Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Na bashkoi Profeti

| E diele, 23.02.2025, 02:49 PM |


Na bashkoi Profeti

Nga Petrit Dibrani

Na çliroi nga vrasjet dhe masakrat e pushtuesit barbar, fashist dhe gjenocidial Osman, Profeti.

Na frymëzoi Profeti.

Na bëri të fortë dhe të guximshëm, me bashkimin e të gjithë princave arbëror, Profeti.

Na e solli ndjenjën pozitive për atdhedashuri dhe bashkim, Profeti.

Na ngriti në piedestalin më të lartë, për t’na njohur e gjithë bota mbarë; si liridashës, patriot e guximtar, të pamposhtur e shembull i civilizimit mijëra vjeçar dhe shëmbëlltyrë e dritë, në çdo cep të Arbërisë, Profeti.

Mësuam nga fëmijëria, u rritëm me frymëzim, punuam e luftuam dhe u sakrifikuam gjatë tërë historisë, nga porosia e Gjergj Kastriotit,

(Profet i Shqiptarisë.)

Natën e mirë, duke iu lutur Krijuesit të Madhërishëm e Fuqiplotë dhe Mëshirëbërës, nëpërmjet të dërguarit të tij për ne shqiptarët, Gjergj Kastrioti, (Profet), për shëndet e bashkim dhe nderë të ndërsjelltë.

Nëse e pranoni, Gjergj Kastriotin (Profet të Shqiptarisë).