| E shtune, 07.02.2009, 09:00 PM |
MON BALAJ, ARBEN XHELADINI DHE DEPUTETI NAIT HASANI
Nga Adnan Abrashi
Dy përvjetor thuaja më “karizmatik” do ta shënojnë shkurtin e sivjetmë të vitit 2009. Janë dy data kontrasti në mes veti mu ashtu sikurse është edhe realiteti ynë i hidhur politik në Kosovë. Ato si dy ditë përkujtimore kalendarike që do të shënohen në shkurtin e këtij viti, në mes veti i ndan vetëm një javë, ndërsa kronologjikisht si ngjarje, një vit e një javë të ndodhjes para dhe pas njëra tjetrës.
Në gazetën ditor lexoja lajmin për përgatitjet e mëdha zyrtare që po bëhen për shënimin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë, dhe në atë moment, në tavolinën time të një lokali të qytetit ku isha ulë të pija kafen e mëngjesit, mu afrua një i ri, Atë e njihja edhe më parë si aktivist të lëvizjes “VETËVENDOSJE”. Më përshëndeti me respekt, dhe më pas ma la në dorë një zarf. Pasi e falënderova shumë prurësin, nga kureshtja e madhe që kisha të shoh sa më parë se çka ka në të, shpejt e shpejtë e hapa plikon. Ishte Ftesë. Ftesë për pjesëmarrje në përkujtimin e 2 vjetorit të 10 shkurtit të vitit 2007.
Pranoj se me këtë rast u ndjeve krenar por edhe i dëshpëruar. Kujtimet e mija në atë moment, m’i trazoi një tekst në faqosjen e fundit të ftesë-palosjes i cili ishte i shkruar në
Sikur në vargje:
- Më 10 shkurtë të vitit 2007, Mon Balaj, është qëlluar para hotelit “Iliria” në kokë nga prapa;
- Arben Xheladini është qëlluar me plumb në kokë pak metra larg Monit;
- Zenel Zeneli, i plagosur më 10 shkurt, ende e ka plumbin afër zemrës;
- Hysni Hyseni e ka humbur syrin nga plumbat e policisë;
- Mustafë Nerjovaj është qëlluar me plumb në ballë derisa po ndihmonte një të plagosur;
- Gjithsej 81 demonstrues janë plagosur;
- 232 plumba gome janë gjuajtur më 10 shkurt;
- Njësiti i policisë rumune ka ikur nga Kosova më 23 mars 2007’
- Plumbat janë përdorur në kundërshtim me rregullat për përdorimin e tyre;
- Gjithsej 17 aktivistë të lëvizjes “VETËVENDOSJE” ishin të arrestuar për 10 shkurtin;
- Albin Kurti ishte mbajtur në arrest për një vit të tërë. Rasti kundër tij nuk është mbyllur ende.
MON BALAJ (1980-2007) - ARBEN XHELADINI (1972-2007) |
Për deputetin Nait Hasani
Po, deputeti Nait Hasani nga titulli, çfarë ka lidhje ai me këtë ngjarje?!
Asgjë, kuptohet..Përveç se ai ishte ndër deputetët e radhë që pa kurrfarë droje, nënshkroi publikisht peticionin për dënimin e këtij akti vrrasatar dhe për lirimin nga burgu të liderit të lëvizjes “VETËVENDOSJE” Albin Kurti.
NAITI si personazh i këtij artikulli, mu imponua derisa lexoja po të ditë në gazetë iniciativën e tij tejet të qëlluar dhe të vendosur në Parlamentin e Kosovës, për pastrimin e gjyqësorit tonë nga të gjitha figurat të dyshimta edhe më parë në këtë detyra, kanë shërbyer gjatë kohës famëkeqe të sundimit të Milosheviqit në Kosovë.
Dhe... kujtimet në mua rrolbën si filmi në pëlhurën e bardhë të kinemasë...
Me që, veç duhet ta flas për atë kohë, fillimisht dua të pranoj se në krahasim me fatin edhe më drastik të shumë shqiptarëve të tjerët, rasti im që do ta përshkruaj në vazhdim, edhe nuk ishte aq i keq. Ose, krahasuar me tjerët, kjo e imja ka qenë “lule dritë”, sikur thotë populli.
...Në vitin 1989, edhe unë u burgose nga policia serbe dhe u dërgova në Gjykatën për Kundërvajtje në Prizren. Aty, me një procedurë të shpejtuar, mu shqiptua dënimi me 40 ditë burg. Shkaku ishte, siç arsyetohej në aktgjykimin e gjykatës, unë, në ditën kritike, në një lokal të qyteti të Prizrenit, kisha prishur rendin dhe qetësinë publike, duke i ngritur dy gishtërinjtë në shenjë “V” (fitore) dhe disa herë në vendin e njëjtë, kisha brohoritur parullën armiqësore - “Kosova Republikë”
Që sot mos të reflektoj kjo si krekosje dhe lavdërim, nuk kisha dashur më tej të vazhdoj detalet e kësaj historie personale. Por, mbi të gjitha, si më rrënd për mua atëbotë nuk ishte burgu dhe vuajtja e dënimit, por ajo periodë kur dola në liri. Jashtë u ballafaqova me një dëshpërim dhe zhgënjim të madh të cilin as sot nuk mundem ta harroj dot. Nga frika, nëse takohen dhe rinë me mua, të gjithë miqtë dhe shokët e mi të vjetër (përveç disave), më injoruar haptas. Thjesht ikshin prej meje si prej gjarprit, sepse unë tanimë edhe me “tapi” isha shpallur armiku i këtij sistemi. E, sot, sa herë ajo kohë më bie ndërmend, më vjen të plasi nga vetja, kur mjaftë nga ata njerëz i shoh në poste të larta të disa partive dhe të punësuar lumtur mu në këtë Kosovën tonë Republikë, për të cilën, unë dikur i “hangra” 40 ditë burg.
Marrëzia dhe ironia nuk mbaron me kaq. E dija dhe e kuptoj se gjithmonë në këso rrethana të turbullta politike, qytetarët e zakonshëm anojnë “kah frynë era”, por, më thoni, ju lutem, si ta kuptoj atë gjykatës, i cili për parullën “Kosova Republikë”, më dënoj me 40 ditë burg, e ai vetë sot është gjykatës i nderuar i Kosovës Republikë?!
E, unë? Ku jam unë? Askund! Ri në shtëpi pa punë dhe sikur në “pritje të GODOS”; edhe më tej vazhdoj të shpresoj se drejtësia e vërtetë do të vije një ditë?!
Fatkeqësisht, nuk është ky gjykatës i im i vetëm që duhet lustruar. Në gjyqësinë tonë kosovare ka ende dhe shumë të tjerë. Që të jetë ironia më e madhe, edhe vetë isha dëshmitarë se si, po këta të njëjtit, i gjykonin anëtarët e lëvizjes “VETËVENDOSJE”, të cilët, kishin bërë “mëkat të madh” duke shkruar nëpër qytet parullat për Vetëvendosje dhe kundër negociatave me Serbinë Ngjashëm si dikur që vepronin me NE, edhe këta djelmosha sot, silleshin nga policia të lidhur (besa edhe të rrahur) mu para këtyre gjykatësve, apo, në raste të veçanta, aktpadia ndaj tyre ngrihej, mu nga ata prokuror të njëjtë.
Paramendojeni atë moment psikologjik, kur në hollin e gjykatores vërejta se, njëri prej atyre djelmoshave ishte djali im. Edhe ai në po atë korridor dhe ndërtesë të njëjtë, ngjashëm sikur unë dikur, sillej zvarrë dhe i lidhur nga policët!??
Medet he medet! Çfarë koincidence e rastit ?! Unë para 17 viteve kisha brohoritur parullën “Kosova Republikë” dhe isha dënuar në po këtë gjykatë, ndërsa, djali im sot, e kishte shkruar parullën “VETËVENDOSJE”, dhe dënohet në ndërtesën e njëjtë...para stemës dhe flamurit të Kosovës Republikë!?
Fatmirësisht, gjykatësi i tij nuk ishte ai i njëjtë si i imi, por dikush tjetër nga kolegët e tij që unë i mihja nga ajo kohë.
Në favor të temës tejet të qëlluar të cilën këto ditë e ka hapur në Parlamentin e Kosovë, deputeti ynë i nderuar Nahit Hasani, le të jetë ky artikull i imi, si një kontribut modest për të....?