..
Në e ka marrë malli për profesionin e dikurshëm, le të kthehet të japë leksione arti në auditoret me studentë. Nga sa dëgjuam komentet e djeshme si lektor arti, bindemi se do ketë qenë një pedagog, pordhac e dështak. Dhe si piktor Ed Ramushi i Kristaqit dhe i Anetës, ka qenë dështak. Një i konformuar plehërisht, politikisht. Vazhdonte traditën familjare, i bënte piktura diktatorit në Lushnjë. I ati qe skulptor mediokër i Haxhi Qamilit, skulptor i Enver Hoxhës, anëtar i lartë i diktaturës, i Presidencës së Ramiz Alisë. Kristaq Rama i mbyllte sytë ndaj drejtësisë që i kishte duart me gjak deri në bërryl, Kristaq Rama mbyllte sytë e firmoste ta varnin si terrorist një poet si Havzi Nela, një të burgosur e të syrgjynosur për jetë nga regjimi.
Ajo
drejtësi e Kristaqit i kishte duart e sytë me gjak. Ndaj asaj drejtësie ne të
tjerët duhet të ishim të verbër: ta linim të na vinte nën shpatë.
Këta
djemtë e SPAK-ut, më së fundi mbas tridhjet e ca vjet pluralizëm, kanë
burrërinë të ta thonë në sy: iku koha e të Paprekshmëve. Ti u thua i keni sytë
me gjak...
Kush
i ka sytë më gjak, SPAK-u apo ata që e
kanë frikë e po i hakërrohen atij?
Ruaju,
Edi Rama, se ata mund të ta marrin celularin dhe laptopin (e fshehur).
Nuk
i kanë sytë me gjak ata që duan të vënë drejtësi. Shqiptarët duan drejtësi.
Korrupsioni është në nivelin më të lartë.
Sytë
me gjak i kanë ata deputetë, ministra, kryetarë bashkie, oligarkë të
korruptuar, familje mafiozësh e kriminelësh etj. Këta (dhe ai që e pandeh veten
gjigand, ai kastraveci i vogël Veliaj që nga burgu i Durrësit) po u hidhen mbi
shpinë djemve të SPAK-ut.
Këta
djem kurajozë të SPAK-ut, djem me zemër, duhen marrë në mbrojtje nga qytetaria
e shqiptarëve, nga gazetaria e ndershme (jo e shitur), nga ndërgjegjja
shoqërore e gjithë njerëzve me integritet të këtij vendi.
Sytë
më gjak i kanë ata që janë blerë, korruptuar, ata krimbat që thithin e fryhen
me gjakun e qelbin e korruptimit të një vendi, të një drejtësie të nëpërkëmbur
nga të fortët, nga të pushteshmit.
Edi
Rama le t'i pastrojë sytë me gjak, mos të bëhet palë me ata që sulmojnë sot drejtësinë.