| E merkure, 26.02.2025, 07:54 PM |
SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE "SHËN NËNË TEREZA" NË SUEDI SHËNON 17-VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS DHE 20-VJETORIN E THEMELIMIT
Engelholm, Suedi 22
shkurt 2025
Nga
Rrahman Rrahmani
Në
një atmosferë festive dhe emocionuese, Shoqata Kulturore Shqiptare "Shën
Nënë Tereza" shënoi me madhështi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe
20-vjetorin e themelimit të saj. Mbrëmja festive, e mbajtur në qytetin e
Engelholmit, mblodhi mbi 300 pjesëmarrës nga komuniteti shqiptar dhe të ftuar
të tjerë nga nacionalitete të ndryshme.
Kryetari
i Shoqatës, z. Rrahman Rrahmani, shpalli të hapur këtë ngjarje të rëndësishme,
duke ftuar të pranishmit për një minutë heshtje në nderim të katër
bashkatdhetarëve që kanë ndërruar jetë në këtë komunë gjatë një muaji e gjysmë.
Pas kësaj, u intonua himni kombëtar “Himni Dardan”, duke i dhënë mbrëmjes një
fillim solemn e dinjitoz.
Në
fjalën e tij përshëndetëse, z. Rrahmani përgëzoi të gjithë shqiptarët për
përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe për rrugëtimin e suksesshëm të Shoqatës
Kulturore Shqiptare "Shën Nënë Tereza" për dy dekada me radhë. Ai
falënderoi moderatoret e mbrëmjes, zsh. Albina Ibrahimi dhe zsh. Donika
Sallahu, si dhe ekipin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të përfaqësuar
nga moderatori dhe gazetari Agron Krasniqi dhe kameramani Visar Salihu.
Në
këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë edhe përfaqësues të autoriteteve
vendore suedeze dhe organizatave joqeveritare. Një fjalë rasti mbajti anëtari i
kryesisë së Shoqatës, z. Ferki Hiseni, i cili fillimisht uroj të pranishmive
17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës
Kulturore Shqiptare “Shën Nënë Tereza” në Ängelholm ai tha se:
17
Shkurti 2008 shënon njërën nga arritjet më madhore në historinë tonë kombëtare.
Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh e sakrificash, Kosova shpalli pavarësinë
e saj, duke kurorëzuar aspiratat shekullore të popullit tonë për liri dhe shtet
sovran. Rruga drejt kësaj dite të madhe u udhëhoq nga vizioni dhe diplomacia e
Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, i cili me urtësi dhe këmbëngulje
ndërtoi themelet e shtetit të pavarur, si dhe nga sakrifica sublime e
Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët me heroizmin e
tyre të pashoq u bënë simbol i qëndresës dhe luftës për liri. Në të njëjtën
kohë, sot festojmë edhe 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës Kulturore Shqiptare
“Shën Nënë Tereza”, e cila prej dy dekadash ka qenë një urë lidhëse mes
bashkatdhetarëve tanë në Engelholm me rrethinë dhe kulturës, traditës dhe
identitetit tonë shqiptar.
Ndërsa
znj. Eva Dahlberg, përfaqësuese e sektorit kulturor në komunën e Ängelholmit,
shprehu mirënjohjen për punën dhe angazhimin e Shoqatës në ruajtjen dhe
promovimin e kulturës shqiptare. Ajo gjithashtu interpretoi një këngë me
kitarë, duke sjellë një moment të veçantë në këtë mbrëmje. Po ashtu, z. Dini
Sayid Ali, përfaqësues i një organizate joqeveritare, përshëndeti të pranishmit
dhe vlerësoi bashkëpunimin kulturor mes komuniteteve, e në veqanti me ShKSh
”Shënë Nënë Tereza në Engelholm.
Pjesa
artistike e programit ishte e pasur dhe emocionuese. Poezitë e recituara nga
vogëlushja Ariana Bahtiri “Sa kohë kanë kaluar”.dhe motrat Elea dhe Arnea
Elshani, me titujt “Unë s’kam faj” dhe “Lamtumirë, vendi im”, prekën thellë të
pranishmit. Më pas, grupi i valltarëve të Shoqatës interpretoi disa valle
tradicionale shqiptare, të cilat u mirëpritën me duartrokitje të pandërprera.
Në
vazhdim të këtij programi festiv z . Rrahmani prezentoj raportin e punës së
Shoqatës 2005-2025 e cila për qëllim kishte ruajtjen e kulturës dhe traditave
shqiptare në Suedi. Ky raport pasqyron aktivitetet dhe kontributin e saj në 20
vite.
Raporti
përmbledh sukseset dhe synimet e Shoqatës në promovimin e kulturës dhe
identitetit kombëtar shqiptar në Suedi.
Në
këtë mbrëmje të veçantë, kryesia e Shoqatës ndau 96 mirënjohje për valltarët,
anëtarët e kryesisë, komisionin mbikëqyrës, koreografët, sponsorët, mësuesit
shqiptarë dhe të tjerë që kanë kontribuar në mbështetjen e Shoqatës ndër vite.
Mbrëmja
u përmbyll me një koncert festiv, ku këngëtarët Lindita Kryeziu, Gazmend
Kelmendi (Gazza) dhe orkestra muzikore e Endrit Krasniqit sollën këngë dhe
melodi të pasura nga muzika shqiptare, duke krijuar një atmosferë të
paharrueshme për të gjithë të pranishmit.
Kjo
ngjarje konfirmoi edhe një herë rëndësinë e komunitetit shqiptar në Suedi dhe
përkushtimin e Shoqatës Kulturore Shqiptare "Shën Nënë Tereza" në
ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e kulturës shqiptare në
diasporë.
Në
vijim shifni disa foto nga kjo mbrëmje festive: