| E enjte, 27.02.2025, 07:50 PM |
Turr e vrap drejt grazhdit politik!
Tani kur janë duke u numëruar 'kokrrat' e fundit të
bereqetit elektoral, politikanët e zgjedhur janë duke e pritur me padurim që
t'i afrohen grazhdit politik! Ende pa hyrë në 'S(ht)allen e madhe' të kuvendit
të quajtur Parlament i Kosovës, n Qeveri dhe Presidenc, tashmë i kanë harruar
zgjedhësit e tyre, pasi mendjen e kanë tek koalicionet për grabitjen e
pushtetit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Me
vota t'miletit deri tek tagjija e pushtetit
Nga legjislatura e parë e Kuvendit të
pasluftës e deri më sot, e njëjta simfoni po luhet në Kuvendin e Kosovës!
Dakordim dhe ç'akordim për interesa personale, kacafytje dhe shtyerje me
bërrylla, sharje dhe fyrje sa për t'a trullosur popullin kinse e kanë hallin e
tyre, dhe me të përfunduar Seancat e Kuvendit të gjithë bëhen bashk në grazhdin
e pushtetit.
Fajet nuk i kanë këta që lujnë 'çoke' me
fatin e popullit, por ata që po i votojnë të njëjtët grindavec dhe yryshnik të
pushtetit, që për interesa të pushtetit, lërë që harrojnë miq e shoqëri, e
harrojnë edhe 'nënën parti' që ua mbushi grazhdin me ndihmën e popullit të
mashtruar në vijimësi!
Deputetët me votën e popullit 'Tempullin
e Demokracisë' e kanë kthyer në Koleseum të kontaminuar me gas molotovi, me gjuhë
rrugaqërie të përballjes së egër politike për llogari të liderëve partiak.
Vërtetë është paradoksale qysh nuk u
mbushen mend një herë kjo popullatë e mjerë që ju besojnë aq lehtë rrenave të
politikanëve mashtrues!
Kështu, nga njëra palë zgjedhje në tjetrën
po votojnë për t'zezën e shtetit dhe t'vetes së tyre!
Sa kalon koha e tagjisë,
pason koha e harresës kolektive
Për habi, përseri të njëjtët njerëz
votojnë për të njëjtët njerëz!
Por, edhe ka vite që të njëjtët njerëz
nuk votojnë më për asnjë subjekt shkaku i rrenave të politikanëve dhe
katandisjes së tyre morale!
Si pasojë e kësaj, deputetët veteran janë
duke i zënë frymën parlamentit dhe proceseve demokratike në veçanti. Të tillët
janë duke i penguar reformat brenda partive politike dhe reformës zgjedhore në
pergjithesi!
Tashmë kanë kaluar dy dekada që nga
zgjedhjet parlamentare të vitit 2004, që ata që qeverisin me vendin nuk e kanë
legjitimitetin e plotë shkaku i mosdaljes së elektoratit në zgjedhje!
Zgjedhjet e fundit parlamentare të 9
shkurtit 2025 shënuan rekordin e rënjes elektorale. Shifrat flasin për vetëm 40
% të qytetarëve me të drejt vote që kanë marrë pjesë në proces zgjedhor!
Edhe pse kjo është situatë tepër
shqetësuese, deri më tani asnjë liderë partiakë dhe asnjë subjekt politik nuk
po e ngrit zërin e ndërgjegjës për mungesë legjitimiteti, por turr e vrap drejt
grazhdit politik!
Megjithatë, nga minoranca e daljes në
zgjedhje do të nxjerret mazhoranca e pushtetit për qeverisjen antidemokratike
dhe jo legjitime me vendin!
Në secilin vend të lirë dhe demokratik,
kur zgjedhjet bojkotohen nga 60 %-shi i popullatës, zgjedhjet shpallen të
pavlershme!
Në rastin konkret, kur lideri i partisë
më të madhe zgjedhjet i shpalli 'Referendum Popullor', gjëja e parë duhej bërë
pas humbjes së 'Referendumit' duhej të ishte dorëheqja apo tërheqja nga gara
për formimin e qeverisë, për ta respektuar vullnetin e shumicës (60 %
përqindshe) në kuadrin e 40-shit të dalë në zgjedhje!
Nëse ndokush nga popullata nuk e di ta
bëjë dallimin mes zgjedhjeve dhe referendumit, le ta pyesin njeriun që i thirri
në referendum!
Unë më 1 Shkurt, pra një javë para
zgjedhjeve, përmes shkrimit analitik ju pata paralajmëruar se 'Referendumi nuk
kalon'!