| E merkure, 26.02.2025, 07:59 PM |
Analizë e poezisë së Ilirian Zhupa
FJALËT
E MIA PËR TY
Gjithmonë
ke qenë e fshehur në vargjet dhe fjalët e mia,
siç
fshihet uji në mugullimën e barit,
Siç
fshihet gjethi dhe lulja nën lëvoren e rreshkur të pemës,
njollë
e zezë nën degët e mpira.
Flokët
e tu me krela që më mbulonin fytyrën,
kanë
qenë dallgët e shkumëzuara të detit dhe ajrit,
Drita
dhe errësira.
Krahët
e shpendëve nuk fërfërijnë nëpër natë,
s’i
besojnë pamjeve të veshura nga heshtja dhe terri,
Me
kokat e tulatura nën pupla, bëjnë gjumin e bukur
të
çlodhjes dhe lagen nga ëndrra të bardha ndijimi,
Gjersa
të çmpikset agu, si një alkimi e fshehtë nga brufullon
dita
me linja dhe ngjyra ylberi,
Triumfi
dhe flijimi.
Po
unë nuk jam dita, e dashura ime, as nata.
Ashtu
siç nuk jam mëngjesi, mesdita dhe mbrëmja,
Unë
jam një shtjellë e beftë dëshirash, midis klithmë
dhe
mekjes, midis zgjimit të beftë dhe gjumit,
Midis
lëndës së gjallë dhe gjendjes, midis epshit të ndezur
dhe
stepjes, si midis jetës dhe vdekjes,
Diçka
midis zjarrit dhe brumit.
Kështu
janë dhe fjalët e mia që t’i nis përditë, si mesazhe
që
hidhen në det, mbyllur mirë në shishet e vargjeve,
Në
mos mbërritshin tek ti, me siguri do të mbërrijnë
në
rrjetat e peshkatarëve.
2015
“Të gjallë dhe të
vdekur” t.26
NJË LEXIM POETIKO-EKZISTENCIAL I POEZISË SË ILIRIAN ZHUPËS
Nga
Timo Mërkuri
Ilirian
Zhupa, në poezinë “Fjalët e mia për ty”, sjell një vizion poetik ku dashuria
nuk përjetohet si ndjenjë e drejtpërdrejtë, por si reflektim mbi qenien,
fjalën, pasigurinë e komunikimit. Këtu nuk kemi të bëjmë me një poezi romantike
në kuptimin tradicional, por me një strukturë poetike ku ndjenja shfaqet përmes
kontrasteve: dritë dhe errësirë, dëshirë dhe stepje, afërsi dhe mungesë. Përmes
një gjuhe plot simbole dhe imazhe të ndërlikuara, poeti ndërton një atmosferë
meditative, ku natyra bëhet sfondi i projeksioneve shpirtërore.
Subjekti
lirik, ndryshe nga shumë poezi të Zhupës këtu është identifikuar si një djalosh
që dialogon me të dashurën e tij, por e veçanta është se në këtë dialogim flet
vetëm djaloshi. Kjo na shtyn te interpretimi se ky dialogim mund të lexohet, jo
vetëm mes subjektit lirik dhe të dashurës, por më së shumti si një bisedë e
brendshme, një reflektim mbi ndjenjat dhe fuqinë e fjalës. Me tone të buta dhe
imazhe të ndjeshme, poezia krijon përshtypjen e një bisede intime, ku çdo varg
përfaqëson një përpjekje për të përcjellur thellësinë e ndjenjës. Në këtë
aspekt, ajo mund të shihet si një rrëfim i heshtur i dashurisë, ku fjalët nuk
janë vetëm mjet shprehjeje, por ura që lidh botën e brendshme të poetit me
realitetin shpirtëror të së dashurës.
I-
Poezia “Fjalët e mia për ty” e Ilirian Zhupës është reflektim mbi natyrën e
dashurisë, ekzistencës dhe artit poetik si një përpjekje për të kapërcyer kohën
dhe hapësirën. Ndërtimi i saj mbështetet mbi kontraste dhe dyzime, ku subjekti
lirik e shfaq veten si një qenie në mes të ekstremeve (Drita dhe errësira,Dita dhe nata, Jeta dhe vdekja,Epshi dhe
stepja,Zgjimi dhe gjumi), ndërsa dashuria mbetet një prani e përhershme,
ndonëse e fshehur dhe e paprekëshme. Në një lexim poetiko-ekzistencial të poezisë
zbulohet ndërthurja jo vetëm mes figurave por më së pari mes ndjenjës, natyrës
dhe reflektimit filozofik mbi dashurinë dhe ekzistencën si më poshtë:
1.
Qysh në nisje, figura e dashurisë shfaqet si prani e pashmangshme, por e
fshehur mes elementeve të natyrës. Ajo nuk duket lehtësisht, pasi është e
shkrirë në detajet më delikate të botës përreth. Psh te vargjet:
"Gjithmonë ke qenë
e fshehur në vargjet dhe fjalët e mia,
siç fshihet uji në
mugullimën e barit”,
Siç fshihet gjethi dhe
lulja nën lëvoren e rreshkur të pemës,
njollë e zezë nën degët
e mpira."
poeti
përdor një paralele mes dashurisë së fshehur dhe natyrës, duke krijuar një
qasja metaforike mes tyre. Le të bëjmë një lexim poetiko-ekzistencial të poezisë
duke shqyrtuar me hollësi elementet kryesore:
“Gjethi dhe lulja të
fshehura nën lëvoren e rreshkur të pemës” është një imazh që tregon diçka që ekziston,
jeton dhe rritet në brendësi, por nuk është e dukshme në atë moment, ku:
“Gjethi dhe lulja” simbolizojnë jetën dhe
bukurinë e fshehur, që mund të mos shihet, por ekziston në thellësi.
“Lëvorja e rreshkur” është,fshehja,
mbulesa e jashtme, një simbol i pengesave që e bëjnë dashurinë të padukshme.
Te
“Njollë e zezë nën degët e mpira” , “Njolla e zezë” simbolizon diçka të
pranishme, por të errët, të fshehtë, ndoshta një kujtim, një dhimbje apo një
ndjenjë që nuk është shuar ndërsa “Degët
e mpira” simbolizojnë një gjendje pezull, të ngrirë, një ndalim të rritjes
ose lëvizjeje, ashtu si dashuria që është aty, por nuk shprehet lirshëm.
Të
dyja skenat shfaqin diçka të fshehur brenda diçkaje tjetër (lulja dhe gjethi brenda pemës; njolla e zezë
nën degët e mpira). Dashuria e poetit është si këto elemente: ekziston, por
nuk është e dukshme. Ka një ndjenjë pritjeje në vargje, ashtu siç gjethja dhe
lulja presin pranverën për të shpërthyer nga lëvorja e rreshkur, ose si një
kujtim (psh gërmat e para të emrit të të dy dashnorëve gdhendur në trungun e një
peme) që mbetet i pashlyeshëm nën degët e mpira.
Pra,
poeti krijon një analogji mes natyrës dhe ndjenjës së tij, duke na thënë që dashuria është e fshehur dhe e brishtë,( e
ndrojtur do thoshja ndryshe) por gjithmonë e pranishme dhe në pritje të
rigjallërimit. Në thelb, poeti thotë se
dashuria nuk është përjetim i drejtpërdrejtë, por një gjendje e pranishme, dhe e
shkrirë në ekzistencën e subjektit lirik.
2.Dualiteti
i ndriçimit dhe errësirës është një tension mbi të cilën poeti ndërton
peisazhin poetik, ku dashuria shfaqet njëherazi si ndriçim dhe hije, jetë dhe
mungesë. Paraqitja e flokëve të vajzës si një dallgë e fuqishme sugjeron një
lidhje me elementet e natyrës, por shpreh edhe paqëndrueshmërinë e saj:
"Flokët e tu me
krela që më mbulonin fytyrën,
kanë qenë dallgët e
shkumëzuara të detit dhe ajrit,
Drita dhe
errësira."
Në
këtë varg, poeti përdor një metaforë të ndërlikuar për të krijuar lidhjen mes
flokëve të personazhit lirik dhe forcave të natyrës, detit dhe ajrit. Kjo
metaforë shpreh një ndjenjë të fuqishme të përfshirjes, brenda dashurisë. Kjo
figurë është huazuar nga bimësia e kërleshur e viseve jugore apo (dhe) nga
dallgët që kërleshen në detin e trazuar. Për më hollësisht shohim se imazhi "Flokët e tu me krela që më mbulonin
fytyrën" krijon një ndjenjë intimiteti. Flokët me krela (onde) nënkuptojnë
kontaktin fizik, një moment ku dashuria
e mbulon (djaloshin) me praninë e saj.
Te
vargu vijues "Kanë qenë dallgët e
shkumëzuara të detit dhe ajrit" poeti e krahason këtë përqafim me një
fenomen natyror, me qasje te dallgët që mbulojnë shkëmbinjtë e bregut me ujin dhe
stërkalat. Këtu “Dallgët e shkumëzuara të
detit” simbolizojnë emocionin, pasionin e dashurisë, vrullin e tyre. ”Ajri” simbolizon një ndjesi lirie, duke
i dhënë përqafimit një dimension të lehtë. Kjo figurë forcon idenë që dashuria
e përfshin tërësisht poetin, ashtu si deti dhe ajri e mbulojnë dhe e rrethojnë
një qenie të zhytur në to.Në aspektin e interpretimit emocional poeti shpreh
një kujtim dhe mall për të dashurën. Flokët krela që dikur e mbulonin, tani
janë bërë pjesë e natyrës, duke nënkuptuar se kujtimi i saj është gjithmonë i
pranishëm, si dallgët që kurrë nuk ndalen dhe ajri që gjithmonë lëviz me erën që
fryn. Kjo metaforë tregon se dashuria nuk është diçka e kufizuar në kohë, por
diçka e pafundme dhe e kudogjendur, ashtu si deti dhe ajri që vazhdojnë të
ekzistojnë pavarësisht largësisë fizike.
Interesant
është fakti se dualiteti vazhdon dhe në imazhin e shpendëve, që refuzojnë të besojnë në pamjet e natës, duke
reflektuar kështu pasigurinë e ndjenjave te vargjet :"Krahët e shpendëve nuk fërfërijnë nëpër natë,
s’i besojnë pamjeve të veshura
nga heshtja dhe terri."
Së
pari te këto vargje duhet të flasim për metaforat dhe simbolet me të cilat është
ndërtuar ku: te metafora"Pamjet e
veshura nga heshtja dhe terri", “heshtja
dhe terri” nuk janë veshje në kuptimin e fizik, por përfaqësojnë realitetin
e fshehur, të pasigurt ose të frikshëm. "Pamjet e veshura" është metaforë për një botë që nuk e tregon
të vërtetën hapur, gjithashtu dhe vargu "Krahët e shpendëve nuk fërfërijnë nëpër natë" është metaforë,
sepse shpendët që nuk fluturojnë natën përfaqësojnë mungesën e guximit ose të
lirisë. Në leximin poetiko-ekzistencial ky varg është një metaforë e fuqishme
dhe simbolike që shpreh frikën, mosbesim ndaj errësirës dhe heshtjes, ku: "Krahët e shpendëve nuk fërfërijnë
nëpër natë" na rikujtojnë se shpendët,
lidhen me lirinë, lëvizjen dhe hapësirën. Fakti që ata nuk fluturojnë natën,
sugjeron frikën dhe pasigurinë. “Nata”
në poezi dhe mite simbolizon misterin, rrezikun, vetminë apo mosorientimi, duke
nënkuptuar situatën ku shpendi nuk ka guxim të fluturojë, sepse nata është një
pengesë për lëvizjen e lirë.
Vargu:
"S’i besojnë pamjeve të veshura nga
heshtja dhe terri" shfaq pikërisht këtë mosbesim. Pjesa vargore: "Pamjet e veshura nga heshtja dhe terri"
simbolizojnë një botë ku e vërteta është e fshehur në heshtje dhe terr, ose është e frikshme për t'u përballuar. Ndërkohë
kujtojmë se heshtja dhe terri përdoren si metafora për fshehjen e së vërtetës, apo
mungesën e zërit dhe komunikimit. Në leximin poetiko-ekzistencial këto vargje
krijojnë një ndjesi frike dhe pasigurie në një botë ku e vërteta nuk është e
dukshme. Ashtu si shpendët që nuk guxojnë të fluturojnë në errësirë, edhe
njeriu mund të ndiejë hezitimin për të ecur nëpër natën e errët. Sigurisht që në
aspektin e shumëkuptimshmërisë, poeti me termin “terr”mund të aludojë një situatë shoqërore, politike apo
ekzistenciale, ku frika nga e panjohura ose nga një realitet i deformuar ndalon
lëvizjen dhe guximin për të vepruar, por unë rikujtoj lexuesin se jemi në një poezi
dashurie dhe në këtë kontekt duhet zbërthyer vargu.
3. Në një nga momentet
kulmore të poezisë, subjekti lirik heziton apo refuzon të identifikohet me
kohën ose ndonjë gjendje të ekzistencës. Ai e sheh veten të përfshirë në një
vorbull dëshirash dhe ndjesish të kundërta, larg konceptimit fizik:
"Po unë nuk jam
dita, e dashura ime, as nata.
Ashtu siç nuk jam
mëngjesi, mesdita dhe mbrëmja,
Unë jam një shtjellë e
beftë dëshirash, midis klithmë
dhe mekjes, midis
zgjimit të beftë dhe gjumit,
Midis lëndës së gjallë
dhe gjendjes, midis epshit të ndezur
dhe stepjes, si midis
jetës dhe vdekjes,
Diçka midis zjarrit dhe
brumit."
a.Kjo
strofë e poezisë është ndërtuar mbi kontraste të forta që theksojnë një gjendje
ekzistenciale, madje të lëkundur mes dy poleve të kundërta. Disa nga antitezat
kryeso-re janë: Vargu:"Nuk jam
dita... as nata" shfaq kundërshtimin mes dritës dhe errësirës (simbol
i qartësisë dhe misterit).Te vargu:"Midis
klithmë dhe mekjes" shfaqet kontrasti midis një shpërthimi emocional
dhe një dobësimi të heshtur. Vargu:"Midis
zgjimit të beftë dhe gjumit" është ndërtuar me dy gjendje të
vetëdijes,madje gjëndje ekstreme që simbolizojnë ndërgjegjësimin dhe pavetëdijen.
Antiteza:"Midis epshit të ndezur dhe
stepjes" shfaq kundërvënien mes dëshirës dhe hezitimit. Dhe vargu:"Midis jetës dhe vdekjes" është
simbol i gjendjes tranzitore, ku individi ndodhet mes jetës e vdekjes.
b.Poeti e paraqet veten përmes imazhesh të figurshme
artistikisht, duke e paraqitur si një forcë dinamike, të pasigurt dhe të
lëkundshme, psh: Te vargu:"Unë jam
një shtjellë e beftë dëshirash" metafora e paraqet poetin si një vorbull të fortë
pasionesh dhe emocionesh, ndërsa vargu:"Diçka midis zjarrit dhe brumit" është një metaforë që krijon
imazhin e një qenieje që ndodhet midis dy elementeve të ndryshëm: zjarri, që
simbolizon energjinë, pasionin dhe shpërthimin, ndërsa brumi simbolizon
butësinë, apo aftësinë për tju përshtatur formave të ndryshme.
c.Përsëritja
e strukturës vargore "midis..."
krijon një ritëm dhe thekson dyzimin e poetit. Ky paralelizëm përforcon idenë
se subjekti nuk mund të përcaktohet qartë, por mbetet në një gjendje
ndërmjetëse.
ç.Ajo
që vlen të theksohet është fakti se këto figura së bashku ndërtojnë një alegori
mbi natyrën e njeriut si qenie që ekziston mes ekstremeve, pa mundur të
përcaktohet plotësisht. Kjo mund të interpretohet si një reflektim mbi qenien
njerëzore, pasiguritë e saj dhe kontradiktat që e përbëjnë.
d.Imazhi
në këtë strofë të poezisë së Zhupës është një element kryesor dhe krijohet si
ndërlidhje e ndërveprim i një vargu figurash artistike që ndërtojnë tablo
vizuale, auditive dhe shqisore. Disa imazhe kyçe janë:
Imazhi:"Një shtjellë e beftë dëshirash"
shfaq imazhin e një vorbulle të
papritur, duke e lidhur natyrën e ndjenjave me një forcë të fuqishme. Te vargu:
"Midis klithmë dhe mekjes"
kemi një imazh akustik që përcjell tensionin midis një britme, klithme dhe një
heshtjeje që shuhet ngadalë, gjer në mekje të zërit. Imazhi "Midis epshit të ndezur dhe
stepjes" është një imazh shqisor që përcjell kontrastin mes pasionit
dhe hezitimit. Vargu: "Midis jetës
dhe vdekjes" krijon një imazh ekzistencial,
ku subjekti gjendet në një hapësirë të ndërmjetme, as i gjallë, as i vdekur, ndërsa
vargu "Diçka midis zjarrit dhe
brumit" shfaq një imazh me kontraste të forta simbolike, zjarri dhe brumi, me karakteristikat e tyre.
e.
Personifikimi si figurë i jep cilësi njerëzore objekteve apo dukurive
abstrakte. Në këtë strofë, personifikimi nuk është dominues, por mund të shihet
në disa pasazhe: Te vargu:"Një
shtjellë e beftë dëshirash"dëshirat vlerësohen si një forcë e gjallë,
që vjen papritur si një vorbull e fuqishme. Te vargu :"Epshi i ndezur dhe stepja", epshi
dhe stepja trajtohen si qenie të gjalla, që 'ndizen'
apo 'stepehen', duke krijuar një
ndjesi dinamike në poezinë e autorit., ndërsa te vargu:"Midis klithmë dhe mekjes", klithma
dhe mekja, dy gjendje të zëshme dhe të heshtura, vlerësohen si forca të gjalla
që kundërshtojnë njëra-tjetrën.
ë.
I shfaqëm të zbërthyera këto figura artistike të strofës për të parë konkretisht ndërthuren në një mënyrë që
pasqyron qasjen poetike dhe moderniste të autorit. Poezia në vetvete është një
pasqyrim i përplasjes së ekstremeve, e shprehur përmes metaforave, antitezave,
simbolikës dhe imazheve poetike, duke krijuar një rrjet të ndërlikuar figurash
që e përforcojnë tematikën e poezisë. Më konkretisht:
Në
poezinë "Fjalët e mia për ty" të Ilirian Zhupës, figurat artistike ndërthuren
dhe ndërveprojnë për të krijuar një botë poetike plot me tensione ekzistenciale
dhe ndjesi të larmishme. Metaforat, simbolet, personifikimet dhe antitezat nuk
qëndrojnë të vetmuara, por bashkëveprojnë për të ndërtuar një rrjet imazhesh të
fuqishme që përçojnë një ndjenjë pezullie, pasigurie dhe përplasjeje mes
ekstreve.
-Metaforat
në poezinë e Zhupës nuk janë vetëm zbukuruese, por funksionojnë si shtylla
kryesore të përvojës poetike. Në vargun:"Unë
jam një shtjellë e beftë dëshirash, midis klithmë dhe mekjes", poeti
nuk e shfaq subjektin lirik si një individ konkret, por e shfaq si një shtjellë
(ere), një rrymë e fuqishme ndjenjash dhe pasionesh që vërtiten fuqishëm. Kështu
metafora e transformon personazhin poetik në qenie të lëvizshme, të paqëndrueshme
dhe të ndryshueshme, duke e vendosur atë në një pozicion fluid. Metaforat e tjera si "Diçka midis zjarrit dhe brumit"
krijojnë një kontrast mes dy elementeve të kundërta: zjarri dhe brumi, (thamë
më sipër se çfarë përfaqsojnë).Pra metaforat nuk janë thjesht krahasime
poetike, por mekanizma për ndërtimin e një imazhi dinamik të njeriut si qenie e
evolueshme, gjithmonë në mes të dy ekstremeve.
-Simbolet
janë ndërthurur me metaforat për të krijuar një dimension poetik. Psh: "Midis jetës dhe vdekjes" simbolizon
pasigurinë ekzistenciale të njeriut, duke e vendosur subjektin lirik në një
hapësirë të ndërmjetme ku jeta dhe vdekja nuk janë dy realitete të ndara, por
dy skaje të së njëjtës përvojë, ( të të njejtit litar që e tërheqim nga të dy
anët). "Midis epshit të ndezur dhe
stepjes" nuk është thjesht
kundërvënie, por është simbol i përvojës të individit që përjeton dëshirën dhe
frikën në të njëjtën kohë, përjetim tipik i botës moderniste. Kjo pse simbolika
nuk kufizohet vetëm në elementët konkretë, por ajo përfshin dhe gjendje
shpirtërore e emocionale, duke krijuar një botë poetike modern, ku kuptimet nuk
janë të drejtpërdrejta, por shumë-kuptimëshe dhe me shumicë interpretimesh.
-Antitezat
krijojnë dhe shfaqin përplasje të
imazheve, pse një element kryesor i poezi-së është ndërtimi i tensionit përmes
antitezave. Poezia është ndërtuar mbi një sërë antitezash si: "Midis klithmë dhe mekjes" që
përfaqëson përplasjen mes forcës dhe dobësisë, mes të fiolurit të fuqishme dhe
shuarjes, mekjes së zërit. Antiteza:"Midis
zgjimit të beftë dhe gjumit" krijon kontrast mes vetëdijes dhe
pavetëdijes, mes dritës dhe errësirës mendore,"Midis jetës dhe vdekjes"
sugjeron një ekzistencë të mbetur pezull, as e gjallë dhe as e vdekur. Duhet
të kuptojmë se antitezat bashkëveprojnë me metaforat dhe simbolet për të
krijuar një ndjesi të pezullt, ku çdo koncept është i lidhur me të kundërtën e
tij. Kështu, poeti nuk ofron përgjigje të drejtpërdrejta, por e lë lexuesin të “lundrojë”
mes kontrasteve, ku ndjen të njëjtin tension ekzistencial që përjeton edhe
subjekti lirik.
-Personifikimi
në këtë poezi, ndonëse është më pak i pranishëm në formën klasike të tij, por
ai gjendet në mënyrën se si konceptet abstrakte trajtohen si qenie të gjalla.
Për shembull:"Shtjella e beftë e
dëshirave" do të thotë se dëshirat nuk janë thjesht ndjenja , por janë
entitete (ide, ndjenja apo forca që trajtohen si qenie me vullnet) të forta që
e përfshijnë subjektin lirik. "Epshi
i ndezur dhe stepja" janë dy gjendje që vlerësohen si forca me vullnet
të vetin, që tërheqin dhe frenojnë njëkohësisht. Këto forma të personifikimit e
bëjnë përvojën e subjektit më konkrete dhe më të ndjeshme, duke transformuar
ndjenjat dhe idetë në forca që veprojnë mbi individin.
Ajo
që ka rëndësi të kuptojmë është fakti se, metaforat, simbolet, personifikimet
dhe antitezat nuk ekzistojnë të ndara, por bashkëveprojnë për të krijuar një
univers poetik kompleks. Ato formojnë një rrjet imazhesh që nuk e shfaqin
realitetin në mënyrë të drejtpërdrejtë, por e pasqyrojnë përmes tensioneve,
kontrasteve e ndjesive të fragmentuara. Pikërisht ndërthurja e figurave është tipike për
poezinë moderniste, ku realiteti nuk është i qartë dhe i prerë, por gjithmonë
në ndryshim, në përplasje dhe në kërkim të një kuptimi që nuk është kurrë përfundimtar,
gjë që e shohim qartë te kjo poezi e Zhupës.
4.
Si shpesh në poezinë e Zhupës, edhe këtu poeti e sheh fjalën poetike si mjet
për të kapërcyer distancën dhe mungesën. Fjalët e tij janë si mesazhe të future
në shishe, të hedhura në det (sa e
njohur dhe e përjetuar është kjo metaforë për ne bregdetasi), në shpresën se do
të gjejnë një destinacion:
"Kështu janë dhe
fjalët e mia që t’i nis përditë, si mesazhe
që hidhen në det,
mbyllur mirë në shishet e vargjeve,
Në mos mbërritshin tek
ti, me siguri do të mbërrijnë
në rrjetat e
peshkatarëve."
Kjo
strofë përbën një imazh poetik përmes ndërthurjes së metaforës, simbolit dhe
personifikimit, duke ndërtuar një ndjenjë pritjeje, shprese dhe komunikimi të
pasigurt. Kështu te vargu: “Fjalët e mia
që t’i nis përditë, si mesazhe që hidhen në det” fjalët e poetit krahasohen
me mesazhe të mbyllura në shishe dhe të hedhura në det. Kjo është një metaforë
për përpjekjen e tij për të përcjellur ndjenjat tek e dashura, ndonëse pa
sigurinë që ato do të mbërrijnë në destinacionin e tyre. Te vargu: “Mbyllur mirë në shishet e vargjeve”, shishet
simbolizojnë mbrojtjen e mesazhit, ndërsa vargjet janë mjeti poetik që përçon
ndjenjat dhe mendimet. Kjo metaforë tregon se poeti i beson poezisë për të
ruajtur dhe përçuar mesazhet e tij. Realisht shprehja "shishet e vargjeve" është një
metaforë, pse në këtë rast, shishet nuk janë objekte reale, por simbolizojnë
një mjet që ruan dhe mbart mesazhe. Vargjet e poezisë krahasohen me shishe,
duke treguar se ato janë mbartëse të mendimeve dhe ndjenjave të poetit, të
cilat ai i "dërgon" në një udhëtim të panjohur.Kjo metaforë është
shumë e bukur sepse përfton një imazh poetik ku poezia shndërrohet në një formë
komunikimi të mbrojtur dhe të përjetshme, ashtu si një mesazh i ruajtur në një
shishe që lundron në det, në kërkim të një lexuesi.
-Imazhet
e ndërtuara nga personifikimi në këtë poezi të Zhupës janë të shndritëshme në
trishtimin e tyre lotues. Te vargu “Në
mos mbërritshin tek ti, me siguri do të mbërrijnë në rrjetat e peshkatarëve” fjalia
nënkupton se edhe nëse mesazhet nuk mbërrijnë te e dashura, ato do të gjenden nga
të tjerë, duke personifikuar fjalët si diçka që udhëton vetë dhe ka fatin e saj.
Imazhi:“Rrjetat e peshkatarëve”
krijon një kontrast midis qëllimit të poetit dhe realitetit të “fatit” fjalëve.
Peshkatarët simbolizojnë njerëzit që kapin (si peshq) mesazhet në shishe, duke
krijuar një imazh të botës si një hapësirë ku fjalët mund të gjejnë lexues të
papritur.
Në
kontekstin e ndërthurjes dhe efektit poetiko-modernist te kjo strofë ndërthuren
figura të ndryshme në një mënyrë tipike moderniste dhe konkretisht: Metaforat
dhe simbolet krijojnë ndjesi abstrakte, duke shprehur fatin e panjohur të fjalëve.
Personifi-kimi i fjalëve si mesazhe që “hidhen”
dhe mund të “mbërrijnë” te e dashura
shton dinamizëm dhe jep ndjesinë e një udhëtimi poetik. Imazhi detar (shishet, rrjetat, peshkatarët) lidhet me
motivet tradicionale të pritjes (në breg të detit) dhe lundrimit, duke e bërë
poezinë të pasur me kuptime të shumëfishta. Pra në këtë mënyrë, figura të
ndryshme ndërthuren për të ndërtuar një imazh komunikimi poetik si akt i
shpresës dhe fatit të panjohur, duke pasqyruar tipare të poezisë moderniste si
përdorimi i simbolikës së hapur dhe imazheve të shumëfishta.
II-Poezi
ka prirje të qartë ekzistenciale, ndonëse përmban dhe elemente të poezisë
filozofike dhe poetikës së dashurisë. Më konkretisht shohim se:.
1.Poezia
trajton tensionin midis jetës dhe vdekjes, dritës dhe errësirës, epshit dhe
stepjes, duke reflektuar mbi identitetin dhe vendin e subjektit lirik në botë.
Kjo është tipike për një qasje ekzistenciale, ku njeriu ndihet i bllokuar midis
forcave të kundërta dhe kërkon një kuptim për ekzistencën e tij.
2.Poeti
e paraqet fjalën e tij si një mesazh të future në shishe e të hedhur në det që
mund të mos mbërrijë te e dashura. Kjo pasiguri mbi komunikimin dhe
marrëdhëniet njerëzore është një temë më vete filozofike.
3.Në
fakt poezia është një përkushtim ndaj një vajze të dashur, por nuk është thjesht
një poezi lirike a romantike. Dashuria këtu shfaqet si një fuqi misterioze, e
fshehur, që nuk shfaqet drejtpërdrejt, por ekziston pashmangshmërsiht, si një
pjesë e qenies së poetit.
Pra,
poezia nuk është thjesht një poezi filozofike apo ekzistenciale në kuptimin
klasik, por është kombinim i të dyjave, me ndjeshmëri të thellë poetike dhe një
reflektim mbi qenien, ndjenjat dhe komunikimin. Është një poezi që lexohet me
kënaqsi, por ndjehet në një meditim.
III-Ilirian
Zhupa dhe te kjo poezi sjell disa risi në poezinë shqipe, si në formën
strukturore dhe artistike, ashtu edhe në këndvështrimin dhe ndërtimin e
figurave. Ai nuk ndjek një model tradicional, romantik apo klasik të poezisë së
dashurisë, por e rikoncepton atë përmes një qasjeje filozofike dhe
ekzistenciale, duke krijuar një ndjesi unike, të veçantë, si poezi e shkruar për herë të pare dhe e pa
imituar dot nga askush.
Duke
kërkuar risitë në formën strukturore dhe artistike shohim se:
1.Kjo
poezi nuk ka strukturë metrike apo rimë të dukshme, ajo rrjedh lirshëm si një përrua malor, duke krijuar një muzikalitet
të brendshëm, të veçantë, që lidhet me ndërrimin e gjendjeve të subjektit
lirik. Zhupa nuk ka vargje të ngurta, ai
i lë vargjet të rrjedhin natyrshëm, duke u afruar me poezinë moderne.
2.
Te poezia nuk e lexon menjëherë kuptimin e plotë, pse ai fton lexuesin në
proces interpretimi. Fjalët janë të zgjedhura me kujdes për të krijuar një
ndërthurje mes konkretes dhe abstraktes, mes imazhit të drejtpërdrejtë dhe
simboli-kës së thellë.
3.Poezia
e Zhupës mund të quhet poezia e antitezave pse ajo ndërtohet mbi kontraste si
drita dhe errësira, jeta dhe vdekja, dëshira dhe stepja, dhe krijon lëvizje të
vazhdue-shme brenda tekstit. Kjo i jep asaj një dimension dramatik dhe
filozofik, duke e larguar nga sentimentalizmi tradicional, romantic, klasik i
poezisë së dashurisë.
Duke
kërkuar risitë në këndvështrim dhe figuracion shohim se:
1.Në
poezi shohim se Zhupa nuk e shfaq dashurinë si marrëdhënie mes dy personave,
por si një hapësirë ku subjekti lirik ndodhet midis qenies dhe mungesës.
Dashuria shfaqet si një gjendje ekzistenciale dhe jo thjesht një ndjenjë.
2.
Duhet të pranojmë se Zhupa është mjeshëtr i metaforave të fuqishme dhe të
papritura. Dhe te kjo poezi shohim se në vend të imazheve klasike të dashurisë,
poeti përdor metafora që e bëjnë ndjenjën sa të prekshme aq dhe të pakapshme.
Psh: “Siç fshihet uji në mugullimën e
barit” është një imazh delikat për diçka që ekziston, por nuk duket
drejtpërdrejt. Më konkretsiht: imazhi është përfytyrimi i ujit të fshehur në
mugullimën e barit, i cili krijon një skemë vizuale delikate dhe natyrore dhe
sjell ndjesin e freskisë dhe fshehtësisë. Ndërkohë metafora është uji që
fshihet në mugullimën e barit, dhe mund të kuptohet si një simbol i ndjenjës së
dashurisë së fshehtë e cila egziston në mënyrë të pa shfaqëshme por e
pranishme, njësojë si uji në bar. Pra: imazhi poetik është skena konkrete ndërsa
metafora është kuptimi i fshehur i saj.
Po ashtu vargu “Flokët e tu me
krela që më mbulonin fytyrën, kanë qenë dallgët e shkumëzuara të detit dhe
ajrit” është një përzierje shqisore dhe abstrakte, ku dashuria shndrohet në
element natyror që mbërthen gjithë qenien nëpërmjet ndërthurjes së imazhit
poetik (flokët e të dashurës që mbulojnë fytyrën) dhe krijojnë përfytyrimin e
lëvizjes së dritë hijes dhe metafora ku flokët krahasohen me dallgët e
shkumbëzuara të detit dhe ajrit duke u dhënë atyre një dinamikë dhe fuqi të
natyrës.. Po ashtu mund të lexohen edhe vargjet “Fjalët e mia që t’i nis përditë, si mesazhe që hidhen në det, mbyllur
mirë në shishet e vargjeve” si një
metaforë, ku fjalët e poetit që udhëtojnë nëpër det shprehin nëpërmjet poezisë
idenë e pasigurisë së komunikimit dhe përjetësinë e ndjenjës, që ndikon në
krijimin e një imazhi poetik, pamja e një mesazhi të shkruar, future në një
shishe dhe hedhur në det.
3.Përmes
figurave dhe imazheve, poezia krijon ndjesi që nuk është thjesht romantike, por
edhe meditative e ekzistenciale, pse ndërton atmosferë mistike dhe filozofike. Heroi
lirik nuk është vetëm një i dashuruar, por është një qenie që përballet me
kufijtë e ekzistencës, me raportin mes dëshirës dhe pafuqisë për ta shprehur
plotësisht atë.
IV-Kjo
poezi moderne e Zhupës, megjithëse ndërtohet mbi parimet e lirisë strukturore
dhe figuracionit të pasur simbolik, përmban elemente tradicionalë që i japin një bazë të njohur lexuesit. Këto
elemente nuk janë të vendosura thjesht si reminishenca të poezisë klasike, por
shërbejnë si sfond poetik dhe truall poetik, mbi të cilin ndërtohet thellësia e
ndjenjës dhe filozofisë së poezisë. Le ta zbërthejmë konkretisht këtë dukuri:
1.Në
poezinë tradicionale, romantike e klasike, natyra ka qenë gjithmonë një pasqyrë
e ndjenjave njerëzore. Në këtë poezi, elementet natyrore nuk shërbejnë vetëm si
dekor poetik, por ndërthuren me ndjesitë
shpirtërore të poetit. Psh vargu: “Krahët e shpendëve nuk fërfërijnë nëpër natë”
shfaq një motiv klasik ku shpendët dhe nata krijojnë një atmosferë ngurimi dhe
pasigurie. Te vargu: “Flokët e tu… kanë
qenë dallgët e shkumëzuara të detit” , deti dhe valët janë elemente të
përdorura gjerësisht në letërsinë tradicionale si simbole të pasionit dhe
lëvizjes së brendshme shpirtërore. Mjafton të kujtojmë se gati të gjitha këngët
e dashurisë të bregut të detit përmbajnë detin, dallgët dhe valët.
2.Figurat
e kësaj poezie të Zhupës janë të
thjeshta, por të ngarkuara me ndjenjë, ai nuk kërkon që të krijojë një poezi
hermetike apo të vështirë për t'u deshifruar. Poeti përdor një gjuhë të
thjeshtë dhe figuracion të pastër, ashtu si në poezinë tradicionale shqiptare,
por e ngre atë në një nivel modernist përmes ndërthurjes së imazheve. Shih si e
realizon këtë Zhupa: “Shishet e vargjeve”
krijon ai një figurë të thjeshtë që i referohet mesazheve të poetit si mesazhe
në shishe, një imazh klasik që haset edhe në poezinë tradicionale, por që këtu
fiton një dimension filozofik dhe ekzistencial qysh te fakti se shishet janë
vargjet, jo shishe fizike prej qelqi.
3.Kontrasti
mes dritës dhe errësirës është temë universale në letërsinë tradicionale dhe
moderne, që simbolizon njohjen dhe misterin, dashurinë dhe mungesën e saj. Te
vargu “Gjersa të çmpikset agu”
shfaqet ideja e një transformimi të fshehtë që ndodh në natyrë, dhe ky është
element që haset shpesh në poezinë klasike dhe popullore.
4.Realisht
poezia e Zhupës nuk ndjek skema tradicionale metrike,por ajo ka një ritëm të
brendshëm të qetë e melodik, një karakteristikë që e lidh me poezinë
tradicionale. Për ata që e njohin këngën iso-polifonike bregase, struktura e
vargjeve dhe përsëritjet e ca imazheve krijojnë një efekt që mund të shihet si jehonë
e këngës lirike himariote, madje mund të nisin dhe këngëzimin e vargjeve, psh
me motivin e këngës së Neço Mukos, “E pabesa”.
Këto
elemente tradicionale në këtë poezi kanë një
shërbim të dyfishtë:
Së
pari shërbejnë si sfond poetik, ku elementet tradicionale ndihmojnë në krijimin
e një ambienti poetik të njohur për lexuesin, duke e lejuar të ndiejë poezinë
përmes imazheve dhe ndjesive të zakonshme në letërsinë lirike.
Dhe
së dyti shërbejnë si truall poetik, pse veprojnë si bazë mbi të cilën ndërtohet
filozofia e poezisë. Poeti nis nga një truall i njohur, por e çon ndjesinë dhe
reflektimin në një hapësirë të thellë e të largët, duke e shndruar poezinë në
përvojë ekzistenciale.
V-
Sigurisht që lexuesi do jetë i interesuar të shohë konkretisht këtë trasformim
të elementeve tradicionalë në reflektim të hapur, meditativ dhe filozofik mbi
dashurinë dhe ekzistencën. Poeti i merr figurat dhe motivet klasike dhe mjeshtërisht
i ndërthur me një stil modern, duke krijuar një poezi që është njëkohësisht e
njohur në ndjesi, por e re në përpunimin artistik. Le ta shohim këtë trasformim
:
1.Në
letërsinë tradicionale, natyra shpesh paraqitet si sfond tipik dhe ideal i
ndjenjave të dashurisë, por tek Zhupa ajo, natyra bëhet shprehje e përvojës së
brendshme ekzistenciale të subjektit lirik: “Siç fshihet uji në mugullimën e barit, / Siç fshihet gjethi dhe lulja
nën lëvoren e rreshkur të pemës” ku shihet se marrëdhënia mes natyrës dhe
ndjenjës është e ndërlikuar: e dashura nuk është figurë e qartë apo e drejtpërdrejtë,
por një prani e fshehtë, një mundësi ekzistence brenda botës dhe brenda vetë
fjalëve të poetit. Ky është një transformim modernist i përdorimit të natyrës
në poezi.
2.
Në poezinë tradicionale, kontrasti mes dritës dhe errësirës shërben për të
dalluar të mirën nga e keqja, të njohurën nga e panjohura. Zhupa e përdor këtë
kontrast në një mënyrë më komplekse dhe filozofike, sit e vargjet:“Flokët e tu… kanë qenë dallgët e shkumëzuara
të detit dhe ajrit, / Drita dhe errësira.” Ku drita dhe errësira nuk janë
kundërvënie klasike, por shfaqen si dy dimensione që ndërthuren brenda të
njëjtës ndjenjë. Dashuria nuk është as vetëm dritë dhe as vetëm errësirë, por
një ekuilibër i vazhdueshëm mes dy poleve ekzistenciale.
3.Në
poezinë tradicionale, fjala poetike është e sigurt dhe përcjellësia e e
garantuesja e ndjenjës. Në poezinë e Zhupës, fjala, si mjeti i komunikimit
bëhet i pasigurt, duke reflektuar dyshimet dhe pengesat e ekzistencës modern.
Lexo te vargjet:“Kështu janë dhe fjalët e
mia që t’i nis përditë, si mesazhe / që hidhen në det, mbyllur mirë në shishet
e vargjeve” dhe kupto se metafora e mesazhit në shishe nuk është një figurë
romantike, por një simbol modernist i vështirësisë së komunikimit në
ekzistencën njerëzore. Poeti e dërgon mesazhin e tij nëpër det, që të udhëtojë
me rrymat detare, por ai nuk e di nëse ajo (fjala) do të mbërrijë tek e dashura
apo jo. Kjo pasiguri është thelbësore për filozofinë e poezisë moderniste, ku
gjuha shpesh vihet në dyshim si mjet komunikimi i ndjenjës autentike.
4.
Në poezinë klasike të dashurisë, subjekti lirik është i vendosur në një rol të
qartë: ai është ose i dashuruar ose i lënduar nga dashuria, por gjithsesi i
sigurt në përkufizimin e vetes së tij. Tek Zhupa, subjekti lirik nuk ka një
identitet të qëndrueshëm, ai është midis gjendjeve, në një ekzistencë fluide,
si psh:“Po unë nuk jam dita, e dashura
ime, as nata. / Ashtu siç nuk jam mëngjesi, mesdita dhe mbrëmja”. Më mirë
se këtu nuk mund ta shohim një krizë identiteti, tipike për modernizmin. Poeti
nuk e përkufizon veten përmes kohës apo përmes ndarjeve klasike të ditës, ai
ekziston në “ajër” midis jetës dhe vdekjes, midis epshit dhe stepjes. Ai është “Diçka midis zjarrit dhe brumit” Në këtë
mënyrë, subjekti lirik nuk është qenie e plotë, por një proces, lëvizje e
vazhdueshme midis formës dhe transformimit.
Në
rraport me poezinë europiane, te poezia “Fjalët e mia për ty” e Zhupës shohim qasshmëri me poetë modernistë dhe
ekzistencialistë si Paul Éluard, ku dashuria ndërthuret me një mister të
pashpjegueshëm dhe një lloj mistike të “pranisë së munguar”. Federico García
Lorca me simbolikën e natyrës dhe të fshehtësisë është në të njëjtën linjë me
Zhupën, ku dashuria nuk është vetëm përjetim ndijor, por një proces shpirtëror.
Të njejtën gjë shohim dhe te, Rainer Maria Rilke, me raportin mes fjalës dhe të
pashprehmes: lidhet me mënyrën se si Zhupa e sheh komunikimin poetik si
përpjekje të vazhdueshme për të arritur tek tjetri, duke mbetur gjithnjë mes
njohjes dhe misterit.
Megjithatë,
ndryshe nga shumë poetë modernistë evropianë, poezia e Zhupës është e qartë dhe
lehtësisht e kuptueshme për një masë të gjerë lexuesish.
Kjo
thjeshtësi dhe qartësi në opoezinë e tij buron nga ndërthurja e elementeve
moderniste me një sfond tradicional, i cili i jep poezisë një bazë të njohur
për lexuesin, duke ruajtur një lidhje të fortë me ndjeshmërinë dhe kulturën
poetike shqipe. Gjuha e tij, edhe pse e pasur me figura dhe simbole, mbetet e
drejtpërdrejtë, duke shmangur hermetizmin e tepërt dhe duke ruajtur një
komunikim të natyrshëm dhe emocional. Në këtë mënyrë, Zhupa arrin të krijojë
një poezi që është njëkohësisht moderne dhe e prekshme, filozofike dhe e
ndjerë, gjithmon e kërkueshmë dhe e lexueshme, duke e vendosur atë në një
pozitë të veçantë në raport me poezinë evropiane bashkëkohore.