| E merkure, 26.02.2025, 07:56 PM |
Në Kujtim të Nënës dhe Të Gjithë Atyre që Nuk Janë Më
Shkruar
nga Asllan Dibrani
Në
çdo moment të jetës, kujtimi i nënës tonë, si dhe i të gjithë atyre që nuk janë
më mes nesh, ngulitet thellë në zemrat tona. Ky mesazh u dedikohet atyre që na dhuruan
dashuri, mësime, dhe një trashëgimi të pasur, duke lënë gjurmë të pashlyeshme
në historinë tonë familjare.
Në
takimin e manifestimit të ditëlindjes së Lorikut, djali i vëllait Ramadanit, në
Kopshtin tonë të Eningen afër shtutgardit ne Gjermani , ku pjesa më e madhe e
familjarëve tanë jene përqendruar në jetën e përditshme, në punë dhe
aktivitetet afariste te ndryshme , nëna jonë ishte aty, pjesëmarrëse aktive,
duke sjellë dashuri dhe gëzim të paçmuar. Ajo, me praninë e saj, na kujtoi
rëndësinë e lidhjeve familjare, besimin dhe mbështetje që na jepni për të ecur
përpara.
Të
gjithëve ata që nuk janë më, i mbajmë në zemrat tona me nderim dhe respekt të
thellë. Kujtimi i tyre është një dritë që vazhdon të na udhëheqë, duke na
mbajtur të lidhur me traditat, vlerat dhe dashurinë që ata na dhuruan.
Poezia
që po shkruaj tani është një thirrje e thellë për brezin e ri: le të jemi
gjithmonë të afërt me prindërit, xhaxhallarët dhe farefisin tonë. Ata janë ata
që mbollën farën e dashurisë, respektit dhe traditës në jetët tona. Le të
kujtojmë gjithmonë se prindërit tanë dhe ata që kanë kaluar para nesh janë ata
që lanë gjurmë të pashlyeshme, duke na dhuruar një trashëgimi të paçmuar.
Ftoj
brezin që vjen të mbajë gjithmonë të forta lidhjet me ata që na kanë dhënë
gjithçka. Le të mbetet ky mesazh si një simbol i bashkimit dhe forcimit të
lidhjeve familjare, një thirrje për të ruajtur dashurinë dhe vlerat që na janë
transmetuar nga ata që ishin dhe që nuk janë më.
Në
kujtimin e nënës sonë dhe të gjithë atyre që i kemi humbur, le të kujtojmë
gjithmonë se ata ishin dhe do të mbeten pjesë e historisë sonë të paharrueshme.
Dhe për brezat që vijnë, uroj që të mbajnë gjithmonë gjallë këtë lidhje, që të
mos harrojnë kurrë ata që dhanë gjithçka për ne, dhe që falë tyre jemi këtu
sot.
Nënë,
faleminderit që ishe aty për ne, që na mërove dhe na dhurove dashuri të
paçmuar. Për gjithë ata që janë larguar, ju mbajmë përjetësisht në zemrat tona.